• Home
  • Bota Korcare
  • Korca Encyclopedica
  • Mozaik - Te ndryshme
  • OpenPedica
  • Korça Encyclopedica Nr.7
  • Korça Encyclopedica Nr.8
  • Korça Encyclopedica Nr.9
  • Korça Encyclopedica Nr.10
  • Korça Encyclopedica Nr.11
  • Korça Encyclopedica Nr.12
Arkiva Pedica
  • Korça Encyclopedica Nr.1
  • Korça Encyclopedica Nr.2
  • Korça Encyclopedica Nr.3
  • Korça Encyclopedica Nr.4
  • Korça Encyclopedica Nr.5
  • Korça Encyclopedica Nr.6
MZ - Aforizmë: Viktor Hygo

Gjithmonë tek shtresat e varfëra, ka më tepër mizerie, sesa ka humanizëm tek shtresat e pasura.

Pedica Tree
  • Administrata
  • Arkeologjia
  • Arkitektura
  • Arti popullor
  • Arsim - Edukata
  • Bujqësia
  • Demografia
  • Dendrikultura
  • Fauna
  • Flora
  • Folklori
  • Fotografia
  • Frutikultura
  • Gastronomia
  • Gjenealogjia
  • Gjeografia
  • Gjuhësia
  • Gravura
  • Historia
  • Jeta shoqërore
  • Kinema
  • Klimatologjia
  • Komunikacioni
  • Lojra popullore
  • Mjekësia
  • Monumente natyrore
  • Muzika
  • Petrografia
  • Piktura
  • Poezia
  • Prosopografia
  • Sport
  • Tregti

Korça Encyclopedica Nr.7

Korça Encyclopedica (KE), është një revistë periodike, me karakter enciklopedik të dhënash, kulturor dhe edukativ. Të dhënat që jepen këtu, nuk kanë vlerë dhe forcë ligjore dhe nuk mund të përdoren për zgjidhje problemesh e konfliktesh të çfarëdo lloji qofshin. Revista, nuk bën politikë, nuk bën propagandë dhe nuk bën reklamë, për asgjë. Revista dhe botuesi, dr. Ilia V. Ballauri, ruajnë të drejtën e Copyright, ©.

KE7 - Titujt e përmbajtjes

E-mail



1.Mbi groteskat dhe apotropizmin në Korçë.
2.Gjetj
e objektesh bujqësore të lashta, në Hollm të Qinamit të Kolonjës.
3.Num
ri i shtëpive dhe i banorëve, të disa prej fshatrave të nënprefekturës së dikurshme të Pogradecit, viti 1923.(vazhdon prej KE nr.6)
4.Materiale burimore për prosopografinë e Iliaz Bej Mirahorit.
5.
Mbi masat e peshës të përdorura në trevat e Korçës, në kohën e Turqisë, gjatë shek. XVI – XIX.
6.
Mbi kalanë e Korçës.
7.
Mbi lëndët e para të përdorura, për krijimin e mjeteve të jetesës, tek vëndbanimet prehistorike të trevës së Korçës.
8.
Temperatura mesatare e ajrit, për qarkun e Korçës.
9.Disa nga
shpellat e paleokristianizmit në anët tona.
10.Sojet e vjetra
të mollës në trojet e Korçës.
11.
Mali i Thatë
12.Vargje liriko-erotike, të Lasgush Poradecit, të frymëzuara prej motiveve popullore të zonës, që i këndojnë dashurisë së anëve tona, aty rrëzë Malit tonë të Thatë.

Read more...

 

KE7/10- Sojet e vjetra të mollës, në trevat e Korçës.

E-mail


Molla Molla (Malus comunus)
Për mollën e Korçës, hulumtimet e bëra tregojnë, se është pikërisht malësia e Gorës ku mendohet se ajo është më e lashtë dhe shumë e vjetër. Këtu por edhe në Opar madje, konstatohet edhe një lloj molle e egër, e rrjedhur jo prej fidani por prej fare, e quajtur në gjuhën e popullit, Mollçinka. Kjo më pas shërbente edhe si nënshartesë.
Në mes të shek. 20 – të, në malësinë e Gorës gjendeshin akoma këto lloje të vjetra mollësh, e quajtura Majoshka, ajo Kulaçe, Ohrinka (me origjinë të vjetër, prej Ohri) dhe Ajvaneja. Këto konsideroheshin si shumë të vjetra. Ndërkaq, Ajvaneja gjendej në ato kohë edhe në Teqenë e Leskovikut, kurse në Pogradec gjendej një soj i vjetër i quajtur, E Shtrëmbra, e cila prodhonte mollë jo simetrike, por shumë të mira. Në Bilisht gjendej molla e quajtur, E Shënd’Ilisë, e cila kish si karakteristikë se hynte vonë në prodhim (pas 13 – 14 vjet). 

