MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Vjedhës nuk është vetëm ai që i hedh vajit ujë por,
Vjedhës është edhe ai mjeshtër a mësues që nuk mëson nxënësit e vet.

 


 
Shumë është folur dhe shkrojtur për aktivitetn tregtar të voskopojarëve. Zakonisht përmenden tregtarë të mëdhenj, të suksesshëm dhe për ta përshkruhet se ç’përmasa kapitalesh arritën të venë duke sjellë këtu si shëmbull të padiskutuar shpesh, familjen e Sinave.
Flitet dhe shkruhet gjithashtu, se ata punonin anë e kënd Ballkanit dhe Evropës Qëndrore por nganjëherë nga përsëritja e shpeshtë e këtij mendimi që mjaft autorë të ndryshëm і referohen njëri tjetrit, nuk  krijohet ideja e thellë e punës, trapitjes, mundit, përpjekjes, rreziqeve që ata kalonin.
Siç do ta shohim më poshtë, është e vërtetë pra se ata punonin shumë dhe dërsitnin shumë, për të arritur e grumbulluar ato pasurira për të cilat flitet.
Ata punonin dhe puna e tyre jo vetëm që kërkonte një lodhje të pashëmbullt fizike por, duhej që njëkohësisht ata të kishin ngritje për të përballuar mekanizmat e stërholluara financiare që janë aq të domosdoshme të njihen, për të patur sukses në tregti, duhej të dinin disa gjuhë për të komunikuar ngado që ata shkonin e tregtonin, duhej t'i dinin ndofta disa prej tyre madje edhe me shkrim, për të zhvilluar korrespondencën e cila është aq e vlefshme dhe një element bazë në lidhjet tregtare, duhej të dinin mirë rrugët, zonat dhe popullatat ku kalonin e shkonin dhe sidomos doket dhe zakonet e tyre, për të patur një prani sa më reale dhe të suksesshme në dhënie-marrjen me këto zona, pra duheshin shumë, shumë gjëra.
 

Jemi në vitin 1697.
Një familje nga Voskopja, zhvillonte aktivitet të gjërë tregtar me Venetikun. Për të krijuar një ide, sesa e punonin këta njerëz tregtinë për të arritur aty ku ata arritën, po і referohemi korrespondencës tregtare të tyre, që nxorri nga arshivat e Venetikut  (ish Republikës së Shën Markut) para rreth 80 vjetësh, doktori në filozofi dhe letra, V. Papahaxhi, botuar pastaj tek : “Aromanii Moscopoleni si comertul venetian”, Bucuresti 1935.

 

Familja Gjeorgji nga Voskopoja, në tregtimin e mallrave që bënte në atë kohë, për në drejtim të Evropës, nëpërmjet rrugës detare të Adriatikut, duke і nisur ato nga skela e Durrësit, kishte në Venecie edhe axhentin e vet tregtar të quajtur, Gjeorgji Kumano.
Gjergji Kumano nuk dihet se prej nga ishte por me sa kuptohet prej emrit dhe prej lagjes ku ai banonte indirekt del se ai, ishte prej trevave të Ballkanit.
Ai banonte në Venecie siç del edhe prej korrespondencës, në lagjen San Provolo, diku aty pranë kishës së Shën Zaharisë që, duke kaluar nëpër Salizzada (shkallën), arrihej pastaj, në Campo San Filippo Giacomo (sheshi і Shën Filipit), duke dalë më pas në, Calle degli Albanesi (rrugën e shqiptarëve), dilej tek, Riva degli Schiavoni (lumi і sllavëve) ku aty pranë ishte kisha, San Giorgi dei Greci ( Shën Gjergji і grekëve) dhe Seminari apo Kolezhi shumë і njohur Flangjinian (ku për 17 vjet pat qënë drejtor eruditi prej Voskopoje Joani Kalqeu) dhe përfundohej pra kështu, pranë të famshmes, A. de Ponte, pra prapa pallatit të dogëve të quajtur, Dandolio.

Read more...

 

 


“Pazari i plaçkave”

Skicë.

