Temperatura e tokës bujqësore varet nga shkëmbimin energjitik që ndodh ndërmjet saj dhe atmosferës. Me fjalë të tjera, ajo varet jo vetëm nga parametrat e tokës, si ekspozicioni, struktura, tekstura, ngjyra, veshja bimore, lagështia, etj, por edhe nga parametrat e ambjentit rrethues si, nga rrezatimi diellor, zgjatja dhe intesiteti i tij, moti në përgjithësi, stina, gjërësia gjeografike, etj, etj. Temperatura e tokës është e ndryshme në thellësi të ndryshme të profilit të saj dhe zakonisht matet vetëm në zonën ku zhvillohet sistemi rrënjor, pra në thellësitë: 0cm, 5, 10, 15, 20, 40, 80, 160cm, apo ka raste edhe më thellë deri në 320cm. Temperatura e tokës influencon në mugullimin dhe mbirjen e farërave, zhardhokëve dhe frutrrënjorëve, në zhvillimin e rrënjëve pra dhe të bimësisë në përgjithësi, në lëvizjen e elementëve ushques të bimëve, në metabolizmin tyre, në zhvillimin e mikroflorës së tokës (mikrobeve, bakterieve), të mikroorganizmave, insekteve, kërpudhave, etj. Më poshtë jepen të dhëna statistikore (vrojtime 10 vjeçare) për temperaturën e tokës në gradë Celsius, matur në, 0cm dhe 20cm thellësi, në Korçë, Pogradec, Ersekë dhe Sheqeras (ish këneta e Maliqit).
ÂÂ A. Temperatrura mesatare e tokës në, 0cm dhe 20cm thellësi, për Korçën dhe Pogradecin.
ÂÂ
|
Korçë
|
ÂÂ
|
Pogrd.
|
ÂÂ
|
ÂÂ
|
0cm
|
20cm
|
0cm
|
20cm
|
J
|
0,4
|
1,8
|
1,4
|
2,8
|
Sh
|
2,0
|
2,0
|
3,5
|
3,5
|
M
|
6,2
|
5,3
|
7,9
|
6,9
|
P
|
12,4
|
10,3
|
14,2
|
12,0
|
Mj
|
18,6
|
15,2
|
20,7
|
17,1
|
Q
|
23,9
|
20,2
|
26,6
|
21,7
|
K
|
28,1
|
23,9
|
30,6
|
25,1
|
G
|
27,1
|
24,4
|
29,1
|
25,1
|
Sh
|
20,4
|
20,0
|
21,7
|
20,5
|
T
|
12,9
|
13,6
|
14,7
|
15,0
|
N
|
7,0
|
8,6
|
8,6
|
9,7
|
Dh
|
2,6
|
3,6
|
4,0
|
5,1
|
Mest.
|
13,4
|
12,4
|
15,2
|
13,7
|
B. Temperatrura mesatare e tokës në, 0cm dhe 20cm thellësi, për Ersekën dhe Sheqerasin.
ÂÂ
|
Ersekë
|
ÂÂ
|
Shqras
|
ÂÂ
|
ÂÂ
|
0cm
|
20cm
|
0cm
|
20cm
|
J
|
0,1
|
2,0
|
0,2
|
2,7
|
Sh
|
1,5
|
2,5
|
2,1
|
2,6
|
M
|
6,0
|
5,5
|
6,6
|
6,0
|
P
|
11,6
|
9,7
|
13,1
|
10,3
|
Mj
|
17,2
|
13,8
|
19,3
|
14,6
|
Q
|
21,4
|
18,1
|
24,7
|
19,1
|
K
|
27,2
|
21,5
|
28,6
|
22,2
|
G
|
26,8
|
22,0
|
27,4
|
22,7
|
Sh
|
19,5
|
18,0
|
20,4
|
19,0
|
T
|
12,1
|
12,7
|
13,0
|
13,3
|
N
|
6,8
|
8,0
|
7,3
|
8,8
|
Dh
|
2,9
|
4,0
|
2,5
|
4,3
|
Mst.
|
12,7
|
11,5
|
13,7
|
12,1
|
Duke iu referuar tabelave kuptojmë një ligjësi të përgjithëshme se: në thellësi të tokës, në dimër është më ngrohtë se në sipërfaqe, ndërsa në verë më freskët. Së fundi, vlen të përmëndet se, siç shihet prej të dhënave, në korrik, për Korçën, diferenca e temperaturës së tokës në 20cm thellësi, kundrejt sipërfaqes, është: 28,1 – 23,9 = 4.2 gradë; për Pogradecin: 30,6 – 25,1 = 5,5 gradë; për Ersekën: 27,2 – 21,5 = 5,7 gradë: dhe për Sheqerasin: 28,6 – 22,2 = 6.4 gradë. Pra në kulmin e verës, në zonën tonë, vetëm në 20cm thellësi nëntokë temperatura ulet me 4 deri 6 gradë celsius.
