Poezia
|
Lindi në Korçë më 1904 me prindër, Vasil Milin dhe Viktori Çekanin dhe vdiq më 1984 në Stamford, Amerikë. Familja e tij fillimisht emigroi në Rumani e më pas në Amerikë, ku ai mbaroi studimet për inxhinier elektrik më 1927 në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts (Institute of Technology).
Megjithatë, ai u bë i njohur në botë në fotografi, fushë kjo në të cilën ai ishte autodidakt. Nga viti 1928 deri në vitin 1938, punoi në kompaninë e njohur elektrike amerikane WE dhe duke filluar nga viti 1939 e deri në fund të jetës së vet, punoi si fotograf profesionist në revistën e njohur, “Life Magazine“.
Gj. Mili ishte i pari që përdori për fotografim flashin dhe dritën stroboskopike. Kjo e fundit është drita që emetohet prej një paisjeje speciale që jep flashe të njëpasnjëshme.
Duke filluar nga vitet ’30, fotografitë e tij sidomos ato që kanë të bëjnë me performancat koreografike, teatrale, sportive dhe muzikore, që lidhen me bukurinë, kompleksitetin dhe sekretet e sekuencave apo dinamizmit dhe rrjedhshmërisë së lëvizjes, elemente këto tepër të vështira për tu kapur prej syrit të lirë, janë admiruar nga mijëra e mijëra lexues të revistës, “Life“ apo edhe të botimeve të tjera. Për thuajse pesëdhjetë vjet, falë një pune krijuese intensive, ai është autori i mijëra fotografive. Gjithë punën e vet gjysmëshekullore ai e pasqyroi tek vepra Photographs and Recollections (Fotografi dhe Kujtime).
|
Read more...
|
|
Nr.11
|
Nikola Jorga tek, Note Polone, Academia Romana, Memoriile Sectiunii, Seria III, Tomi II, nxjerr në dritë prej dokumentave, këto emra voskopojarësh të polonizuara, të cilët ndodheshin dikur në zonën e Poznanit.
|
Read more...
|
Poezia
|
(Hulumtuesit e jetës së tij, ndër të tjera shkruajnë edhe këto.) … Thoma Nasi apo Nashi, siç e njohin bashkëfshatarët mbiemrin e tij, lindi në fshatin Dardhë të Korçës më 2 mars 1892. Në moshën dymbëdhjetë vjeçare si shumë të rinj të tjerë të krahinës së tij, Nasi emigroi fillimisht në Greqi dhe më vonë në Shtetet e Bashkuara. Në moshën 26 vjeçare kreu konservatorin e New England-it në Boston për kompozim dhe drejtues orkestre dhe punoi si flautist jo definitiv me orkestrën simfonike të Bostonit. … (Eno Koço, Kënga Karakteristike Korçare) … Një kapitull më vete në jetëshkrimin e Thoma Nashit përbën formimi dhe dirigjimi i Bandës kombëtare “Vatra”, që nga 11 dhjetori i vitit 1916 dhe deri në vitin 1925… Ai dirigjoi orkestra të ndryshme frymore, dha koncerte, konkuroi në festivale dhe për shumë vite u muar me punë si mësues muzike duke punuar në qytete të ndryshme të Amerikës. (Kristaq Ll. Jorgji, Tempulli, nr 1.) …Thoma Nasi mbërriti në Shqipëri nga Amerika, tok me 120 vullnetarët e lirisë dhe bandën e tij muzikore më 1920. Ai qëndroi dhe punoi në Korçë deri më 1925, më pas ai u transferua në Tiranë ku themeloi Bandën Presidenciale Shqiptare. Në kryeqytet ai qëndroi vetëm një vit për tu larguar përfundimisht në Amerikë më 1926. Kontributi i tij për jetën muzikore të Korçës është i pashoq. … (Eno Koço, Kënga Karakteristike Korçare) … Profesor Nasi me shpirtin e vet plot dashuri për muzikën dhe shumë vullnet, nxiti dhe ndihmoi në formimin e koreve, të mandolinatave, si dhe në formimin e një orkestre të përsosur. … (Vasil A. Ballauri, Një Dritare në Histrorinë e Muzikës së Korçës, 1800 – 1940)
|
Read more...
|
Poezia
|
Për rreth 25 vjet (a më tepër), në dekadat e vështira të viteve '60 e '70, në botën e vërtetë shpirtërore të rinisë së asaj kohe në Korçë, botë kjo që shfaqej fshehurazi e trazuar prej melodive e këngëve gjatë mbrëmjeve të dikurshme të vallëzimit, një rol qendror në qytetin e Korçës luajti fizarmonika e papërsëritëshme, rrëqethëse, vajtuese dhe sidomos virtuoze e Abaz Hajros.
|
Read more...
|
Nr.10
|
 Fjala e Baronit S. Sina prej Voskopoje përpara akademikëve dhe shkencëtarëve hungarezë.
  “Të nderuar anëtarë të shoqatës hungareze të shkencëtarëve.