Ka qënë dikur, në vitet ’40, ’50, dhe ’60, një pazar tepër i veçantë në Korçë (që ndofta mund të ketë qënë edhe gjetkë) që thirrej a quhej, prej popullit ashtu thjesht, “Pazari i plaçkave” dhe që zhvillohej ditën e shtunë.
Ky pazar që shtrohej rrugicave të pazarit të vjetër të Korçës, rrugica këto që një pjesë e mirë e tyre, ekzistojnë akoma dhe janë dëshmitare, ishte një pazar i mallkuar, që më vjen prej zemre të them, që mos qoftë dhe, që kurrë mos e sjelltë rrota e historisë, që të përsëritet për këdo dhe kudo, as edhe për hasmin.
Pazari në fjalë ishte një lloj nxjerrje publike e një pjese të popullit të Korçës, për poshtërim përpara gjithë gjindjes, njësoj si bëhej dikur, në kohën e feudalizmit, kur për poshtërim, njerëzit të hipur në një tribunë dërrase, në qëndër të qytetit, aty në shesh, nxirreshin përpara gjindjes për tu poshtëruar, duke u rrahur aty me kamxhikë dhe për tu pështyrë pastaj prej masës tjetër të popullit. Pazari ynë pra, ishte një lloj salle inkuizicioni, një lloj hipjeje në stivën e druve për poshtërim, por pa ju vënë flaka, një lloj nxjerrjeje përpara litarit për poshtërim, por pa u varur në litar, apo përpara gijotinës por, pa tu prerë koka, e pra ishte një vajtje deri në buzë të greminës dhe një kthim prapa, një qëndrim i tmerrshëm aty buzë varrit të hapur, për të lënguar dhe këto të tëra, për një copë bukë.
Ishte pra pazari i dikurshëm në Korçë, i plaçkave, një lloj dënimi publik, njësoj si lithovolisja, pra dënimi i gjuajtjes me gurë që ishte aq i zakonshëm në kohët romake dhe kjo, durohej vetëm për një fetë bukë.
Pazari në fjalë, ishte pazari ku shitej vlera e njeriut, dinjiteti i tij, personaliteti, respekti, karakteri i tij dhe pastaj aty blihej, vetëm një copë bukë.
Aty shitej, mundi i jetës, djersa e viteve, ekonomia e familjes dhe blihej shbërja, denigrimi, mbetja në dërrasë dhe këto për një fetë bukë.
Aty shitej, ngritja, niveli, kultura, edukata, arsimimi, formimi, sjellja, finesa, qytetërimi, historia, ëndrrat, dëshirat, familja, fisi e soji, gjithë durim, në heshtje, buzëkafshuar dhe në ballafaqim, me ashpërsinë e injorancës të ngritur në piedestal, me hijen djallzore të përndjekjes, me brutalitetin e pamëshirshëm të çizmes me thumba, me tmerrin e kërcënimit me burgje dhe këneta, me zhdukje një herë e përgjithmonë, etj,. Të mjerët njerëz, ktheheshin në mbrëmje pastaj në gjirin e familjes së tyre të persekutuar, vetëm me një copë bukë, për të mbijetuar.
Pazari në fjalë, u krijua prej masës së popullit që më parë jetonte relativisht mirë, masë kjo e cila me hyrjen e ngjyrës së kuqe në gjithë qelizat e jetës së përditëshme, duke mbetur pa bukë, u detytrua që të mbijetonte dhe të shiste aty, gjithçka, për një copë bukë.

Read more...

 

 

Të dhënat historike dëshmojnë se turqit nën komandën e Evrenos Pashës, pushtuan krahinën e Devollit në vitin 1381 dhe pastaj, katër vjet më vonë më 1385, nisën një fushatë me 40 mijë ushtarë të komanduar prej Hajredin Pashës dhe pushtuan zonën e Korçës, deri në afërsi të Beratit. Pra Devolli dhe Korça, ranë në duart e Perandorisë Osmane, thuajse një shekull më parë sesa të binte Kruja e cila u pushtua më 1478 pasi rezistoi një vit e rrethuar.
Evrenoz Pasha ose, Gazi Evrenoz që pushtoi Devollin, konsiderohet si njeriu me jetën dhe karrierën ushtarake më të gjatë, në gjithë administratën osmane. Ai jetoi, 129 vjet (1288 – 1417) dhe shërbeu si komandant për tre sulltanë dhe për dy princa. Ai udhëhoqi fushata të shumta në, Rumeli, Thrakë, Thesali, Maqedoni, Shqipëri dhe Sërbi.
Hajredin Pasha, emri i plotë i të cilit ishte Çandarli Kara Halili Hayrredin Pasha, konsiderohet si themeluesi ose dinasti i parë, i dinastisë së njohur ushtarake turke Çandarli dhe ishte i pari vezir i madh (1364 – 1387), i emëruar ndonjëherë në Perandorinë Osmane. Të 22 vitet e qëndrimit të tij në këtë post konsiderohen si koha më e gjatë që ka qëndruar në pushtet një drejtues me titullin, vezir i madh.
Në një formë ose në një tjetër, të dy këta ushtarakë, mund të konsiderohen edhe si administratorët e parë osmanë në zonën tonë. 


