MZ - Aforizmë: P.L. de Ayala

Asy como la sombra nuestra vida se va,
que nunca mas torna nyn de nos tornara.

Dhe kështu si dhe hijeja, shkon jeta jonë,
për të mos u kthyer më kurrë, as ajo as ne.

Pero Lopez de Ayala

BK/N - Metereologji - Bujqësi: Temperatura e tokës bujqësore në zonen e Korçës
Bujqesia

 

Temperatura e tokës bujqësore varet nga shkëmbimin energjitik që ndodh ndërmjet saj dhe atmosferës. Me fjalë të tjera, ajo varet jo vetëm nga parametrat e tokës, si ekspozicioni, struktura, tekstura, ngjyra, veshja bimore, lagështia, etj, por edhe nga parametrat e ambjentit rrethues si, nga rrezatimi diellor, zgjatja dhe intesiteti i tij, moti në përgjithësi, stina, gjërësia gjeografike, etj, etj.
Temperatura e tokës është e ndryshme në thellësi të ndryshme të profilit të saj dhe zakonisht matet vetëm në zonën ku zhvillohet sistemi rrënjor, pra në thellësitë: 0cm, 5, 10, 15, 20, 40, 80, 160cm, apo ka raste edhe më thellë deri në 320cm.
Temperatura e tokës influencon në mugullimin dhe mbirjen e farërave, zhardhokëve dhe frutrrënjorëve, në zhvillimin e rrënjëve pra dhe të bimësisë në përgjithësi, në lëvizjen e elementëve ushques të bimëve, në metabolizmin tyre, në zhvillimin e mikroflorës së tokës (mikrobeve, bakterieve), të mikroorganizmave, insekteve, kërpudhave, etj.
Më poshtë jepen të dhëna statistikore (vrojtime 10 vjeçare) për temperaturën e tokës në gradë Celsius, matur në, 0cm dhe 20cm thellësi, në Korçë, Pogradec, Ersekë dhe Sheqeras (ish këneta e Maliqit).

 
A. Temperatrura mesatare e tokës në, 0cm dhe 20cm thellësi, për Korçën dhe Pogradecin.

 

Korçë

 

Pogrd.

 

 

0cm

20cm

0cm

20cm

J

0,4

1,8

1,4

2,8

Sh

2,0

2,0

3,5

3,5

M

6,2

5,3

7,9

6,9

P

12,4

10,3

14,2

12,0

Mj

18,6

15,2

20,7

17,1

Q

23,9

20,2

26,6

21,7

K

28,1

23,9

30,6

25,1

G

27,1

24,4

29,1

25,1

Sh

20,4

20,0

21,7

20,5

T

12,9

13,6

14,7

15,0

N

7,0

8,6

8,6

9,7

Dh

2,6

3,6

4,0

5,1

Mest.

13,4

12,4

15,2

13,7


B. Temperatrura mesatare e tokës në, 0cm dhe 20cm thellësi, për Ersekën dhe Sheqerasin.

 

Ersekë

 

Shqras

 

 

0cm

20cm

0cm

20cm

J

0,1

2,0

0,2

2,7

Sh

1,5

2,5

2,1

2,6

M

6,0

5,5

6,6

6,0

P

11,6

9,7

13,1

10,3

Mj

17,2

13,8

19,3

14,6

Q

21,4

18,1

24,7

19,1

K

27,2

21,5

28,6

22,2

G

26,8

22,0

27,4

22,7

Sh

19,5

18,0

20,4

19,0

T

12,1

12,7

13,0

13,3

N

6,8

8,0

7,3

8,8

Dh

2,9

4,0

2,5

4,3

Mst.

12,7

11,5

13,7

12,1


Duke iu referuar tabelave kuptojmë një ligjësi të përgjithëshme se: në thellësi të tokës, në dimër është më ngrohtë se në sipërfaqe, ndërsa në verë më freskët.
Së fundi, vlen të përmëndet se, siç shihet prej të dhënave, në korrik, për Korçën, diferenca e temperaturës së tokës në 20cm thellësi, kundrejt sipërfaqes, është: 28,1 – 23,9 = 4.2 gradë; për Pogradecin: 30,6 – 25,1 = 5,5 gradë; për Ersekën: 27,2 – 21,5 = 5,7 gradë: dhe për Sheqerasin: 28,6 – 22,2 = 6.4 gradë. Pra në kulmin e verës, në zonën tonë, vetëm në 20cm thellësi nëntokë temperatura ulet me 4 deri 6 gradë celsius.