Read more...

 

KE7/14 - Mbi çmimin mesatar të dynymit në groshë, shek 19-të

E-mail

 


Fusha e Korçës, në gjysmën e parë të shek. 19-të (pra për periudhën: 1800 -1850).
Vlera e tokës arë, është shumë e ndryshme dhe ajo varet nga një sërë parametrash si: periudha historike kur toka del në tregun e shitjes, gjëndja ekonomike e shoqërisë që e shet dhe e ble, niveli ekonomik i zonës ku ajo ndodhet, pozicioni gjeografik dhe ai urban i tokës, pjelloria e saj në kuptimin kompleks agronomik, cilësitë agro – pedologjike që ka ajo, etj, etj.
Megjithatë, për gjysmën e parë të shek. 19-të, të dhënat dokumentare që paraqet Akad. e Shk. të Shqip., tregojnë se çmimi mesatar, në grosh, i një dynymi në Fushën e Korçës  ka qënë si më poshtë:
Më,
1815………… 166
1832…………   60
1834…………   40
1840………… 140
1844………… 168
Për tokat vreshtë, çmimi i dynymit lëvizte midis, 500 – 1000 groshëve.

 
 

KE7/19- Mbi historinë e hamameve të Korçës.

E-mail



Pamje_e_nje_hamami_te_vjeterPrej dokumentave del se, në Korçë

përgjatë shekujve, përmenden disa herë hamame.
Së pari, thuhet se hamam Korça ka patur që në fillim të shek. 14-të dhe se mbeturi
nat e këtij objekti ekzistonin deri vonë kur u ndërtua, Hotel Turizmi. Sipas kësaj të dhëne Korça del se ka patur
të tillë që në kohët bizantine, pra para mbërritjes, së turqve në anët tona rreth viteve 1380 – 1390. 
Së dyti
, thuhet se kur në Korçë më 1417, qëndroi sulltan Mehmeti i I-rë, (1382 – 1421) i cili në ato vite pushtoi pjesërisht disa territore shqiptare. Ky ndërtoi në Korçën e atëhershme një hamam, i cili ndodhej diku përpara kalasë së atëhershme.
Së treti, kur në anët tona dhe pikërisht në Mborje,
kaloi me ushtri në këtë fshat, Mehmeti i 2-të (1432 – 1481) i cili ishte edhe sulltani që rrëzoi Bizantin, ky ndërtoi në Mborje një hamam. Ka mundësi që Mehmeti i 2-të, të ketë kaluar këtej në vitet 1466 dhe 1467, në kohën kur udhëhoqi vetë ushtritë turke kundër Skënderbeut me rrethimet e njohura të Krujës.

Read more...

 

KE7/23 - Hitoria e letrave shqipe - Ambrosio Pamperi

E-mail


(Studim mbi jetën dhe veprën e tij.
Përgatiti: Ilia V. Ballauri)