 


Sipas  Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, tek vepra, “Esnafet shqiptare” bot. 1973, e Z. Shkodrës, jepen këto të dhëna, lidhur me popullsinë e kësaj kohe (fillimet e shek. 15-të dhe të 16-të), citojmë:
" ... Kasabatë [qytet] tona kishin më tepër pamjen e fshatrave të mëdha, që kryenin njëkohësisht edhe funksionet e tregjeve lokale. Popullsia e tyre lëviste midis 1000 – 4000 banorëve, fakt që vërehet në tabelëne më poshtme, në të cilën po të llogaritet një shtëpi me nga 7-8 persona, pasqyrohet drejt kjo gjëndje ..."

 

Qytetet

Fillimi i viteve 1400

Fillimi i viteve 1500

Gjirokastra

121 shtëpi  [847,  banorë]

143 shtëpi  [1001, banorë]

Berati

175             [1225]

572             [4004]

Kanina

216             [1512]

514             [3598]

Permeti

42               [294]

260             [1820]

Këlcyra

100             [700]

514             [3598]

Kruja

125             [875]

154             [1078]

Korça

 97              [679]

108             [756]


Shënim: Të dhënat për Korçën janë nxjerrë nga hulumtimi ynë, Mbi popullsinë e qytetit të Korçës, për gjatë 500 vjetëve (1431 – 1927) – Shih Korça Encyclopedica, nr. 7/22


 


(Skicë, nxjerrë nga punimi me titull;
... Thonë se trishtimi ka një fund ...
ose,
Esse sinoptike mbi botën metafizike të vendlindjes sime, Korçës.
autor, Ilia V. Ballauri
Botim personal, 2001, 517 fq.) 