 
KE12/10 - Ç' ishin çifligjet.
Nr.12

 

Shënim:  Materiali që vijon, është hartuar duke u bazuar tek të dhënat të nxjerra nga studimi: Akd. Shkc. Shqiprisë, L. Mile,“Çështje të historisë agrare shqiptare (fundi i shek.18-të, deri në vitet ’70 të shek.19-të)“, fq. 30 - 33.


Fjala çiflig duket se vjen prej persishtes: çift = një palë, pra një pendë qè e mprehur për lërimin e tokës. Fillimisht, me çiflig kuptohej një copë tokë që jepej me qira tek bujku për tu punuar. Më pas, përveç ngastrës së tokës, me fjalën çiflig filloi të nënkuptohet edhe ekonomia e lidhur me të dhe më pas akoma, edhe ajo pjesë tokë që nuk përfshihej në sistemin e timareve (taksave) pra që ishte e lirë prej tyre.
Në vazhdim me fjalën çiflig, filloi të quhej zotërimi i një sipërfaqeje të madhe toke private, pra një zotërim i tillë feudal, i pakushtëzuar edhe me detyrime ushtarake. Ky është dhe përkufizimi përfundimtar që mund të thuhet për një çiflig.
Çifligu kish zakonisht në fillim një sipërfaqe 70 deri 130 dynymë, por sipërfaqja e tokës me kalimin e kohës filloi të merrte përpjestime të mëdha, deri aty sa të përfshinte pjesërisht ose plotësisht, tokat e një fshati të tërë. Kështu p.sh., fshati Braç në Korçë ishte çiflig i Ajaz Bej Frashërit.

Read more...
 
KE11/14 - Qershia dikur në qarkun e Korçës.
Nr.11

 

Qershite Qershia (lat. Cerasus avium) është një pemë, që në formë të egër ka qënë e njohur për njeriun qysh në kohët prehistorike. Nën këndvështrimin botanik qershia e egër ka qënë e përhapur dikur ngado në Evropë, në Azinë perëndimore dhe në Afrikën e veriut. Ndërkaq, të dhënat dëshmojnë se qershia e butë është sjellë në Romë shumë vonë, në vitin 72 para Kr., prej burrit të shquar romak të shtetit, gjeneralit Lucullus për të cilin flet edhe Plutarku, tek jetët paralele. Ky e mori qershinë nga Kerasunda e dikurshme e Detit të Zi (kerasi = qershi, pra vëndi i qershive) dhe e solli atë në Evropë, në Romë, në kryeqëndrën e perandorisë së atëhershme. Ndërkaq Enriku i 8-të (1491 – 1547), duke provuar në Flandër, një formë qershie, dha urdhër që kjo të introduktohej edhe në Angli.
Fruti i qershisë përmban sheqerna, glucide, vitamina si: C, B1, B2, B5, B6, B9, B12, D, E; elementë si: potas, kalçium, magnes, fosfor, hekur, bakër, zink, etj.; lidhje organike si: acide klorogenike, flavanole, antocianide, etj, etj.
Lëngu i qershisë ka veti antitoksikuese dhe spastruese për mëlçinë, parandalon diabetin, rrit rruazat e kuqe në gjak, forcon qëndrueshmërinë e muskujve, etj.
Bishtat e qershisë, kanë veti kurative. Duke i pirë të ziera në formë çaji, shërbejnë për kurimin e inflamacionit të rrugëve të sistemit urinar,
 të kistiteve, të arthritidhës urike, të hidropizisë, etj.
Farat e qershisë përdoren për prodhimin e imitacionit të aromës “brandi”. Ndërsa prej lëngut të qershisë, përpunimit të tij dhe fermentimit, krijohen lloje të ndryshme liqeresh dhe Cherry-brandi.
Read more...
 
