MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Stilponi që ishte filozof në Megara, u zu rob, kur u pushtua vëndi i tij prej tiranit Dhimitër.
Si skllav atë e shpunë përpara mbretit, i cili e pyeti:
A humbe ndonjë gjë ti nga ky pushtim?
Stilponi u përgjegj:
 “Jo, nuk humba asgjë. Ato çka ishin të miat, pra mësimet dhe studimet, i kam përsëri. Përsa u takon të tjerave, e dija se ato ose do të ishin të miat, ose të pushtuesit.

KE1/5 - Biletat e kinemasë para 50 vjetësh.
Nr.1

 


Biletat e kinemasë, në vitet ’60, 70’, d.m.th., në kohën e ‘artë’ të kinemasë, shiteshin në sportel. Ato ishin standart për gjithë vëndin dhe vinin nga Tirana. Kishin numur rendor dhe numur serie. Biletat përbëheshin prej dy pjesësh, ‘kokës’ dhe ‘trupit’ që ndaheshin mes tyre, me dhëmbëza si pullat e postës. Gjatë hyrjes në kinema pritej koka e biletës  që mbahej prej portierit dhe spektatori mbante trupin ku shënohej vëndi.

biletat_e_kinemase







 
BA/LA - Një foto e Gjon Milit v.1939.
Poezia


Gj._Mili_ndeshja_e_gjelave
Ndeshja e gjelave.
"Një gjel i mirë për ndeshje, është krenar, i bukur dhe i egër në mësymje." 
Foto e vitit 1939, karakteristike për fiskimin e lëvizjeve.  

Shënim:
Për fotografin e madh amerikan me origjinë nga Korça Gj. Mili, fiksimi i lëvizjeve në celuloid ishte një pasion i veçantë dhe për këtë zhanrë fotografike ai konsiderohet si një prej specialistëve më të mirë në gjithë botën.

 

 

 
BK/LA - Gjon Mili fotograf shqiptaroamerikan, prej Korçe i cilësuar "genial". Ai, Sartri dhe Pikaso.
Poezia

Gjon_Mili  Lindi në Korçë më 1904 me prindër, Vasil Milin dhe Viktori Çekanin dhe vdiq më 1984 në Stamford, Amerikë. Familja e tij fillimisht emigroi në Rumani e më pas në Amerikë, ku ai mbaroi studimet për inxhinier elektrik më 1927 në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts (Institute of Technology).

Megjithatë, ai u bë i njohur në botë në fotografi, fushë kjo në të cilën ai ishte autodidakt. Nga viti 1928 deri në vitin 1938, punoi në kompaninë e njohur elektrike amerikane WE dhe duke filluar nga viti 1939 e deri në fund të jetës së vet, punoi si fotograf profesionist në revistën e njohur, “Life Magazine“.

Gj. Mili ishte i pari që përdori për fotografim flashin dhe dritën stroboskopike. Kjo e fundit është drita që emetohet prej një paisjeje speciale që jep flashe të njëpasnjëshme.

Duke filluar nga vitet ’30, fotografitë e tij sidomos ato që kanë të bëjnë me performancat koreografike, teatrale, sportive dhe muzikore, që lidhen me bukurinë, kompleksitetin dhe sekretet e sekuencave apo dinamizmit dhe rrjedhshmërisë së lëvizjes, elemente këto tepër të vështira për tu kapur prej syrit të lirë, janë admiruar nga mijëra e mijëra lexues të revistës, “Life“ apo edhe të botimeve të tjera. Për thuajse pesëdhjetë vjet, falë një pune krijuese intensive, ai është autori i mijëra fotografive. Gjithë punën e vet gjysmëshekullore ai e pasqyroi tek vepra Photographs and Recollections  (Fotografi dhe Kujtime).

Read more...