Vendi ku u linda dhe u rrita, për herë të parë në botë për të gjitha kohërat, epokat, stadet dhe sistemet që ka kaluar njeriu, pra për herë të parë në historinë e njerëzimit, u shpall dikur me kushtetutë, vend ateist.
Prishja e Shën Gjergjit në Korçë, për mua që u rrita në oborrin e kësaj kishe, është një ngjarje e freskët, sikur ndodhi dje, ndonëse që atëhere kanë kaluar rreth pesëdhjet vjet.
Kjo kishë, për komunitetin e krishterë të qytetit tonë ishte e shenjtë sa s’bëhet, ndërsa për atë mysliman ishte gjithashtu një burim krenarie qytetare, një perlë bukurie dhe një objek і nderuar kulti.
Kisha e Shën Gjergjit pra ishte si të thuash simboli і qytetit tonë.(1)
Me stilin e vet neoklasik, një kishë tepër e lartë për kohën e vet, me një arkitekturë tepër të bukur, ndërtuar me gurë të gdhendur graniti ngjyrë gri, e lidhur me shufra plumbi, me çatinë e mbuluar prej një llamarine të veçantë, me bordurat e hatullave plot dekoracione  arabeskash dhe asteresh, me kupolat e mëdhaja e sferike, me fasadën plot xhame ngjyra ngjyra, e sidomos me hyrjen ku në krye të shkallëve lartësoheshin një sërë kollonadash të lidhura me njëra tjetrën nëpërmjet harqesh tepër të bukur, Shën Gjergji tonë ishte  një ndër pikat ku lartësohej përpjekja e korçarëve për të arritur perëndimin, Evropën. Nuk llogaritej floriri që kishte derdhur për ndërtimin e saj, bamirësi і qytetit tonë, і ndjeri Tasi Lakçja.
Vetëm polielet apo abazhuret e kishës së Shën Gjergjit, përbëheshin prej mijëra xhamesh kristali, të thurura plot shije, në disa kombinacione të pabesueshme për nga bukuria, që unë këtu nuk di se si t’i përshkruaj.
Oborri і kishës ishte і madh, і gjërë dhe mbaj mënd se në të kish plot lule, veçanërisht “shpatore”, najazma, etj. Por mbi të gjitha, aty lartësohej një plep gjigand dhjetra vjeçar.
Deri sot, në jetën time, ndonëse thuajse të gjitha pyjet nga Martaneshi në Kolonjë і kam shëtitur shumë herë, nuk kam parë pemë të çfarëdo lloji qoftë, më të lartë, më gjigande, më madhështore, me diametër trungu aq të trashë, me shtrirje aq mbulonjëse të degëve, sa plepi і Shën Gjergjit.
Të gjitha këto madhështi të qytetit tonë së bashku edhe me plot të tjera, një ditë prej ditësh u shkatërruan që nga themelet.
Ndërkohë, prishja e Shën Gjergjit u bë disi e veçantë. Në fillim u vu dorë mbi kishën, u thyhen ca xhame, u zhvesh nga brenda, u prish disi çatia, e pastaj gjithë veprimet u ndërprenë. U la për një periudhë mësymja ndaj tempullit të perëndisë. Rrënimi u la pra për një farë kohe në heshtje. Përse, unë nuk e di. Ne si të vegjël që ishim, dëgjuam në atë kohë të thuhej, se brenda në kishë ishte shfaqur, vërtitej e vinte rrotull, plot ankesë, hija e një vajze të bukur, të veshur krejt në të bardha.
Pas disa kohësh, qetësia për prishjen e kishës u prish. Rrebeshi і shkatërrimit і nxori Shën Gjergjit të Korçës, themelet.
Madje edhe më tepër akoma, ndodhi ashtu siç e thotë dhe latini :
Etiam periere ruinae!!! (2) (Gurët e saj përfunduan në mbushjen e shtratit të lumit të Korçës diku aty pranë spitalit, në vëndin ku hidhej kryqi, duke ndërtuar një të ashtuquajtur kënd sportiv.)
Eh, në atë kohë ndodhën gjëra shumë të papëlqyera. Mëshiro o Zot, popullin e qytetit tonë!
U krijua pra, і pari shtet në botë ku besimi ndaj perëndisë dënohej me ligj. Kudo shahej e përtallej Zoti, kudo thuhej se duhej hequr dorë prej tij, kudo tregohej e thuhej se si një tjetër njeri і ri, po lindte, … po shfaqej mbi dhè. Vot tam v garizontje. (3)
Dhe me të vërtetë, një tjetër njeri u lind!!

Read more...

 

Sheshi_Teatrit_Budapest VaroshMarty
Kisha_e_Budapestit
Sheshi Varosmarty i Pestit ka një histori të veçantë që lidhet edhe me punën e një tregtari voskopojar.
Kështu, zona në veri të murit rrethues mesjetar verior të qytetit të Pestit, jashtë Portës së Vaçit ku shtrihet sot ky shesh, për një kohë të gjatë ishte e pa banuar. Deri aty nga gjysma e dytë e viteve ‘700, aty nuk kish vetëm disa godina shtetërore, si “Zyra e të tridhjetës”, ndërtuar aty rreth vitit 1780 dhe prej së cilës rridhte edhe emri i sheshit, d.m.th. Dreyssigstamt Platz,  “Zyra e Kripës” dhe ndonjë objekt tjetër. Këtu ishin spostuar gjithashtu edhe vendet e shkarkimit të mallrave, gjë që dikur bëhej në qëndër të qytetit.

Read more...

 

I (1 - 4)
Ati ynë, që në qiell lart qëndron,
mos kujto, se goja më gabon,
mos kujto se flas pa menduar,
mos më paragjyko, pa m’dëgjuar,
hidhërim të fortë, të vërtetë vrer,
prej shpirtit, i detyruar do nxjerr.

E pafuqishme është fjala, e thatë,
nuk ka përmasa, ësht’ frymë e ngratë,
nuk mund, të shprehë, të rijapë,
ato rrethana Koha e keqe, solli
ato ç’ka dikur KohëShkreta, k’tu volli.

II (5-8)
Nuk kam këtu si qëllim,
që ngjarje të rrëfej, a tregim,
por brezave plot ngashërim,
dua tu them me disa fjalë,
tu them të dinë të kujtojnë,
të dinë dhe mirë të tregojnë,
ato që koha dikur këtu hodhi,
gjthçka që uria na rrëmbeu, na vodhi. 

Read more...