MZ - Aforizma nga Zambia - Afrikë:

1. Në qoftë se nuk i ble gruas cohë për fustan aq sa duhet, atëhere dije, ajo do t'i nxjerrë kofshët sheshit.

2. Në qoftë se kërkon të shpëtosh nga mizat, atëhere, hidhe tutje mishin e qelbur që ke me vete.

MZ - Poezia: Si u krijua gruaja!
Mozaik - Te ndryshme

 

Në mitologjinë indiane, Tvastri, ose siç quhet ndryshe, Visvakarma, është artizani  dhe arkitekti i perëndive, njësoj si dhe Hefesti apo Vullkani, për të dymbëdhjetë perënditë e Olimpit. Ambientet hyjnore të perëndive indiane ishin krijuar prej tij, dhe njëkohësisht perënditë e luftës, farkëtimin e armëve të veçanta që ato kishin, ia dedikonin mjeshtërisë së Tvastrit. Gjithashtu, ai mprihte sopatën prej hekuri të Brahmanaspatit (Agnit) dhe njëkohësisht po ai, rrihte e farkëtonte shkrepëtimat dhe vetëtimat e Indras. Ai krijoi botën dhe gjithçka që ndodhet në të dhe po ai, është mbrojtësi i gjithë krijesave të veta. Ndërkaq Tvastri ishte njëkohësisht i lidhur fort edhe me njerëzit. Ishte ai, që krijoi burrin dhe po ai krijoi edhe gruan, duke i bekuar këta që të martoheshin, të bashkoheshin dhe të sillnin mbi dhè pasardhësit e tyre. (1)

Mithet thonë se kur mjeshtri, Tvastri krijoi burrin, mendoi: - “Më duhet që tani të krijoj sa më shpejt edhe gruan, mbasi vetëm kështu, puna ime do të jetë e plotë, e kompletuar.”

Dhe vërtet, pasi kaloi ndërmënd materialet me të cilat pat krijuar burrin, vështroi pastaj mirë materialet që kish dhe:


Mori,

rrumbullakësinë e hënës së plotë,
përdredhjet e bimëve kacavjerrëse,
ganxhëzat e degës së pjerrgullës,
dridhjen e barit të gjelbër të luadheve,
përkuljen e kallamit,
butësinë e petaleve të luleve,
lehtësinë e gjetheve,
shikimin e shpejtë të sorkadhes,
zellin për punë si të bletës,
kënaqësinë që sjellin rrezet e diellit,
lotët që bien prej reve,
paqëndrueshmërinë e erës,
ndrojtjen e lepurit,
kryeneçësinë e ngricës,
dinakërinë e krillës,
fortësinë e diamantit,
ëmbëlsinë e mjaltit,
egërsinë e tigrit,
shkëlqimin përflakës të zjarrit,
freskinë e borës,
si dhe të tjera të mira dhe të këqia të tilla të rralla,
dhe me to, krijoi gruan, që t’i bëjë shoqëri burrit. (2)

 

Nxjerrë dhe shqipëruar prej Ilia V. Ballauri:
1) Hindu Mythology, Vedic and Puranic,
kap.9-të, nga W.J. Wilkins, [Calcutta1900],
2) Oi laoi milane,
Ekdh. Astrapi, nga A. Papas [Athinë, 2010] fq. 253,4.

 



 
KE8/6 - Dy fabula të përmëndura nga Thimi Mitko.
Nr.8

 

Tek, „Bleta shqiptare“  Th. Mitkoja përmënd një sërë fabulash, me moral të hollë, të mbledhura në popull, ndër të cilat janë edhe këto dy të mëposhtmet (nr. 23 dhe nr. 31), që po i sjell këtu të përpunuara për nga gjuha e cila përmban mjaft arkaizma.

1. „E vërteta“
Diku ishin mbledhur katër a pesë veta dhe bisedonin. Ndërhyn në bisedë një i pasur dhe thotë se miu i hëngri thikën e hekurt të plugut. Të gjithë e besuan këtë gjë si të vërtetë.
Read more...
 