Ambrosio Pamperi si dhe Dhimitër Prokopi Pamperi, janë dy eruditë të ndritur prej Voskopoje të shek. 18-të, që rrjedhin me sa duket prej të njëjtit fis.
Duke ju referuar punimit, Moschopolis, Athinë 1975 fq. 67, të Th. Gjeorgjiadhit lexojmë: Në Voskopojë ekziston akoma (bëhet fjalë për periudhën para vitit, 1916) një shtëpi e quajtur “e Pamperit”, që ndodhet në gërmadhat e Shën Theologut dhe pranë lumit të Strungut që rrjedh prej lartësive. Në ato vite nuk menduam që të hynim në atë strehë të braktisur të Pamperëve, ku ndoshta mund të gjenim shënja apo gjurmë  që do të ndriçonin sadopak historinë e kësaj familjeje të shkëlqyer dhe aristokrate.
Ndërkaq një pjestar tjetër i këtij fisi, Athanas Pamperi, gjendet gjatë shk. 18 – të, i emigruar në Miskolc të Hungarisë, i cili së bashku me të tjerë voskopojarë që ndodheshin këtu, kontribuan në të holla për ndërtimin e kishës orthodhokse të Shën Triadhës, në këtë qytet. (Th. Gjeorgjiadhi, Moschopolis, Athinë 1975, fq. 107).
Pavarësisht, për jetën e Ambrosio Pamperit, nuk dihen shumë gjëra por, njihet mjaft vepra ineresante që ai la.
Emri Ambrosio gjendet shumë dendur në Voskopojën e shek. 18 – të. Në formë të shkurtuar dhe  të përkëdhelur, nëpër rrugët e tij dëgjohej, emri Vreta (Ambrosio =  Amvrosio = Vrusha = Vreta). Shën Ambrosio ishte shënjtor i botës latine dhe nuk mund ta shpjegoj përse gjendej kaq dëndur në Voskopojë.
Sidoqoftë, Ambrosio Pamperi ishte një jeromonah, pra murg, që lëvizi nëpër Evropë si, Moldavi, Hungari, Gjermani.
Këtu, në Laipsig prej kohësh ishte grumbulluar një diasporë puntore e ardhur prej Ballkani dhe kryesisht prej Voskopoje dhe prej Kosturi, të cilët merreshin me tregti dhe punimin e gunave. A. Pamperi shërbeu si prift i kishës orthodhokse të këtij qyteti, por sipas I. Martinianit (Simvole.., fq. 171) ai shërbeu si prift në Vjenë.
Murgu i shenjtë në fjalë, ishte një filolog tepër, tepër i aftë (!!) që shkrojti mjaft punime. Sot përmënden si shkrime të njohura të tij, “Dhidhahas” (Të mësuarit) dhe “Peri epistolon tipon” të Koridhaleut, (Mbi tipet e letërkëmbimeve) të botuara në Hallë të Magdenburgut më 1768.

Read more...

 

KE7/5 - Mbi masat e peshës të përdorura në trevat e Korçës, gjatë shek. 16-19-të

E-mail

 

Duke u nisur prej okës ( = 1283 gr), e cila kish 400 drehm, në kohën e Turqisë, në anët tona përdoreshin edhe këto masa të tjera peshe mbi okën:
Barra, e cila kish 100 okë.
Killa, e cila kish 50 okë.
Shiniku, që kish 20 okë
Tagari, që kish 10 okë.
Karroqja, që kish 5 okë.
Duhet thënë se, këto përmasa nuk ishin standarte ngado, pra nuk ishin të njëjta me ato të zonave të tjera. Masat e peshës të zonës së Korçës përafronin më tepër me ato të Beratit dhe të Vlorës.

 

 

KE7/1- Elemente të groteskës dhe apotropizmi në disa shtëpi neoklasike në Korçë

E-mail

Groteska_ne_Korce Tek disa shtëpi të bukura të stilit neoklasik të ndërtuara në Korçë në periudhën ndërmjet dy luftërave, vërehen shpesh dekoracione që në art, por edhe në arkitekturë, quhen groteska. Ndonëse në thellësi etimologjia e këtij termi, lidhet me kohët romake, duhet thënë se kjo fjalë pra grotseka, (prej ital. grotta = guvë, shpellë) përveç përdorimit që ka në art, letërsi, muzikë  etj , për arkitekturën si terminologji,  nënkupton, figura imagjinare apo fantastike që për mesjetën dhe për përrallat e asaj kohe, jetonin nëpër shpella, herë të liga e herë të mira, si djallushka, shëmtaraqë, xhuxhmaxhuxhë, hileqarë, kurrizo, dragonj, gjarpërinj me trup luani, etj.

Read more...

 

KE7/11- 12 - Mali i Thatë dhe vargjet e Lasgush Poradecit, "Fryn veriu ..."