Të tre vëndet që ndajnë mes tyre liqenet e Prespës, këtë lloj peshku e quajnë:
shqip. Gjuca
ose Cironka e Prespës,
sllv. Преспанската белвица,
grq. Το τσιρόνι των Πρεσπών,
(angl. Prespa bleak). Â
Bazuar tek monografia: “Fish of Prespa,- Рибите на Преспа, - Peshqit e Prespes, - Τα Ψαρια της Πρεσπας.“, Â botuar në Shkup në v. 2012, nga Hydrobiological Institute – Ohrid, me autorë: Z. Spirkovski, D. Ilik-Boeva, T. Talevski, & Hydra - fishery and aquaculture research center – Tirana, me autorë: A. Palluqi, E. Kapedani, etj., ku jepen për herë të parë, të gjithë llojet e peshqve që rriten në liqenet e Prespës, lidhur me cironkën e këtyre liqeneve, (tek fq. 55, 56, te monografise ne fjale) kemi të dhënat që jepen më poshtë.
Emri i gjinisë së cironkës  Alburnus, rrjedh prej latinishtes albus d.m.th. e bardhë dhe kjo, falë ngjyrës së bardhë – të argjendtë, të luspave të peshkut. Emri në sllavisht, belvica ka të njëjtin kuptim, i bardhë.
Kjo është një specie endemike nga familja Cyprinidae. Gjuca apo cironka, anash e ka trupin e rrafshët të mbuluar me luspa të imta të cilat janë të ndritshme dhe bien lehtë. Ka gojë të drejtuar nga lart. Penda dorsale fillon nga fundi i pendës së gjoksit dhe përfundon para pendës fundore. Trupi në pjesën e sipërme është në ngjyrë të jeshile në të hirtë, ndërsa nga anash, është i argjendtë – në të bardhë dhe ngjyra e barkut është e qumësht e bardhë.
Read more...
Treva e Korçës sipas të dhënave arkeologjike, për Shqipërinë është qëndra më e lashtë, ndërsa më gjërë, një nga qendrat më të lashta, ku konstatohet se këtu ka pas qënë kultivuar gruri. Në vëndbanimin e hershëm të Maliqit, janë gjetur kokrra gruri të karbonizuara me moshë 4000 – 4700 vjeçare.
Ndërkaq edhe në vazhdim, në shekuj, tradicionalisht dihet se treva e Korçës gjithmonë është dalluar për kultivimin e drithrave në përgjithësi dhe të grurit në veçanti. Përpara rreth 200 vjetëve të dhënat osmane tregojnë se në fshatin Rëmbec, rendimenti në drithë ka qënë rreth 5kv/ha.
Në Shqipëri nga viti 1938 kur me grurë mbilleshin gjithsej 55 mijë ha, pas 50 vjetëve (1987), sipërfaqja e mbjellë me këtë kulturë, u thuajse katërfishua dhe në këtë kuadër një peshë kryesore për vëndin, ka mbajtur prodhimi i grurit në Korçë. Në fund të viteve ’80 struktura e specieve të Triticum, ka qënë: Triticum aestivum (pra gruri i butë) 96%, ndërsa Triticum durum (gruri i fortë) dhe Triticum turgidum (rapsalli) së bashku 4%.
Për grurin e butë, Triticum aestivum, deri në vitin 1961 në strukturën varietore, merrnin pjesë në masën, 38% Grurë Kuqi dhe 23% Zhulicat, që ishin grunja të vjetra vëndi dhe të cilat kultivoheshin gjërësisht edhe në Korçë. Pas këtij viti, me introduktimin në masë të varieteteve të huaja këto grunja filluan të zhduken shpejt e shpejt dhe shohim se në strukturën varietore të kësaj kulture, në vitin 1970, Grurë Kuqi zë vetëm 2%, ndërsa Zhulicat nuk zënë më tepër se 5%.
Read more...
