Ato janë shënja të plagëve, të shigjetave, të goditjeve,
janë frut i pagjumësisë, i ankthit, i kllapitjeve.
Po!
Vërtet që po më varet lëkura po më bie,
rrudhat e qafës po më shtohen pa pikë shije,
por dije!
Sa më tepër,
zjarri që kam në gji, tërbohet dhe të thotë ty :
– Më ndiz! –
Aq më fort më bie trupi,
mplakem dhe freskinë, dhimbja ma rrufis.
Prandaj më mëshiro,
të lutem më gëzo, më lehtëso,
dhe pastaj ke për të parë,
sesi trupi im, do të lulëzojë si më parë,
dhe flokët që s’pushojnë së thinjuri,
do të shkëlqejnë së ndrituri.
Paulus Silentiarius
shek. 6-të pas Kr. Shqipëroi: Ilia V. Ballauri
P. Silentiarius ishte poeti bizantin më i dëgjuar i shek. 6-të, por për fat të keq, rreth tij dihen pak gjëra. Kështu për të dihet vetëm se, në oborrin e perandorit Justinian, ai kish funksionin e lartë të Silentiariusit (ruajtësit të qetësisë), pra funksionin e kryeshambellanit (mes tridhjet të tillëve). Thuhet pastaj, se ai rridhte nga një familje fisnike dhe se kish një erudicion të gjërë. Ai njihet si autori i 79 epigramave lirike dhe erotike, një prej të cilave është edhe e mësipërmja.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» Histori - Të gjitha zhduken... në humnerën e harresës
Marcus Aurelius“ … Dije se edhe një sërë fjalësh që dikur ishin tepër të përdorura, që njerëzit i flisnin përditë, sot shohim që janë vjetëruar dhe përdoren gjithmonë e më pak, madje do të vijë një kohë dhe ato do të zhdukem. E njëjta gjë ndodh edhe me emrat e njërëzve të dëgjuar që ishin dikur, emrat e burrave...
» BK/SHJT - Folklor - Th. Mitko: Djalli dhe i biri
Djalli me të birin ishin duke udhëtuar nëpër botë. Në rrugë e sipër kalojnë pranë një fshati i cili dukej se ndodhej në ditë të gëzuara. Dëgjoheshin nga larg këngë, kërcime, vallëzime e gëzime. Duke parë këtë gjëndje, djalli i tha të birit, - Leri mos i ngacmo, leri të gëzohen-. I biri i djallit u përgjegj, - Dakord,...
» BK/SHJT - Folklor - Mihal Gora (c1700 - 1790): Poema e zisë së bukës në qarkun e Korçës, v. 1740
I (1 - 4)Ati ynë, që në qiell lart qëndron, mos kujto, se goja më gabon,mos kujto se flas pa menduar,mos më paragjyko, pa m’dëgjuar,hidhërim të fortë, të vërtetë vrer,prej shpirtit, i detyruar do nxjerr.E pafuqishme është fjala, e thatë,nuk ka përmasa, ësht’ frymë e ngratë,nuk mund, të shprehë, të rijapë,ato rrethana...
Aleksandër Stavre Drenova, ose i njohur si Asdreni (1872 – 1947) poeti dhe publicisti i madh prej Drenove, shkruesi i një sërë shkrimeve, shkruesi i himnit kombëtar (i cili zyrtarisht njihet me tre strofa por që në origjinal ka patur gjashtë), ka shkruar edhe këto vargje erotike si më poshtë:O moj ti me sy të zinj,Q’i ke flokët...
Për një çast, gjatë luftës së gjatë dhe të lodhshme të Trojës, turma e Akejve e grumbulluar, para mureve të pamposhtur të qytetit, në një gjëndje dëshpërimi dhe të pashpresë, kërkonte të kthehej në atdhe, duke hequr kështu dorë njëherë e mirë, prej qëllimit të dyfishtë, d.m.th. prej rimarrjes së Elenës së bukur...