Nr.11
|
Sistemi i sigurimeve shoqërore në Korçë, njihet prej mëse 100 vjet përpara. Kështu për sigurimin e jetës më 1911, në qytetin tonë funksiononin këto tetë shoqëri sigurimesh:
“Amivea” ose Sigurimi Reciprok, që kish për agjentë sigurimi, të jetës, vëllazërinë Mangoleci.
“Ankara”, që kish për agjent sigurimi të jetës, Spiridhon N. Bimblin.
“Anatoli”, që kish për agjent sigurimi të jetës, Minella Manon.
“Victoria – Berlin”, që kish për agjentë sigurimi të jetës, vëllazërinë Kristo Bimbli.
“Gresham”, që kish për agjent sigurimi të jetës, Grigor A. Filipin.
“Lawgar”, që kish për agjent sigurimi të jetës, vëllazërinë, N. Ceci.
“New – York”, që kish për agjent sigurimi të jetës, Vasil Kondin.
“Union”, që kish për agjent të sigurimit të jetës, Vasil Kondin.
|
|
Nr.9
|
(Hulumtim, i nxjerrë nga punimi me titull:
... Thonë se trishtimi ka një fund ... ose, Esse sinoptike mbi botën metafizike të vendlindjes sime, Korçës. aut: Ilia V. Ballauri, bot. personal, 2001, 517 fq.)
… Thuhet se gjarpërinjtë janë tepër mistikë kur çiftëzohen, madje disa mithe, (si p.sh. mithi i Tiresias) thonë se kush vret një nga gjarpërinjtë kur këta janë të mpleksur në të vetmen ekstazë të tyre të ngrohtë, ndëshkohet. Kur ndonjë djalë, vret gjarpërin femër, kthehet në femër dhe po qe se ndonjë vajzë vret gjarpërin mashkull, kthehet në djalë.
Dikur për gjarpër, njerëzit kanë ditur edhe ngjalën. Vetë latinët і patën thirrur ngjalës "anguilla" që do të thotë gjarpër і vogël. Por ngjalat nuk janë gjarpërinj. Ato janë një lloj і veçantë peshku ose më saktë ato janë peshq me pamje gjarpëri ose janë gjarpërinj me biologji peshku. Ngjalat nuk janë edhe fort mirë të studiuara, prandaj dhe literatura për to, është disi e varfër dhe shpesh, me të dhëna kontradiktore. Ngjalat kanë trup cilindrik si të gjarpërit, me ngjyrë gri të errët në pjesën kurrizore dhe ngjyrë të verdhë në pjesën e barkur ashtu si shumë lloj gjarpërinjsh të ndryshëm. Ngjala femër ka trup më të gjatë se ngjala mashkull dhe zakonisht gjatësia e kësaj specieje lëkundet nga 0,5m deri në 1,5m.
Shkathtësia e ngjalës për të rrëshqitur është e jashtëzakonshme madje ja kalon edhe gjarpërit і cili nuk "shket si ngjala". Por ashtu si dhe gjarpëri kur pritet copa-copa, copat e të cilit lëvizin, pa ç'ka se janë shkëputur nga koka, një gjë të tillë bëjnë edhe copat e ngjalës. Edhe ato lëvizin e përpëliten derisa vdesin segmentet e coptuara të nervit që përshkon gjatësisht gjithë trupin e tyre. Ndryshe nga çiftëzimi і gjarpërinjve, ngjalat janë peshq dhe kanë tjetër biologji fekondimi. Ngjalat rrojnë në ujërat e ëmbla e të ndenjura e veçanërisht nëpër moçale, këneta, pellgje, gjole, liqene e lumenj. Është kërkesa e ngjalave që këto ujëra duhet të kenë lidhje me detin. Ujërat që nuk kanë një lidhje të tillë, nuk kanë ngjala. Në Evropë ato gjejnë shtrirje në zonat deri 71 gradë gjërësi veriore duke përjashtuar këtu ujërat e ëmbla që derdhen në Detin e Zi dhe detin Kaspik. Ujërat që derdhen në këto dy dete, nuk kanë ngjala. Ngjalat jetojnë rreth dhjetë vjet nëpër ujëra të ëmbla. Rriten, zgjaten, ngjallen plot shëndet, zbukurohen edhe më, madje duke ndërruar edhe ngjyrën. Kur kurrizi і tyre merr njgyrë jeshile të errët me nuanca ngjyrë bronxi dhe në bark u shfaqen nuanca ngjyrë argjendi, atëhere ka erdhur për to momenti і riprodhimit. Të ngarkuara në brendësi të trupit të tyre me vezë, me fillesat pra të jetëve të ardhëshme të ngjalave të ardhëshme, plot kujdes, natën, tufa-tufa, pa u ndjerë u lenë lamtumirën përgjithmonë ujërave të ëmbla dhe duke ndjekur lidhjen e këtyre të fundit me detin, rrëshqasin e rrëshqasin duke u larguar.