E-mail


Mali_i_Thate Mali i Thatë, quhet kështu mbasi me të vërtetë është i thatë. Prej tij nuk rrjedhin burime uji ose këto janë shumë të pakta dhe gjithashtu, nga ky masiv malor, nuk buron asnjë lumë a prrua që të ketë ujë, gjatë gjithë vitit. Mali i Thatë shtrihet në veri të Fushës së Korçës, një pjesë e tij vazhdon edhe matanë kufirit ku quhet Galicicë. Mali i Thatë ndan liqenin e Prespës së Madhe (në lindje të vet), nga ai i Ohrit (në perëndim). Për nga ana gjeologjike Mali i Thatë përbëhet kryesisht prej formacione gëlqerorësh të periudhës së mesozoikut.
Konfiguracioni i Malit të Thatë është tepër interesant. Nga ana e Fushës së Korçës (pra nga jugperëndimi), por edhe nga ajo e Liqenit të Pogradecit (pra nga perëndimi) ai është shumë i pjerët dhe impozant, ndërsa nga veriu dhe lindja ai ka zbritje të buta, me pllaja – pllaja.  Lartësia e tij lëviz nga 900m deri në 2287m, me një mesatare mbizotëruese në 1400m. Maja e tij nuk është e mprehtë por përkundrazi, ajo është e rrafshtë, e sheshtë dhe me gropa karstike. Të tilla gropa janë të pranishme gjithashtu edhe në anën perëndimore të tij. Maja më e lartë e tij është Pllaja e Pusit (pra maja e tij është, majë pusi!) e cila është 2287m mbi nivelin e detit. Ky mal ka një shtrirje rreth 25 km nga veriu në jugë dhe është i gjërë rreth 8km në pjesën qëndrore të vet. Mali i Thatë duket shumë bukur, si prej Korçe ashtu dhe prej Pogradeci.
Ai përmëndet thuajse në një sërë përshkrimesh historike të bëra në shekuj, prej udhëtarësh, kronikanësh apo studiuesish të ndryshëm, kur këta i referohen anëve tona. Përmëndet indirekt apo direkt, në shkrimet e lashta, në ato bizantine, në ato osmane, e deri tek shkrimet e udhëtarëve të huaj të cilët kaluan këtej, në këto shekujt e fundit.
Flora është e pasur, në pjesën jo të pjerët të malit, pra në atë lindore e veriore, dhe në mbulesën e gjelbërt të këtij mali gjenden, luadhe (ku ka edhe salep e krokus), drurë ahu, dushk si dhe shkurre të ndryshme. Kohët  e fundit ndaj pyjeve që veshin Malin e Thatë, janë bërë mjaft dëmtime ekologjike, nëpërmjet prerjeve jo të rregullta të drurëve pyjorë dhe të shfrytëzimit të gurit gëlqeror duke e ç’veshur edhe më tepër, këtë mal të thatë. Lidhur me faunën përmëndet se, përveç shpendëve të ndyshme, aty ka mjaft ujqër si dhe rrallë herë takohet edhe ariu. Ndërkaq në Goricë, që është një fshat në këmbën veriore të këtij mali, gjenden baokside hekuri dhe minerale kalçiumi dhe magnezi.
Mali i thatë ndahet prej Malit Ivan (1768m mbi nivelin e detit) prej një qafe, Qafës së Zvezdës, e cila ndan njëkohësisht edhe fushën e Korçës nga pellgu i Liqenit të Prespës. Kjo qafë ndodhet në lartësinë 1099m, mbi nivelin e detit.

Read more...

 

KE7/16 - Mbi shtypin e përditshëm dhe periodik në Shqipëri më 1967

E-mail

 

Sipas të dhënave zyrtare më 1967 tek ne ekzistonin këto, gazeta dhe revista periodike:
Zëri i Popullit, gazetë e përditsh. botim i Kom. Qëndr. PPSH. Qarkullimi ditor me 86,000 kopje.
Bashkimi, gazetë e përditsh. botim i Fronti Demokratik. Qarkullimi ditor, me 20,000 kopje.
Puna , gazetë e përditsh. botim i Kësh. Qëndr. Bashk. Profesionale. Qarkullimi ditor me 18,000 kopje.
Zëri i Rinisë,  gazetë qarkullonte dy herë në javë. botim i Kom. Qëndr. Bashk. i Rinisë Punës Shqipërisë. Qarkullimi ditor me 36,000 kopje.
Jeta e Re,  gazetë, botim i Kom. i Partisë Shkodër.
Pararoja,  gazetë, botim i Kom. Partisë Korçë.
Adriatiku,  gazetë, botim i Kom. Partisë Durrës. bashkimi
Arsimi Popullor, revistë, botim i  Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës.
Bujqësia Socialiste, revistë, botim i  Ministrisë së Bujqësisë.
Buletin i Shkencave Bujqësore, revistë shkencore, botim i Institutit të Lartë Bujqësor Kamëz.
Drita, gazetë javore, botim i Lidhjes së shkrimtarëve dhe Artistëve.
Fatosi, revistë për fëmijë, botim i Kom. Qëndr. Bashk. Rinisë Punës Shqipërisë (BRPSH).