Piperka (Capsicum anum) Korça është, ndër zonat që ka numrin më të madh të llojeve autoktone të specit, macrocarpa. Së pari përmëndim sojin Gogozhare, që në një përshkrim të vitit 1958 thuhej se fruti kish formën e domates, të shtypur, tul të trashë, të fortë, të shijshëm dhe se gjatë pjekjes kalonte ngjyrat nga jeshil në të kuqe. Një përshkrim tjetër i vitit 1971 shton se, bima ka trup të ulët 40 cm, të trashë me shumë degëzime, gjethe eliptike, fruti ka 6-8 segmente dhe 3 fole ose rrallë 4, pjekja është gj/vonëshme deri në e vonëshme. Një lloj tjetër piperke që gjendej dikur në Korçë (1958) ka qënë edhe e quajtura Skobuskë, me fruta të vegjël, të ëmbël, me lëkurë të fortë, të verdhë që kur piqej përskuqeshin, rezistent ndaj sëmundjeve. Përmëndet gjithashtu edhe e quajtura, Piperka e gjatë, e cila kish frut mesatarisht të gjatë konik, të verdhë dhe ekzistonte në dy lloje, djegëse dhe jo djegëse, me tul të hollë dhe bisht të shkurtër, si dhe një lloj tjetër për të cilën nuk thuhet asgjë veçse emri, Topçja.
Read more...
Korça është për Shqipërinë, atdheu i birrës dhe birra prodhohet prej elbit. Për rrjedhojë, zona e Korçës është edhe zona e elbit distik dhe ka, si traditën më të vjetër për këtë bimë, ashtu edhe njohuritë shkencore më të thella për të. Gjithmonë në zonën tonë, historikisht është mbjellë edhe sipërfaqja më e madhe me këtë kulturë bujqësore. Kohët e fundit për elbin distik prej Prof. Dr. K. Teneqexhi dhe Dr. E. Spahiu, është botuar edhe një monografi prej 111fq., me këtë përmbajtje: Vlera ekonomike, Prejardhja dhe botanika, Fiziologjia dhe gjenetika, Seleksionimi dhe prodhimi i farës, Agroteknologjia e kultivimit, Sëmundjet dhe dëmtuesit.
Dardha (Pyrus communus). Në Shqipëri duke u nisur vetëm nga fakti se ka shumë fshatra që quhen Dardhë, mendohet se kjo pemë tek ne duhet të jetë shumë e vjetër dhe në këtë kuadër kuptohet se edhe në zonën e Korçës, dardha duhet të jetë shumë e vjetër. Tek ne, janë të evidentuara, qysh prej kohësh të quajturat, Dardha të egra të vëndit, ndërsa në Gorë dhe në Opar njihen gjërësisht të quajturat, Dardhushka dhe Gorica.
Read more...
Fara! Ky pra ish qëllimi i gjethes, për të rrënja punoi, Ky pra ish qëllimi i lulëzimit, për të lulja flërtoi, Kjo farëzë pra, është fruti i fundmë, jeta vetë, Kjo bucelëzë e çuditshme e forcës, enigmë përjetë!
Për të rrënja thithi, për të burbuqi çeli dlirë, Botë, brenda botës, brenda botës, përfshirë. Kjo pra është fara, mbrujtja e Perëndisë, Misteri i jetës, parabola e pafundësisë.
G. S. Galbraith.
Shqipëroi: Ilia V. Ballauri.
Në vitin 1981 nga ana e Akademisë së Shkencave, Institutit hidrometeorologjik, me autorë R. Naçi dhe I. Kreste, është kryer një studim tepër i dobishëm dhe i plotë (133 fq. A4) për klimën e Fushës së Korçës.
“… Në studim vëmëndja i është kushtuar pothuajse të gjithë elementëve të ndryshëm klimatikë, duke vënë theksin shpesh herë ndër më të rëndësishmet. Studimi përbëhet nga dy pjesë. Në të parën jepen kushtet fiziko – gjeografike të territorit në studim dhe faktorët që ndikojnë në klimën e vëndit. Në pjesën e dytë jepet regjimi i elementëve të ndryshëm të klimatikë, ndryshimi i tyre nëpër territor si dhe shkaqet e këtyre ndryshimeve….” (pjesë e nxjerrë nga, hyrja)
Studimi në fjalë për klimën e Fushës së Korçës, trajton çështje që lidhen me:
Read more...
Të dhënat për klimën e 50 vjetëve më parë, tregojnë gjëndjen e mëposhtme të reshjeve për qarkun e Korçës. Qarku i Korçës është më i thati në gjithë Shqipërinë. Sasia mesatare vjetore e reshjeve për zonën e Korçës është 722 mm, të Pogradecit është 765 mm dhe të Ersekës është 900 mm, ndërkohë kur, zona e Kuçit ka 2760 mm dhe ajo e Thethit 2747 mm reshje në vit. Pra, në këto vënde bien rreth katër apo tre, herë reshje më tepër sesa në anët tona.
Read more...
(Shënim: me qënë se gjuha në origjinal përmban arkaizma, ajo pjesërisht është sjellë në të folmen e sotme.)