KE11/12 - Arkeologji: Mbi pitoset e lashtë të gjetur në anët tona.
Nr.11

 

pitoset

Pitose, quheshin në kohë të lashta, hambaret ose enët ku ruheshin apo konservoheshin produktet e ndryshme bujqësore, kryesisht drithrat, si gruri, elbi, meli, thekri, etj, por edhe farërat e bimëve të tjera bujqësore si, thjerrëzat, qiqrat, etj. Në këto enë ruheshin madje edhe uji,  vera, vaji apo edhe produkte të tjera ushqimore, të përgatitura ose gjysmë të përgatitura, që dilte në atë kohë, e nevojshme për t’i mbajtur gjatë.
Pitoset ishin enë të mëdha qeramike, pra prej balte të pjekur. Kishin volum të përmasave të ndryshme, me trajtë vezore ose gati sferike. Nga sipër pitoset kishin grykën, ndërsa poshtë kishin fundin, i cili mund të ish në formë konike si majë duke shërbyer kështu më mirë për tu ngulur dhe futur brenda në tokë ose më thjesht, për tu groposur aty.
Disa pitose nuk groposeshin në tokë ndaj dhe fundin e kishin në formë trung koni. Këta mbaheshin nëpër banesat, në pjesët më të freskëta dhe më të thella të tyre.
Sot rudimente të pitoseve janë qypet që kemi patur të gjithë, nëpër shtëpitë tona. Qypet janë një lloj pitosi që nuk groposet.
Read more...
 
KE7/14 - Mbi çmimin mesatar të dynymit në groshë, shek 19-të
Nr.7

 


Fusha e Korçës, në gjysmën e parë të shek. 19-të (pra për periudhën: 1800 -1850).
Vlera e tokës arë, është shumë e ndryshme dhe ajo varet nga një sërë parametrash si: periudha historike kur toka del në tregun e shitjes, gjëndja ekonomike e shoqërisë që e shet dhe e ble, niveli ekonomik i zonës ku ajo ndodhet, pozicioni gjeografik dhe ai urban i tokës, pjelloria e saj në kuptimin kompleks agronomik, cilësitë agro – pedologjike që ka ajo, etj, etj.
Megjithatë, për gjysmën e parë të shek. 19-të, të dhënat dokumentare që paraqet Akad. e Shk. të Shqip., tregojnë se çmimi mesatar, në grosh, i një dynymi në Fushën e Korçës  ka qënë si më poshtë:
Më,
1815………… 166
1832…………   60
1834…………   40
1840………… 140
1844………… 168
Për tokat vreshtë, çmimi i dynymit lëvizte midis, 500 – 1000 groshëve.

 
 
MZ - Filozofia: Për kopshtet.
Mozaik - Te ndryshme

 

Sipas Sokratit (tek dialoget e tij që jepen në veprat e Ksenofontit) mbreti Kir, i cili pranohej prej studiuesve të lashtësisë si një mbret i veçantë, shëmbëllor, ka pas qënë edhe një kopshtar i madh.
Kiri (ose Cyrus), i biri i Darit të II-të (për të cilin nuk dihet data e saktë e lindjes por, dihet se vdiq më 401 para Kr.) në vitin 408, u caktua administrator i Lidisë, i Frigjisë dhe i Kapadokisë. Ai krijoi aleancë me Spartën dhe pas vdekjes së të jatit, i mbështetur prej të ëmës, luftoi për të marrë fronin e Persisë të cilën e pat uzurpuar pa të drejtë i vëllai i vet Artakserksi, që nuk ish djalë i ligjshëm. Në këtë përpjekje, ai pati shpresë të madhe tek ndihma e Spartës dhe veçanërisht tek gjenerali i saj,
Read more...
 
KE3/1 - Gështenjat e Pogradecit
Nr.3

 


Geshtenja Gështenja (Castanea sativa ose, Castanea vesca) është një drupyjor dhe njëkohësisht drufrutor, i përhapur në Evropën Jugore, që i përket familjes, Fagacea.
Njihen 18 lloje, ose thënë ndryshe, populacione gështenjash.
Përmasat e pemës janë relativisht të mëdha. Në Tropojë, dikur është gjetur një dru gështenje me moshë shekullore, me diametër të trungut 2.45m, perimetër të tij 7.30m dhe lartësi 30m, (pra afërsisht sa një godinë me 10 kate).
Read more...
 