Read more...

 

KE7/22- Histori - Demografi - Mbi popullsinë e qytetit të Korçës për gjatë 500 vjt. (1431-1927)

E-mail

1) Sipas rregjistrit turk të Korçës dhe Përmetit të vitit, 1431 – 1432, Korça figuron si kështjellë e banuar me 26 shtëpi dhe fshati Peshkëpi ngjitur me të numëronte 71 shtëpi, pra gjithsej 97 shtëpi. Duke llogaritur familjen e asaj kohe me të paktën, rreth 7 pjestarë, del se me afërsi Korça në atë kohë kish rreth, 700 banorë.
2) Sipas rregjistrit turk të vitit 1568 – 1569 Korça përmëndet me 33 kryefamiljarë, ndërsa Peshkëpia me rreth 75 shtëpi, pra gjithsej 108 familje, ose rreth 770 banorë.
3) Më
1713, llogaritet se Korça kish rreth 450 shtëpi, ose rreth 3000 banorë.
4) Rreth viteve 1805, sipas Fransua
Pukëvil, Korça kish 1300 familje, ose rreth, 9000 banorë.
5) Në vitin 1859, Korça numëronte, 10000 banorë.
6) Në vitin 1879 sipas Kodikut të Mitropolisë së Korçës, qyteti ynë kish 1500 shtëpi, me 13000 banorë.
7) Më 1913, Korça numëronte, 15453 banorë.
8) Më 1923 qyteti tonë, sipas statistikave të T. Selenicës arriti në, 25598 banorë.
9) Ndërsa më
1927 përsëri sipas të dhënave statistikore të T. Selenicës, ka një rënie të popullatës së qytetit në, 19591 banorë.

500_vjet_popullata_e_Korces

Mblodhi të dhënat
dhe përpunoi grafikun:

Ilia V. Ballauri

 

KE7/3 - Nr. shtëpive dhe i banorv. të disa fshatrave të n/prefekturës Pogradecit.

E-mail

 


Viti 1923. (vazhdon prej KE nr.6)
Ondishti, shtp. 55; ban.303 
Omçani, 50; 215,
Omezdi, 32; 182,
Oshteca, 65; 338,
Piskopati, 20; 118,
Plesisht, 65; 337,
Potkozhan, 75; 445,
Pevelan, 42; 185,
Pretusha, 77; 350,
Rrëmënji, 83; 601,
Selca e Poshtme, 36; 186,
Selca e Sipërme, 33; 182,
Stropcka, 38; 223,
Starova, 146; 758,
Trëbenja, 46; 251,
Dushemisht, 47; 191,
Udëmisht, 71; 371,
Velitërna, 89; 476,
Vërdova, 40; 156,
Zërvaska, 104; 661,
Zagorçan, 56; 472,
Zemça, 15; 71,
Novosela, 7; 43,
 

KE7/6 - Mbi kalanë e Korçës

E-mail
Të thuash sot se, Korça ka patur dikur kala, duket si diçka e çuditshme, por të dhënat historike dëshmojnë se edhe Korça ka patur dikur të tillë.
Sipas arshivave turke, defter-i icmal vilayet-i Goriçe ve, … maliyden mudevver, nr 231 fq.92, etj. përmëndur nga, S. Pulaha tek punimi i tij me titull, Pronësia feudale në tokat shqiptare, fq. 412 thuhet:
… Popullsia myslimane dhe e krishterë e Kalasë së Korçës sipas regjistrimit të vitit 1431, ishte ngarkuar të meremetonte (riparonte) dhe të mirëmbante kalanë dhe pajisjet e saj.…
 

Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.

KorcaPedica