MZ - Aforizma: Nga filozofia romake

 

Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit, për një çështje të dhënë, është e lodhëshme dhe shqetësuese por kjo gjë, është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi, për të vepruar me mënçuri.

*
Padrejtësinë e urrejnë edhe vetë të padrejtët.

*
Akoma edhe një qime, edhe ajo ka hijen e vet.

*
Ai që mbrohet edhe atëhere kur është i mbrojtur, nuk rrezikohet lehtë.

*
Lënia e një emri të mirë, është edhe ajo një pasuri më vete, që u lihet trashëgimtarëve.

*
Përbuzja më e madhe për dikë, është ta quash mosmirënjohës apo, bukëshkelur.

*
Një tru i fortë, nuk nguron të marrë vendime.

*
Është e trishtueshme, të ta kthejnë me të keqe, atë ç'ka ti ua dhurove me kënaqësi.

*
Dështimi që na le mbresa më tepër, është dështimi i parë.

*
Gjatë një gjyqi, gjykatësi gjykon si proçesin ashtu edhe veten e vet.

*
Pasi kanë zgjedhur rrugën mirë, akoma edhe të verbërit, ecin të sigurtë. 

*
Gënjeshtra që thuhet për një qëllim të mirë, është dhe ajo një veprim i drejtë.

*
Fundi i një të varfëri është atëhere kur ai, imiton të pasurin.
 
*
Kur ngul këmbë tek padrejtësitë, krijon padrejtësi të tjera.

 

Nxjerrë prej: Sententiae, Publili Syri, shek 1-rë, para Kr.


"DHIMITËR HALQEU... ANKTHI I SHPIRTIT"

Botuar në Korçë
Disponohet, koston 6 euro, mund të kërkohet tek, e-mail: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Gjendet gjithashtu në libraritë e Korçësë
Libri është depozituar edhe në bibliotekat: Korçë, Tiranë, Boston, Vienë, Cincinatië




 


"NEKTAR TËRPO ... DHE MENDIMI I LASHTË GREK"

Botuar në Korçë
Disponohet, koston 6 euro, mund të kërkohet tek e-mail: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Disponohet edhe në libraritë e Korçës
Libri gjendet i depozituar edhe në biliotekat: Korçë, Tiranë, Boston, Cincinati


 


"HISTORIA E MUZIKËS SË KORÇËS 1800 - 1940" (Autor: Vasil A. Ballauri)

Përpunoi dhe përgatiti: Ilia V. Ballauri
Botuar dy herë:
2003 dhe 2013, disponohen akoma pak kopje, çmimi 5 euro.
Cituar në punimet e tyre prej: E. Koço, Xh. Jorganxhi, V. Ziko, etj.
Gjendet i depozituar edhe në bibliotekat: Korçë dhe Tiranë.
Mund ta kërkoni tek e.mail - This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it

 


KORÇA ENCYCLOPEDICA

Është një revistë tre mujore, koston 3$, ose 3€, për numur, (përveç shpenzimeve postare).
Janë ende të disponueshme të gjitha numurat. Revistat kanë numërtim në vazhdim, të faqeve (d.m.th. faqet e një numuri, pasojnë ato të një numuri më parë), kështu që, grumbullimi i njëpasnjëshëm i tyre, përbën një enciklopedi të vërtetë për Korçën. Mund ta kërkoni tek e.mail - This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it





 

Përse këto vënde në qytetin e Korçës, quhen kështu (?) :
Kulla e Hirit,
Çezma e Shetros,
Deboja,
Qeroska.