KE9/3 - Fasulja, groshi dhe koçkulla dikur, në zonën e Korçës.
Nr.9

 

Fasulja (Phasoelis vulgaris)
Korça konsiderohet si ndër zonat që ka pas prodhuar fasule të mira, të shijshme dhe të shumëllojshme. Populacionet e fasules së trevës tonë kanë qënë të shumta, madje edhe sot, një sy i hedhur në tregun fshatar, tregon për vazhdimësinë e shumëllojshmërisë së populacioneve tona për këtë bimë.
Ja disa të dhëna përshkruese për sojet e fasuleve të zonës tonë. Më 1958 përmëndet soji, Fasulja e Korçës, për të cilën theksohej se ish varietet vëndi, me kokër të bardhë, të rrafshtë, të gjatë.
Read more...
 
KE8/9 - Argatët e dikurshëm të korrjeve të grurit , prej krahinës së Devollit
Nr.8


Korrja e grurit në veçanti dhe e të lashtave në përgjithësi, në ato kohë kur kjo punë kryhej me krahë, gjithmonë ka qënë konsideruar si një nga periudhat më kulminante në bujqësi, nga më të ngarkuarat me punë, nga më të vështirat, me proçese nga më të shumëllojshmet që kërkonte krahë të specializuara pune dhe nga më të përgjegjshmet mbasi, lidhej me bukën e gojës.

Gjatë korrjeve të dikurshme të grurit me krahë, kërkoheshin shumë forca pune të cilat angazhoheshin gjithandej në arë, me korrjet, në tansportimin me kafshë të prodhimit deri në lëmë, me shirjen e tij këtu, me grumbullimin e  grurit, mbushjen e thasëve, me sistemimin e kashtës, byqeve, etj etj. Korrjet pra ishin një proçes, që mbi të gjitha kërkonte shpejtësi në veprime si dhe organizim të përsosur të gjithë krahëve të punës, në të kundërt humbjet do të ishin të mëdhaja, djersa e punës njëvjeçare prej mbjelljes së grurit dhe deri në mbushjen e thasëve me prodhim, do të shkonte dëm, etj, etj, madje një shi a një breshër i  cili, gjente bujkun në kohën e korrjeve të papërgatitur, rrezikonte që ta linte atë, pa bukën e fëmijëve.
Read more...
 
KE8/7 - Prodhimi i grurit në Korçë, para 80 vjetëve.
Nr.8

Pazari_vjeter_i_Korces

Në tabelën e mëposhtme, jepen të dhënat e vitit 1926, pra të rreth 80 vjetëve më parë, për prodhimin e grurit në Shqipëri sipas prefekturave.
Sipas statistikave të mbledhura në atë kohë prej T. Selenicës, botuar tek „Shqipëria më 1927“, del se prefektura e Korçës, në këtë periudhë, jo vetëm që kish prodhimin më të madh të grurit në vënd por, këtu prodhohej thuajse një e treta e gjithë grurit të Shqipërisë.

Berati, -----------40.851 kv
Dibra, --------------3.944 kv
Durrësi, -----------4.147 kv
Elbasani,----------9.987 kv
Gjirokastra, -----28.213 kv
Korça, -----------75.927 kv
Shkodra,---------40.852 kv
Tirana,--------------908 kv
Vlora, --------------8.186 kv

Gjithsej 213.015 kv
 
BK/N - Sojet e vjetra të grurit në Korçë
Natyra

 