|
Read more...
|
Nr.8
|
Rreth 90 vjet më parë, në qytetin tonë shohim se rekomandoheshin elementë mjaft interesantë të higjenës qytetare, si dhe kërkesa me vlerë, sidomos lidhur me mënyrën e jetesës dhe ambjentet e banimit. Më poshtë jepet një copëzë e tillë e botuar në kalendarin e vitit 1924.
(Shënim: Me qënë se në tekstin origjinal gjuha shqipe përmban mjaft arkaizma, në të është ndërhyrë lehtë me qëllim që përmbajtja të kuptohet sa më mirë)
“… Trualli dhe shtëpia ku banon njeriu duhet të jenë të thata. Kuptohet se ato dhe do të lagen, po kurdoherë duhet të jenë regulluar me atë mënyrë që të kullojnë, ujërat dhe viset [vëndet] të jenë të thata, sepse viset e njoma shkatojnë sëmundjet dhe ata që rrojnë atje do të vuajnë. Vuajnë veçanërisht ata që i bëjnë shtëpitë nën nivelin e sipërfaqes ose në nivel me të. Që të ketë shëndet njeriu duhet të banojë më lartër se faq’ e dheut dhe të marë dritë dhe shtëpia të ajroset nga poshtë, me qëllim që trualli të jetë kurdoherë i thatë, ose do bërë ndonjë kanal për të kulluarë ujërat. Gjith kështu duhet të jenë dhomat e sipërme dyke patur mjaft hapësirë rotull për jashta që të ketë erë [ajër] shumë dhe të paqtë [pastër] për shëndetin, se era është i pari yshqim i njeriut që pa atë nuk mund të rojmë as një minutë. Të kenë dritë të mjaftë se shkëndia [rrezja, ndriçimi] e djellit ngorth tërë mikrobet e liga dhe jep gjallësi e shëndet në njerëzinë, pa atë dheu nuk do të kish as bimëra as gjë të gjalla, po do ish shkretëtirë.
|
Read more...
|
Nr.1
|
(Latn. Hirudo medicinalis), janë shushunja që pijnë gjakun (hematophagous). Nga ana zoologjike, janë krimba annelide (unazore), hermaphrodite (dyseksore), me 34 segmente.
Piavicat që pijnë gjakun kapen pas prehës së tyre dhe me gojën si venduzë që përbëhet prej gjashtë segmenteve, kryejnë thithjen e gjakut. Studimet tregojnë se, piavica lëshon edhe një farë lëngu anestezik me qëllim që veprimi dhe prania e saj, mos ndjehet prej prehës.
|
Read more...
|
Nr.1
|
Bliri (Latn. Tilia cordata L.) është drupyjori karakteristik i bulevardeve të Korçës, të cilat janë zbukuruar me këtë specie, aty nga vitet ’60. Para këtyre viteve bulevardet kishin në të dy anët në shumicën e rasteve akacie, ose si quhen në gjuhën e popullit, ‘rogovecka’. Bliri i bulevardeve të Korçës në vartësi të motit, kulmin e lulëzimit e ka zakonisht në muajin Qershor. Në ditët e gjata dhe netët e bukura të këtij muaji, bulevardet e Korçës përfshihen nga një aromë veçanërisht e këndshme që përhapet prej luleve të kësaj peme. Në Korçë eshtë gjetur që gjatë dimrit i bëhet kësaj peme një krasitje e rëndë, e cila i jep drurit një kurorë të kontrolluar, sferike, dhe të përmasave që përputhen me hapësirat e bulevardeve tona.
|
Read more...
|
|
|