…Kur retë në qiell janë të holla dhe si push (xhufkë në origj.), kjo parashikon kohë të mirë. Kur këto janë te dendura dhe lëvizin shpejt, kjo gjë paralajmëron, furtunë. Kur retë janë të bardha dhe si tufë pambuk, kjo gjë tregon se do të kemi kohë të mirë. Kur shohim se mjegulla i afërohet sipërfaqes së tokës, kjo tregon se moti do të bëjë i mirë, kur kjo (mjegulla) ngjitet përpjetë tregon se do të bjerë shi. Në mëngjes, po të kenë bimët shumë vesë, kjo tregon se do të kemi kohë të mirë. Hëna ka të bëjë (lidhet) shumë me motin. Së pari forca thithse e saj e tërheq dhenë (tokën). Kur është hënë e re d.m.th. që ndodhet në anën e diellit, atëhere kjo, së bashku me diellin, pra që të dy, e tërheqin tokën dhe nga ky shkak ujërat e detrave në disa brigje largohen prej tyre, d.m.th. zbresin më poshtë (pra ndodh zbatica), dhe në disa vise ujërat e bregdetit ngjiten më lart (pra ndodh batica). Kur hëna është e plotë, ajo ndodhet në anën e kundërt me diellin, pra toka është mes diellit dhe hënës dhe, teksa kjo e fundit e thëthin nga një anë tokën, dielli e thëthin atë, nga ana tjetër, kësisoj që ujërat qëndrojnë në vënd. Kur është hëna një e katërt e re, ose e ngrënë, lëvizjet e ujit (baticat, zbaticat) bëhen të pakta. Së dyti, drita e hënës shkon përmes atmosferës tonë dhe na rëfen gjendjen e saj. Rrathët (në origj. cilivitë), çelësirën (kthjetësinë), kuqësirën ose nxirësirën që shikojmë rotull hënës, këto janë gjëndje të atmosferës. Kur hëna është e plotë, e çelët dhe me rreth të kuq, kjo gjë tregon mot të mirë. Po të jetë e errët dhe me dy tri cilivira (rrathë), rëfen (paralajmëron) kohë të keqe ose kohë të paqëndrushme. Në verë po të lindë hëna e kuqe, rëfen nxetësirë të madhe. Kur kemi hënë të re dhe qielli është i qartë, rëfen kohë të mirë, kur kemi hënë të re dhe koha është e turbull, rëfen se moti do të prishet.
Read more...
Në vitin 1936 Ronald A. Fisher në një punim statistikor të kryer mbi eksperimentet e G. Mendelit (1), hodhi mendimin se këto eksperimente janë, “too - good - to - be - true”, (shumë të mira, për të qënë të vërteta), pra aq të sakta sa brenda logjikës probabilistike është vështirë, ose thuajse e pamundur, që rezultatet e përftuara prej Mendelit të kenë ndodhur praktikisht. Prej asaj kohe e deri më sot, gjenetistët, statisticienët dhe eksperimentuesit, polemizojnë lidhur me çështjen: “… whether Mendel had “coocked” his data, to meet a particular hypothesis as suggested by Fisher.…” (2) (…nëse Mendeli i pat “gatuar” të dhënat, me qëllim që të arrinte një hipotezë të caktuar, siç është vënë në dukje prej Fisherit). Sot autoriteti i Mendelit (si ‘babai i gjenetikës’) është i pa diskutuar, po ashtu, autoriteti i R.Fisherit (si ‘babai i statistikës matematike’) është po ashtu i pa diskutuar. Nga ana tjerër po ashtu e pa diskutuar dhe jetike është edhe lidhja, gjenetikë – statistikë matematike. Atëhere? Pavarësisht nga këto, polemika shkencore në fjalë vazhdon e vazhdon, në kërkim të së vërtetës. Le të njihemi edhe ne me këtë. Një ndër përfundimet kryesore të arritura prej G. Mendelit, lidhet me çështjen e segregimit në F2, të hibrideve (F1), të prejardhur prej linjave të pastra (P). Mendeli, shpërthimin (segregimin) në F2, ndër të tjera e vrojtoi edhe tek tipari, “ngjyra e kokrës” (së bizeles ose, Pisum sativum). Më thjesht akoma. Duke kryqëzuar dy linja të pastra bizelesh, një me ngjyrë jeshile të kokrës, me një linjë tjetër me ngjyrë të verdhë të kokrës, ai mori brezninë e parë F1, e cila kish ngjyrë të verdhë të kokrës. Duke kryqëzuar brenda vetes brezninë hibride F1, në F2, ai konstatoi shpërthimin (segregimin) e tiparit, “ngjyra e kokrës”, në të dy gjëndjet e veta, të verdhë dhe jeshile në raportin 3:1. Ecuria skematike e këtyre ngjarjeve sot njihet sipas paraqitjes së mëposhtme:P AA x aa :F1 Aa Aa x Aa