Speciet_Triticum Treva e Korçës sipas të dhënave arkeologjike, për Shqipërinë është qëndra më e lashtë, ndërsa më gjërë, një nga qendrat më të lashta, ku konstatohet se këtu ka pas qënë kultivuar gruri. Në vëndbanimin e hershëm të Maliqit, janë gjetur kokrra gruri të karbonizuara me moshë 4000 – 4700 vjeçare.
Ndërkaq edhe në vazhdim, në shekuj, tradicionalisht dihet se treva e Korçës gjithmonë është dalluar për kultivimin e drithrave në përgjithësi dhe të grurit në veçanti. Përpara rreth 200 vjetëve të dhënat osmane tregojnë se në fshatin Rëmbec, rendimenti në drithë ka qënë rreth 5kv/ha.
Në Shqipëri nga viti 1938 kur me grurë mbilleshin gjithsej 55 mijë ha, pas 50 vjetëve (1987), sipërfaqja e mbjellë me këtë kulturë, u thuajse katërfishua dhe në këtë kuadër një peshë kryesore për vëndin, ka mbajtur prodhimi i grurit në Korçë. Në fund të viteve ’80 struktura e specieve të Triticum, ka qënë: Triticum aestivum (pra gruri i butë) 96%, ndërsa Triticum durum (gruri i fortë) dhe Triticum turgidum (rapsalli) së bashku 4%.
Për grurin e butë, Triticum aestivum, deri në vitin 1961 në strukturën varietore, merrnin pjesë në masën, 38% Grurë Kuqi dhe 23% Zhulicat, që ishin grunja të vjetra vëndi dhe të cilat kultivoheshin gjërësisht edhe në Korçë. Pas këtij viti, me introduktimin në masë të varieteteve të huaja këto grunja filluan të zhduken shpejt e shpejt dhe shohim se në strukturën varietore të kësaj kulture, në vitin 1970, Grurë Kuqi zë vetëm 2%, ndërsa Zhulicat nuk zënë më tepër se 5%.
Read more...
 
KE8/4 - Verërat e krahinës së Devollit, në fillim të shek. 19 - të
Nr.8

veshul_rrushi Udhëtarë të ndryshëm që kaluan në anët tona në këtë kohë dhe kryesisht Fransua Pukëvil (1770 – 1838) konsulli i Napoleonit pranë Ali Pashë Tepelenës, tek vepra e tij, “Voyage en Morée, à Constantinople, en Albanie, et dans plusieurs autres parties de l'Empire Ottoman”  botuar në Paris më 1805 dhe Ami Bue (1794  -1881), gjeolog gjermano-austriak, i cili konsiderohet edhe si pionier i gjeolgjisë së Ballkanit, tek vepra e tij “La Turquie d'Europe; observations sur la geographie, la géologie, l'histoire naturelle,” botuar gjithashtu në Paris më 1840, e përmëndin Devollin si një krahinë të veçantë për prodhimin rrushit dhe të verërave dhe konkretisht, Pukëvili thotë se, “ … vera Devollit është e famshme, …” ndërsa Bue thotë se, “ … vera që prodhohej në luginën e Bilishtit (Devollit) i përngjante disa verërave të pjekura të Hungarisë dhe quhej verë haremi (d.m.th. verë e ëmbël)….”


 
BK/N - Sojet e vjetra të piperkës në zonën e Korçës.
Natyra

Piperka Piperka (Capsicum anum)
Korça është, ndër zonat që ka numrin më të madh të llojeve autoktone të specit, macrocarpa. Së pari përmëndim sojin Gogozhare, që në një përshkrim të vitit 1958 thuhej se fruti kish formën e domates, të shtypur, tul të trashë, të fortë, të shijshëm dhe se gjatë pjekjes kalonte ngjyrat nga jeshil në të kuqe. Një përshkrim tjetër i vitit 1971 shton se, bima ka trup të ulët 40 cm, të trashë me shumë degëzime, gjethe eliptike, fruti ka 6-8 segmente dhe 3 fole ose rrallë 4, pjekja është gj/vonëshme deri në e vonëshme.  Një lloj tjetër piperke që gjendej dikur në Korçë (1958) ka qënë edhe e quajtura Skobuskë, me fruta të vegjël, të ëmbël, me lëkurë të fortë, të verdhë që kur piqej përskuqeshin, rezistent ndaj sëmundjeve. Përmëndet gjithashtu edhe e quajtura, Piperka e gjatë, e cila kish frut mesatarisht të gjatë konik, të verdhë dhe ekzistonte në dy lloje, djegëse dhe jo djegëse, me tul të hollë dhe bisht të shkurtër, si dhe një lloj tjetër për të cilën nuk thuhet asgjë veçse emri, Topçja. 

Read more...
 
