Një lule që bie, e njofton kopshtarin se tashmë, ajo ka lidhur frut. - J.W. Gëte
Ah! - Sikur më ka marrë trajtë më të mbushur, më të zbukuruar, gusha, -
më tha një ditë e dashura ime, e befasuar, teksa e putha.
- Vogëlushe, e mira ime! – i thashë duke i kujtuar,
dora e Venusit të ka lulëzuar,
duke të njoftuar,
se ah!
Trupi yt i njomë, i bukur, do të ketë ndryshime,
shpejt figura jote e himtë, gjinjtë delikate, do të mbushen, gjith' trajta e lakime,
dhe, fustani yt i ri që bleve dje,
dhe ai, do të më thuash, - më nuk më nxe. –
Po rri e qetë,
një lule që bie kopshtarin e njofton,
se në vjeshtë,
do të piqet një frut, gjith' tul e lëng që përskuqon.
Shqipëroi: Ilia V. Ballauri
Shënim: Shumë nga shkrimet e Gëtes, si Fausti, Elegjitë Romane dhe Epigramat veneciane, përfishen prej pasionit erotik. Gëtja gjithmonë kish mendimin se, ky pasion, është ndër më të bukurit dhe më të fortët, për tu trajtuar dhe për tu përshkruar prej artistëve. Tek poezia e mësipërme, Gëtja thur vargje, në mënyrën më të përsosur, për atë konstatim të lashtë që sipas të cilit, mbushja dhe zbukurimi i gushës së një vajze, lidhet me humbjen e virgjërisë së saj, gjë që është kënduar edhe prej poetit të madh romak Katulit, dhe që sot, pranohet edhe prej endokrinologjisë. Për Gëten kjo poezi, lidhet me mbetejen me barrë të Kristianas (gruas së vet) dhe me lindjen e të birit Augustit.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» MZ - Koha e Vjeljes së Qershisë - Poezi - Robert Graves
Qershia është një nga mrekullitë e botës së bimëve.Bukuria e kësaj peme qëndron tek të gjitha, tek fruti, tek lëngu, tek lulja, tek aroma, tek shija, tek ngjyra, tek druri i saj i çmuar, tek lëvorja e saj e argjëndtë, madje edhe fjala qershi është një ndër fjalët më të bukura që ka gjuha shqipe (mendoj unë). Për...
» BK/LA - Poezia - Vargje platonike dashurie, të recituara dhe të shoqëruara me muzikë.
Platoni, filozofi і madh, jetoi në kapërxim të dy shekujve, V-të dhe të IV-të para Kr. Lindi dhe vdiq në Athinë (428-347). Që në vogëli ai mori një edukim...
Theognis, konsiderohet si një ndër poetët më të rëndësishëm të poezisë elegjike të Greqisë së lashtë. Ai ish fisnik nga Megara dhe mendohet se ka jetuar në mes të shek. 6-të para Kr. Fridrich Nietzche, punimin e parë shkencor që shkruajti, qysh kur ishte student në Laipsig, ia dedikoi vargjeve të Theognisit, botuar tek revista...
» KE10/13 - Mbi një testament të vitit 1693 të shkruajtur në formë poetiko - filozofike në Voskopojë
Duke lexuar këto rreshta të shkruara mbi 300 vjet më parë, me të cilat hapet një testament i vitit 1693, që gjendet në Kodikun e Shën Prodhromit të Voskopojës, (kopjuar prej I. Martinianit, para vitit 1939), çdokush mud të habitet. Rreshtat e mëposhtme shumë mirë mund të përngjasohen me ato të traktateve të ngritura të asaj...