F2 AA Aa Aa aa (fenotipikisht raporti = 3:1)Statistikisht, Mendeli gjatë vrojtimit dhe vlerësimit të rezultateve eksperimentale pati këto të dhëna në F1:
Kokra të verdha = 6022 Kokra jeshile = 2001 Gjithsej = 8023Raporti ndërmjet kokrave të verdha dhe totalit, 6022/8023 = 0,75059. Raporti ndërmjet kokrave jeshile dhe totalit, 2001/8023 = 0,24941. (0,75059 + 0,24941 = 1,00000) Raporti ndërmjet kokrave të verdha dhe jeshile, i marrë eksperimentalisht prej Mendelit është:
R = 0,75059/0,24941 = 3.0095 Shk.lirie: f = 1 (Hi katror): X2 = 0,0150 Probabiliteti: P > 0,9 (5)Prej këtej ai formuloi ligjin e dytë të gjenetikës duke thënë se, monohibridet (F1) e prejardhur prej linjash të pastra (P), në F2 për tiparin që shqyrtohet, shpërthejnë (fenotipikisht) në raportin 3:1, ligj ky themelor në gjithë gjenetikën klasike, bazë për problemet e seleksionimit të bimëve dhe të kafshëve, me vlera të veçanta për gjenetikën humane, për gjenetikën e mikroorganizmave, bazë në gjithë sukseset e teknologjisë së sotme moderne të hibridologjisë, etj. etj.
Read more...
HYRJE
Nuk do të jetë e largët dita kur edhe flora e Zonës së Korçës për arësye dhe qëllime të ndryshme shkencore (siç veprohet kudo sot në vendet e zhvilluara) do të studiohet për nga ana citogjenetike, e kuptohet se një interes të veçantë në këtë drejtim do të kish së pari të dispononim një kalendar standart, të thjeshtë dhe praktik, të kolaudimit dhe studimit citogjenetik kësaj flore. HARTIMI I KALENDARIT CITOGJENETIK Duke mos u ndalur me hollësi në metodat laboratorike të vrojtimeve citogjenetike, të cilat gjenden në manualet përkatëse dhe sidomos në internet, po përmënd këtu shkurtimisht stadet e punës për vrojtimet në fjalë. Prafiksimi i materialit: përmirëson morfologjinë e kromosomeve dhe realizohet duke përdorur solucione të holluara të kolkicinës, hidroksikinolinës, etj. Fiksimi i materialit bimor: ka si qëllim të vrasë materialin bimor shpejt dhe në atë mënyrë që të rruajë si të gjalla strukturat e brëndëshme të qelizës, e veçanërisht kromosomet. Realizohet nëpërmjet solucioneve të acidt acetik, ose edhe formalinës. Macerimi: procesi që realizon shpërbërjen e indeve dhe veçimin e qelizave për tu vrojtuar më lehtë në mikroskop. Realizohet nëpërmjet solucionit të acidit klorhidrik. Ngjyrimi i kromosomeve: ka për qëllim krijimin e kontrasteve brenda organeleve të qelizës dhe realizohet nëpërmjet solucioneve të karminës, orceinës, hematoksilinës etj. Pamvarësisht, nga metoda e vrojtimit që mund të kërkojë modifikime për bimë të veçanta dhe të cilat si e thamë më sipër gjenden nëpër manualet përkatëse, për çastin, më poshtë po japim një kalendar të mundshëm për vrojtimet citogjenetike të florës së Korçës. Bimët e kalendarit në fjalë janë veçuar nga studimet floristike të bëra enkas më parë për Zonën e Korçës, ndërsa të dhënat citogjenetike të vrojtimeve mundëshme për sejcilën bimë i kam grumbulluar nga hulumtimet e mia nëpër studime të ndryshme të kryera në një sërë vendesh të tjera.Së fundi them se ky kalendar është një listë minimum dhe problemi nuk është i ezauruar. Në të, në të ardhmen mund të shtohen edhe bimë të tjera të zonës tonë. Kështu, sipas muajve, më poshtë po paraqesim bimët që flora e Zonës së Korçës vë në dispozicion, disa karakteristika botanike të tyre dhe ç’mund të vrojtohet tek ato nga ana citogjenetike, sidhe ndonjë karakteristikë specifike që mund të haset gjatë vrojtimit.
Read more...
|