KE7/10- Sojet e vjetra të mollës, në trevat e Korçës.
Nr.7


Molla Molla (Malus comunus)
Për mollën e Korçës, hulumtimet e bëra tregojnë, se është pikërisht malësia e Gorës ku mendohet se ajo është më e lashtë dhe shumë e vjetër. Këtu por edhe në Opar madje, konstatohet edhe një lloj molle e egër, e rrjedhur jo prej fidani por prej fare, e quajtur në gjuhën e popullit, Mollçinka. Kjo më pas shërbente edhe si nënshartesë.
Në mes të shek. 20 – të, në malësinë e Gorës gjendeshin akoma këto lloje të vjetra mollësh, e quajtura Majoshka, ajo Kulaçe, Ohrinka (me origjinë të vjetër, prej Ohri) dhe Ajvaneja. Këto konsideroheshin si shumë të vjetra. Ndërkaq, Ajvaneja gjendej në ato kohë edhe në Teqenë e Leskovikut, kurse në Pogradec gjendej një soj i vjetër i quajtur, E Shtrëmbra, e cila prodhonte mollë jo simetrike, por shumë të mira. Në Bilisht gjendej molla e quajtur, E Shënd’Ilisë, e cila kish si karakteristikë se hynte vonë në prodhim (pas 13 – 14 vjet). 

Read more...
 
BK/N - Biologji - Poezi : Vargje kushtuar një fare.
Natyra

Nje_jete_nis

Fara! Ky pra ish qëllimi i gjethes, për të rrënja punoi,
Ky pra ish qëllimi i lulëzimit, për të lulja flërtoi,
Kjo farëzë pra, është fruti i fundmë, jeta vetë,
Kjo bucelëzë e çuditshme e forcës, enigmë përjetë!


Për të rrënja thithi, për të burbuqi çeli dlirë,
Botë, brenda botës, brenda botës, përfshirë.
Kjo pra është fara, mbrujtja e Perëndisë,
Misteri i jetës, parabola e pafundësisë.

 

G. S. Galbraith.

Shqipëroi: Ilia V. Ballauri.

 
BK/N - Meteorologji: Mbi klimën në Fushën e Korçës (Një studim i vitit, 1981)
Natyra
Në vitin 1981 nga ana e Akademisë së Shkencave, Institutit hidrometeorologjik, me autorë R. Naçi dhe I. Kreste, është kryer një studim tepër i dobishëm dhe i plotë (133 fq. A4) për klimën e Fushës së Korçës.

“… Në studim vëmëndja i është kushtuar pothuajse të gjithë elementëve të ndryshëm klimatikë, duke vënë theksin shpesh herë ndër më të rëndësishmet. Studimi përbëhet nga dy pjesë. Në të parën jepen kushtet fiziko – gjeografike të territorit në studim dhe faktorët që ndikojnë në klimën e vëndit. Në pjesën e dytë jepet regjimi i elementëve të ndryshëm të klimatikë, ndryshimi i tyre nëpër territor si dhe shkaqet e këtyre ndryshimeve….” (pjesë e nxjerrë nga, hyrja)

Studimi në fjalë për klimën e Fushës së Korçës, trajton çështje që lidhen me:

Read more...
 
BK/N - Meteorologji: Mbi mesataren vjetore të reshjeve, në qarkun e Korçës
Natyra

Të dhënat për klimën e 50 vjetëve më parë, tregojnë gjëndjen e mëposhtme të reshjeve për qarkun e Korçës.
Qarku i Korçës është më i thati në gjithë Shqipërinë. Sasia mesatare vjetore e reshjeve për zonën e Korçës është 722 mm, të Pogradecit është 765 mm dhe të Ersekës është 900 mm, ndërkohë kur, zona e Kuçit ka 2760 mm dhe ajo e Thethit 2747 mm reshje në vit. Pra, në këto vënde bien rreth katër apo tre, herë reshje më tepër sesa në anët tona.

Read more...
 
BK/N - Meteorologji: Mësime të meteorologjisë praktike të nxjerra nga kalendari i Korçës, 1924
Natyra

(Shënim: me qënë se gjuha në origjinal përmban arkaizma, ajo pjesërisht është sjellë në të folmen e sotme.)

