MZ - Aforizma: Nga filozofia amerikane.




“…Nuk mund t’i jepni forcë të dobtit, duke dobësuar të fortin.

*
Nuk mund të ndihmoni punonjësin, duke shkatërruar punëdhënësin.

*
Nuk mund të përkrahni vëllazërimin mes njerëzve, duke inkurajuar luftën e klasave.

*
Nuk mund të ndihmoni të varfërin, duke shkatërruar të pasurin.

*
Nuk mund të përforconi karakterin dhe kurajon e njeriut duke dekurajuar inisiativën dhe pavarësinë e tij.

*
Nuk mund të ndihmoni dot njerëzit, duke bërë për ta, ato që ata mund dhe duhet, t’i bëjnë vetë…”

Një deklaratë e presidentit amerikan
Abraham Linkoln në
Kongresin Amerikan më 1860


KE8/14 - Rrapet e Shën Mërisë në Korçë.
Nr.8

 

Korça nuk është zonë e pasur me rrape, përkundrazi ka qënë e pasur me plepa. Plepa kish në ish sallahana e dikurshme, plepa kish në kishën e dikurshme “Burimi jetëdhënës" (Mitropolia), para vitit, 1927 -28, d.m.th. përpara se të fillonin ndërtimet për Mitropolinë e re, ku sot është Muzeu i artit mesjetar, plepa kish tek Shën Gjergji dhe ata ishin pastaj rradhë sidomos në truajt, ku janë ndërtuar dy apartamentet e vjetër që vijnë menjëherë pas bibliotekës së qytetit, etj , dhe ndërkaq rrapi në qytetin tonë, ka qënë i rrallë.
Pavarësisht, rrapet më të mëdhenj dhe ndoshta më të vjetër që ndodhen sot në Korçë janë dy rrape që lartësohen dhe bëjnë hije, tek çezma e Shën Mërisë.
Rrapi, Platanus, orientalis është bimë tipike e gadishullit tonë dhe tradita thotë se, zakonisht në qëndër të fshatit apo të qytezës, nëpër Ballkan, gjithandej do të gjesh rrape të mëdhenj të fuqishëm dhe aty, në këmbët e tyre, çezmën a kroin me ujë të ftohtë të bollshëm.
Read more...
 
BK/SHJT - Turizëm - Gida turistike e Korçës.
Gjeografia
Një gidë turistike për Korçën,
botim i viteve të fundit, 122 fq., 500 lek të reja ose, 5 euro. gida

Përmban:
gjeografi, histori,
burimet natyrore,
monumentet natyrore,
popullsia,
ekonomia,
arkitektura,
tradita, arti,
itinerare të sugjeruara,
informacion praktik,
hotele, librari,
monumente kulture, 
tradita e pikturës kishtare,
karnavalet, ballot, 
etj.  
 
KE4/1 - Guri i Cjapit
Nr.4

 

  guri_capi
Është një monument natyror, një masiv shkëmbor, konglomerat rranor i cili mendohet të ketë marrë një trajtë të veçantë shumë interesante, prej veprimit të faktorëve atmosferike. Ai ndodhet në zemër të vargmaleve të Moravës, në lindje të qytetit të Korçës, në pyjet e parkut të Bozdovecit, të komunës së Drenovës, në lartësinë rreth 1550m mbi nivelin e detit. Gjatësia e shkëmbit është rreth 25m, gjërësia rreth 10m, dhe lartësia po ashtu rreth 10m.
 Sipas legjendës, masivi në fjalë, tepër i vështirë për tu ngjitur jo vetëm prej njeriut por edhe prej çfarëdolloj kafshe, e mori këtë emër mbasi në të, mundi të ngjitet vetëm një cjap.
Read more...
 
KE3/3 - Të dhëna numerike për liqenet e Prespës, krahasuar këto me fushën e Korçës.
Nr.3

 

 
prespa2 Prespat përfshihen përbrenda këtyre koordinatave gjeografike, veri 41 gradë dhe 25 minuta, jugë 40 gradë dhe 40 minuta, në lindje  21 gradë dhe 16 minuta dhe në perëndim 20 gradë dhe 50 minuta dhe kanë sipërfaqe, Prespa e madhe 275.2 km2, ndërsa Prespa e vogël 50.7km2.
Liqenet kanë konfiguracion të çrregullt. Gjatësi maksimale vijëdrejtë, nga pjesa më veriore e Prespës së madhe, në atë më jugore të Prespës së vogël, është rreth është 35km. Ndërsa, gjërësia maksimale vijëdrejtë, nga pjesa më lindore e Prespës së madhe, në atë më perëndimore të saj, është rreth 20km.
Krahasuar me fushën e Korçës këto distanca përputhen në gjatësi ndërsa në gjërësi Prespat janë më të gjëra sesa fusha tonë. Gjërësia e tyre maksimale është thuajse e barabartë me dyfishin e gjërësisë së fushës së Korçës
Read more...
 
KE2/4 - Plepi i Shën Gjergjit dhe galat.
Nr.2

plepi

Dikur në mes të Korçës, pikërisht përballë, aty ku është sot porta e bibliotekës së qytetit, në trotuar, (pra dikur, përballë portës së anëshme të kishës së Shën Gjergjit) ndodhej deri aty nga vitet ’60 një plep (latn. Populus nigra L.) jashtëzakonisht i madh. Plepi kish lartësinë rreth 15 – 20m (afrs. sa një godinë me 5 kate), diametrin e kurorës rreth 60m dhe trashësinë e trungut, pra diametrin, rreth 4m (duhej të kapeshin rreth 8 veta, që ta pushtonin trungun). Plep aq i madh, rrallë se mund të gjendet sot diku. Plepi u pre në atë kohë që u prish edhe kisha e Shën Gjergjit.
shengjergji Këtu po japim një foto të dimrit vitit 1917 të kishës së Shën Gjergjit dhe të plepit. Madhësia e tij në të (pra në foto) as afrohet për nga madhësia që kish pas pesëdhjet vjetëve të tjera, pra në vitet ’60.
Read more...