 “Dija është forcë, forcë prej së cilës, nga njëra anë falë kërkimeve dhe sukseseve burojnë arritje gjithnjë e më të mëdha mbi Botën jo shpirtërore të Natyrës duke kapur këtu mënyrat e ndërtimit dhe funksionimit të saj dhe nga ana tjetër, dija duke shkrirë me ngadalë si zjarr ndriçues edhe errësirën e padijes dhe të paragjykimeve në Botën shpirtërore dhe atë morale, do të sjellë si rrjedhojë, zhvillimin e mendimit dhe fisnikërimin e zemrës, dhe njëherazi, do të sjellë kuptimin dhe dashurimin e së Vërtetës, duke shëruar kështu frikërat prej të cilave vuajnë mangësitë e shoqërisë, duke e ngritur në këtë mënyrë njeriun, kombin por edhe natyrën humane, në përsosmëri dhe mbarësi, frute këto të cilat Krijuesi bujar i pati parasysh t’ua dhurojë qënieve të tij me intelekt mbi dhe, në qoftë se këta mund dhe duan, t’i përdorin me urtësi, aftësitë që Ai u fali. Duke dashur të kontribuoj në pasurimin e këtij institucioni fisnik dhe me qëllim që Akademia të ketë strehën e vet ashtu si i meriton, ofroj tetëdhjetmijë fjorinta me kushtet që përmënden në aktin themelues që bashkangjitet. Dëshiroj që ky kontribut të pranohet me kënaqësi nga Shoqata jonë e ndritur, me dëshirën e nxehtë time që veprat e këtij institucioni shkencor të kthehen në sukseset më të mëdha, në begati të kombit.
|
Read more...
|
Nr.5
|
Mërgimtar korçar në Amerikë, që u muar rreth 25 vjet me mundje dhe që në vitin 1923 arriti të bëhet kampioni i botës në këtë sport për peshën e mesme. Me këtë rast ai fitoi brezin e artë që atëhere emërtohej Lord Lonsdale. Thuhet se mori pjesë në mbi 1000 ndeshje mundjeje, të zhvilluara si në Amerikë ashtu dhe nëpër botë. Për të nderuar këtë sportist të madh, vitet e fundit në qytetin e Korçës, një rrugë mban emrin e tij, “Rruga Petro Sturgji“. |
Nr.3
|
J. Halqeu ka qënë drejtori і kolezhit Flangini, të Venecies për rreth njëzet vjet, (gjatë viteve 1694 – 1703 dhe gjatë viteve 1710 – 1718). Për jetën e këtij eruditi, dihen fare pak gjëra. Mendohet se ka jetuar në periudhën 1660 - 1740. Në vitin 1679 ka filluar studimet në kolezhin grek të Romës dhe pastaj, pasi ka mbaruar këtu studimet, një pjesë të mirë të jetës e ka kaluar në Venecie, si drejtor і kolezhit Flangini. Pas vitit 1718 ai u kthye në Voskopojë ku, për një farë kohe duhet të ketë qënë mësimdhënës në shkollat e forta të këtij qyteti. Në histori, Joani Halqeu njihet me përcaktimin si, filozof aristotelist. Për të, eruditi tjetër prej Voskopoje, Dhimitër Pamperi, shkruan këto fjalë:
|
Read more...
|
Nr.2
|
Agni (shek. 18-të) Altana (1710) Avllona (1769) Bonda (1784) Bozha (shek. 18-të) Dhespo (1769) Flora (shek. 18-të) Irina (shek. 18-të) Jana (shek. 18-të) Kalia (1769) Kaliani (shek. 18-të) Kalica (1783) Katina (1769) [Katerina] Koçka (1725) [Kostandina ?] Kondo (shek.18-të)[Kostandina] Krisa (1769) Krisomalina (shek. 18-të) Leno (1784) [Elena] Lona (1725) [?] Makovi (1725) Marga (1710) [Margarita]
Te plote lexojeni ne revista KE nr.2
|
Nr.1
|
N. Çipi ishte një intektual i talentuar, i viteve ‘20, jetoi vetëm 23 vjet (1905 – 1928), ishte profesor i kontabilitetit në liceun francez, për më tepër, edhe zëvëndës drejtor i Aneksit të Liceut. Me një jetë kaq të shkurtër dhe plot aktivitet, rrallë se gjen të dytë në vëndin tonë. Mësimet e pra i mori në Korçë, pastaj vazhdoi liceun francez, më pas kolezhin francez Sënt-Zhozef të Stambollit, pastaj Ecole Superieure de Comerce, diplomën e së cilës e mori më 1923 pra në moshën 18 vjet. Ishte organizator i bioskautizmit në Korçë dhe editor i revistës së asaj kohe ‘Gjyrmuesi’. Ishte autori i të parit libër profesional tregtie të shkruajtur ndonjëherë në gjuhën shqipe me titull, ‘Mësime tregëtie dhe llogarisie’. Në moshën 23 vjet u mbyt në liqenin e Shkodrës. Ja si flet për këtë njeri Sotir Papakristo në atë kohë drejtor i Liceut Francez:
|
Read more...
|
|
|