MZ - Aforizma: Johann Wolfgang von Goethe

 

Njeriu çdo ditë duhet të dëgjojë pak muzikë, të lexojë pak poezi, të shohë një pikturë të bukur,  në mënyrë që rutina e përditëshme, mos bëjë që të lihet në harresë, ndjenja për të bukurën, ndjenjë kjo të cilën Zoti e ka mbrujtur në shpirtin e njeriut.

*
Njësoj si në Romën e lashtë, ku në qytet, përveç romakëve kish edhe një mori bustesh dhe statujash mes të cilave rronin njerëz, ashtu edhe sot, përveç realitetit, ekziston edhe një botë e fortë me fantazi dhe imagjinata, ku edhe në të jetojnë njerëz.

*
Thonë: Njih vetveten! Po si mund dikush të njohë vetveten? Kjo gjë nuk mund të bëhet, nëpërmjet survejimit të vetes, por vetëm nëpërmjet praktikës dhe ja sesi: përpiqu të kryesh detyrën që të takon dhe do të shohësh, se ke për të kuptuar menjëherë, karakterin tënd. 


*
Çdo moshe të njeriut, mund  t'i vihet në korrespondencë një filozofi e caktuar.
Fëmija paraqitet realist. Ai është aq i bindur për ekzistencën e dardhës dhe të mollës sa edhe për ekzistencën e vet.
I riu, i përfshirë siç është në furtunat e veta të brëndëshme është i detyruar që ta kthejë vëmendjen, të rrëmojë dhe të kërkojë brenda vetes, pra të bëhet idealist.
Një burrë i pjekur, ka një sërë arsyesh që të jetë skeptik. Ai dyshon sipas mënyrës së vet, nëse janë të sakta mjetet që ai ka zgjedhur për të kryer një veprim. Gjithashtu përpara se të veprojë dhe në çastin që vepron, e ka të nevojshme që të jetë vigjilent, me qëllim që në të ardhmen, mos pendohet hidhshëm për zgjedhje të gabuar.
I moshuari, ndërkaq është mistik. Mjaft gjëra i shikon të varen prej fatit, një diçka që s'ka logjikë të ecë dhe, logjiken të pengohet e të shkojë shtrembër, fati dhe pafatësia pra, të ndërrojnë vënd papritur dhe papandehur.

Zgjodhi dhe perkth: I.V.B.

Bota korçare (BK), siç kuptohet edhe prej titullit, përfshin çdo lloj informacioni, të shkurtër apo të zgjeruar qoftë, artikuj të pjesshëm, të plotë, madje edhe pjesë të nxjerra nga punime, botime, publikime, monografi, studime, referate, libra, revista, të ndryshme, etj, si të nivelit të mirëfilltë shkencor këto, ashtu edhe të atij që i drejtohet një publiku të gjërë.

Bota korçare është e organizuar në tre n/seksione:

1. Shoqëria, jeta, tradita (SHJT): gjithashtu edhe tema të ndryshme që lidhen me, njerëz të shquar, biografi, filozofi, gjeografi, histori, traditë, etj.
2. Natyra (N): flora, fauna, bio - jeta, mjekësia, bujqësia, shkenc. e sakta, etj.
3. Letrat dhe arti: (LA): poezia, proza, piktura, fotografia, teatri, muzika, sporti, etj.

 
Flash BK-Tradita


  • Sheshi Varosmarty i Pestit ka një histori të veçantë që lidhet edhe me punën e një tregtari voskopojar.
    Kështu, zona në veri të murit rrethues mesjetar verior të qytetit të Pestit, jashtë Portës së Vaçit ku shtrihet sot ky shesh, për një kohë të gjatë ishte e pa banuar. Deri aty nga gjysma e dytë e viteve ‘700, aty nuk kish vetëm disa godina shtetërore, si “Zyra e të tridhjetës”, ndërtuar aty rreth vitit 1780 dhe prej së cilës rridhte…
    Read more...
Flash BK - Letrat dhe arti
  •   Përveç disa fotografive, nga të paktat kujtime të nënës që më kanë mbetur, janë disa shënime llogarie të shkrojtura duket rastësisht, pas përmbajtjes së lëndës, në fund, tek libri i Sergej Eseninit, Lirika, botuar në vitin 1961. Nuk e di por, ndonëse qysh në fëmijëri librat i kam dashur, i kam mbajtur pastër, nuk i kam përthyer, madje edhe sot ndoshta mund të jem ndër të vetmit që një libër të porsablerë e mbështjell, ky libër i Eseninit, ku në të janë edhe këto shënime të nënës, më sjell një ngazëllim të veçantë.…
    Read more...