KE7/11- 12 - Mali i Thatë dhe vargjet e Lasgush Poradecit, "Fryn veriu ..."
Nr.7


Mali_i_Thate Mali i Thatë, quhet kështu mbasi me të vërtetë është i thatë. Prej tij nuk rrjedhin burime uji ose këto janë shumë të pakta dhe gjithashtu, nga ky masiv malor, nuk buron asnjë lumë a prrua që të ketë ujë, gjatë gjithë vitit. Mali i Thatë shtrihet në veri të Fushës së Korçës, një pjesë e tij vazhdon edhe matanë kufirit ku quhet Galicicë. Mali i Thatë ndan liqenin e Prespës së Madhe (në lindje të vet), nga ai i Ohrit (në perëndim). Për nga ana gjeologjike Mali i Thatë përbëhet kryesisht prej formacione gëlqerorësh të periudhës së mesozoikut.
Konfiguracioni i Malit të Thatë është tepër interesant. Nga ana e Fushës së Korçës (pra nga jugperëndimi), por edhe nga ajo e Liqenit të Pogradecit (pra nga perëndimi) ai është shumë i pjerët dhe impozant, ndërsa nga veriu dhe lindja ai ka zbritje të buta, me pllaja – pllaja.  Lartësia e tij lëviz nga 900m deri në 2287m, me një mesatare mbizotëruese në 1400m. Maja e tij nuk është e mprehtë por përkundrazi, ajo është e rrafshtë, e sheshtë dhe me gropa karstike. Të tilla gropa janë të pranishme gjithashtu edhe në anën perëndimore të tij. Maja më e lartë e tij është Pllaja e Pusit (pra maja e tij është, majë pusi!) e cila është 2287m mbi nivelin e detit. Ky mal ka një shtrirje rreth 25 km nga veriu në jugë dhe është i gjërë rreth 8km në pjesën qëndrore të vet. Mali i Thatë duket shumë bukur, si prej Korçe ashtu dhe prej Pogradeci.
Ai përmëndet thuajse në një sërë përshkrimesh historike të bëra në shekuj, prej udhëtarësh, kronikanësh apo studiuesish të ndryshëm, kur këta i referohen anëve tona. Përmëndet indirekt apo direkt, në shkrimet e lashta, në ato bizantine, në ato osmane, e deri tek shkrimet e udhëtarëve të huaj të cilët kaluan këtej, në këto shekujt e fundit.
Flora është e pasur, në pjesën jo të pjerët të malit, pra në atë lindore e veriore, dhe në mbulesën e gjelbërt të këtij mali gjenden, luadhe (ku ka edhe salep e krokus), drurë ahu, dushk si dhe shkurre të ndryshme. Kohët  e fundit ndaj pyjeve që veshin Malin e Thatë, janë bërë mjaft dëmtime ekologjike, nëpërmjet prerjeve jo të rregullta të drurëve pyjorë dhe të shfrytëzimit të gurit gëlqeror duke e ç’veshur edhe më tepër, këtë mal të thatë. Lidhur me faunën përmëndet se, përveç shpendëve të ndyshme, aty ka mjaft ujqër si dhe rrallë herë takohet edhe ariu. Ndërkaq në Goricë, që është një fshat në këmbën veriore të këtij mali, gjenden baokside hekuri dhe minerale kalçiumi dhe magnezi.
Mali i thatë ndahet prej Malit Ivan (1768m mbi nivelin e detit) prej një qafe, Qafës së Zvezdës, e cila ndan njëkohësisht edhe fushën e Korçës nga pellgu i Liqenit të Prespës. Kjo qafë ndodhet në lartësinë 1099m, mbi nivelin e detit.

Read more...
 
BK/LA - Esse - Varri me litar.
Poezia

(Nxjerrë nga punimi me titull,
...Thonë se trishtimi ka një fund...
ose
Esse sinoptike mbi botën metafizike të vëndlidjes sime, Korçës

autor:  Ilia V. Ballauri  ©
Botim personal, 2001, 517 fq.)