…Kur retë në qiell janë të holla dhe si push (xhufkë në origj.), kjo parashikon kohë të mirë. Kur këto janë te dendura dhe lëvizin shpejt, kjo gjë paralajmëron, furtunë. Kur retë janë të bardha dhe si tufë pambuk, kjo gjë tregon se do të kemi kohë të mirë.
Kur shohim se mjegulla i afërohet sipërfaqes së tokës, kjo tregon se moti do të bëjë i mirë, kur kjo (mjegulla) ngjitet përpjetë tregon se do të bjerë shi. Në mëngjes, po të kenë bimët shumë vesë, kjo tregon se do të kemi kohë të mirë.
Hëna ka të bëjë (lidhet) shumë me motin.
Së pari forca thithse e saj e tërheq dhenë (tokën). Kur është hënë e re d.m.th. që ndodhet në anën e diellit, atëhere kjo, së bashku me diellin, pra që të dy, e tërheqin tokën dhe nga ky shkak ujërat e detrave në disa brigje largohen prej tyre, d.m.th. zbresin më poshtë (pra ndodh zbatica), dhe në disa vise ujërat e bregdetit ngjiten më lart (pra ndodh batica). Kur hëna është e plotë, ajo ndodhet në anën e kundërt me diellin, pra toka është mes diellit dhe hënës dhe, teksa kjo e fundit e thëthin nga një anë tokën, dielli  e thëthin atë, nga ana tjetër, kësisoj që ujërat qëndrojnë në vënd. Kur është hëna një e katërt e re, ose e ngrënë, lëvizjet e ujit (baticat, zbaticat) bëhen të pakta.
Së dyti, drita e hënës shkon përmes atmosferës tonë dhe na rëfen gjendjen e saj. Rrathët (në origj. cilivitë), çelësirën (kthjetësinë), kuqësirën ose nxirësirën që shikojmë rotull hënës, këto janë gjëndje të atmosferës. Kur hëna është e plotë, e çelët dhe me rreth të kuq, kjo gjë tregon mot të mirë. Po të jetë e errët dhe me dy tri cilivira (rrathë), rëfen (paralajmëron) kohë të keqe ose kohë të paqëndrushme. Në verë po të lindë hëna e kuqe, rëfen nxetësirë të madhe. Kur kemi hënë të re dhe qielli është i qartë, rëfen kohë të mirë, kur kemi hënë të re dhe koha është e turbull, rëfen se moti do të prishet.
Read more...
 
BK/N - Bujqësia - Teknologjia ushqimore: Një monografi për bimën e elbit
Bujqesia
Elbi
Korça është për Shqipërinë, atdheu i birrës dhe birra prodhohet prej elbit. Për rrjedhojë, zona e Korçës është edhe zona e elbit distik dhe ka, si traditën më të vjetër për këtë bimë, ashtu edhe njohuritë shkencore më të thella për të. Gjithmonë në zonën tonë, historikisht është mbjellë edhe sipërfaqja më e madhe me këtë kulturë bujqësore. Kohët e fundit për elbin distik prej Prof. Dr. K. Teneqexhi dhe Dr. E. Spahiu, është botuar edhe një monografi prej 111fq., me këtë përmbajtje:

Vlera ekonomike,
Prejardhja dhe botanika,
Fiziologjia dhe gjenetika,
Seleksionimi dhe prodhimi i farës,
Agroteknologjia e kultivimit,
Sëmundjet dhe dëmtuesit.

 
KE2/2 - Mbi qepën në qarkun e Korçës
Nr.2
Qepa (latn. Allium cepa L.) konsiderohet si mbreti i kuzhinës. E ka origjinën nga zonat në thellësi të Azisë. Kultivimi i saj është tepër i vjetër dhe njihej prej egjiptianëve, grekëve dhe romakëve të vjetër. Përshkruhet me hollësi prej Theofrastit dhe Plinit. Qepa përmban, kalium, natrium, kalçium, acide, sheqerna, vitamina B1,2,3,6,9,12, A, C, E, K, dhe sidomos vajra eterike me veti kurative për sëmundjet e zemrës, diabetin dhe sidomos osteoporozën. Qepa konsumohet e njomë, (qepka), e thatë (si bulb), si kokar ose edhe e konservuar

Në qarkun e Korçës njihen këto lloj qepësh.

Qepa e Tushemishtit, është dy llojesh, me luspë të jashtme të verdhë dhe me luspë të jashtme rozë, e ëmbël dhe e shijshme, me bulba të mëdha dhe ruhet për një kohë të gjatë deri në Prill-Maj.
...
Te plote lexojeni ne revista KE nr.2