“Dikur në një fshat ishte bërë sebep і ligu. Ai ishte një  njeri і dhënë shumë pas parasë e intrigave, shumë і zgjuar dhe shumë і lig …”
Kështu e filloi tregimin e tij, një bostanxhi prej Korçe të cilit ja pat treguar і jati edhe ai bostanxhi, e që tani po ma tregonte mua.
Bostanxhiu, djalë bostanxhiu e ndoshta edhe brez pas brezi bostanxhi, m’і tregonte këto diku aty fushave të Korçës, tek çezma e pusit të Gllavës ndërmjet Turanit e Çіfligut, aty anës shelgjishteve ku dikur, patën qënë bostanet e famshme të fusharakëve të Korçës.
“… Nuk bëri asnjë të mirë kurrë, për vendin e tij por vetëm përpiqej të mblidhte para e të thurte intriga”, vazhdoi bostanxhiu, “duke ngatëruar me ligësitë e tij gjithë fshatin. Fshatarët e gjorë të gjitha і duronin por ajo që u rëndonte më tepër ishte nami і keq që po merrte fshati prej të ligut. Dikur fshati pat qënë і dëgjuar deri në mbretëritë e tjera për zarzavatet por tani, me namin e të ligut njeri nuk afrohej e për të, të gjithë theshin: - Larg të ligut!”
Por erdhi koha dhe і ligu u mplak si të gjithë, zuri shtratin dhe po lëngonte dhe ai çastet e fundit.
“U mblodhën fshatarët”, vazhdoi të më tregonte bostanxhiu, “dhe thanë: ç’të bëjmë, і mirë і keq fshatar e kishim, njeri është dhe ai, të vemë ta pyesim sipas zakonit, ç’dëshirë të fundit ka e ta përcjellim si njeri në botën e hijeve.”
“Dy më të moshuarit, kur dolën nga shtëpia e të ligut me kapellat në dorë dhe kokat jashtë që u zbardhnin, nuk folën shumë por thanë: - Eh dha shpirt, na falenderoi e na tha që ndofta edhe belara ju kam sjellë se jeni njerëz të mirë por dëshira time e fundit është që kur të më varrosni, të më vini një litar në qafë dhe fillin e litarit ta nxirrni mbi varr se dua të kem lidhje me botën e të gjallëve, vdekja nuk më pëlqen.
“Pa u menduar shumë të mirët njerëz, pasi hodhën edhe lopatat e fundit me dhè të freskët mbi varr, nxorën me kujdes jashtë fillin e litarit dhe kështu tashmë të qetë, filluan jetën e përditshme me punë e nder, me fjalë të ëmbla e gojën mjaltë, rropateshin për bukën e fëmijëve por luftën më të madhe e bënin për të rregulluar namin e fshatit. Punonin të varfrit njerëz e nuk ndiheshin”, më thesh bostanxhiu, “edhe fëmijët e djepit e ndjenin barrën e përbuzjes e të namit të keq por të gjithë theshin: - S'ka gjë, me punë e nder e me faqe të bardhë, në mos sot nesër, të gjithë rreth e rrotull do ta kuptojnë se ne nuk jemi fajtorë. Fshatar e kishim…

Read more...
 
BK/SHJT - Folklor - Mihal Gora (c1700 - 1790): Poema e zisë së bukës në qarkun e Korçës, v. 1740
Historia

I (1 - 4)
Ati ynë, që në qiell lart qëndron,
mos kujto, se goja më gabon,
mos kujto se flas pa menduar,
mos më paragjyko, pa m’dëgjuar,
hidhërim të fortë, të vërtetë vrer,
prej shpirtit, i detyruar do nxjerr.

E pafuqishme është fjala, e thatë,
nuk ka përmasa, ësht’ frymë e ngratë,
nuk mund, të shprehë, të rijapë,
ato rrethana Koha e keqe, solli
ato ç’ka dikur KohëShkreta, k’tu volli.

II (5-8)
Nuk kam këtu si qëllim,
që ngjarje të rrëfej, a tregim,
por brezave plot ngashërim,
dua tu them me disa fjalë,
tu them të dinë të kujtojnë,
të dinë dhe mirë të tregojnë,
ato që koha dikur këtu hodhi,
gjthçka që uria na rrëmbeu, na vodhi. 

Read more...
 
BK/SHJT - Folklor - Th. Mitko: Djalli dhe i biri
Sociale

 

Djalli me të birin ishin duke udhëtuar nëpër botë. Në rrugë e sipër kalojnë pranë një fshati i cili dukej se ndodhej në ditë të gëzuara. Dëgjoheshin nga larg këngë, kërcime, vallëzime e gëzime.
Duke parë këtë gjëndje, djalli i tha të birit, - Leri mos i ngacmo, leri të gëzohen-.
I biri i djallit u përgjegj, - Dakord, po shkoj e po afrohem pak, vetëm për të pirë ujë.
Aty ku vajti e piu ujë, i biri i djallit pa zonjën e shtëpisë që po gatuante bukë. Për të punuar në qetësi, ajo kish lidhur pas një huri, kryedashin e shtëpisë. I biri i djallit pasi piu ujë mirë e mirë, s’iu durua por vajti dhe e zgjidhi dashin e lidhur.

Read more...