Aforizma - Jorge Luis Borges

 

Gjithmonë paradisin e kam imagjinuar si një lloj biblioteke.
*
Si paradisi ashtu dhe feri më duken si shume, qoftë per të shpërblyer qoftë për të ndëshkuar. Veprimet e njerëzve nuk meritojnë as njërën as tjetrën.
*
Një përkthim asnjëherë nuk është besnik ndaj origjinalit.
*
Të biesh në dashuri, do të thotë të ndërtosh një lloj besimi ndaj një perëndie që një ditë, do të bjerë.
*
Asgjë nuk është ndërtuar mbi gur, të gjitha janë ndërtuar mbi rërë, por ne duhet të ndërtojmë, sikur ndërtojmë mbi gur.
*
Çapitem aq ngadalë, njësoj si dhe ai, që vjen së largu dhe që nuk pret, që të arrijë kurkund.
*
Të pranosh të panjohurat, do të thotë që, të gjitha gjërat të jenë të mundëshme, edhe Zoti edhe Trinia e Shënjtë. Bota që jetojmë është aq e çuditshme sa gjthçka mund të ndodhë dhe mund të mos ndodhë. Duke pranuar të pa njohurën, i jap mundësi vetes të jetoj në një botë më të madhe, më fantastike, në një lloj bote misterioze. Dhe kjo gjë, më bën që të jem më tolerant.
*
Kur vjen fundi, njeriu nuk ka më fantazi dhe imagjinatë, ka vetëm fjalë, fjalë.

 

KE11/8 - Biçikletat italiane Benotto, në Korçë.
Nr.11

 

Biçikletat Benotto, e fillojnë historinë e tyre që më 1931, kur edhe u bënë të famshme në gjithë botën. Kjo firmë u themelua në Torino prej një çiklisti 24 vjeçar, me famë botërore, të quajtur Giancinto Benotto.
Firma Benotto, prodhoi biçikleta për njëzet vjet me rradhë në Evropë, madje fitoi edhe tre herë kampionin, si biçikleta më e mirë në botë. Me biçikletën Benotto arritën suksese në gara dhe ture, një sërë çiklistash të mëdhenj të atyre kohëve dhe paskëtaj prodhimi i saj u zhvendos në Meksikë, në tregje të reja dhe gjithë sukses edhe në Amerikën Latine.
Ndërkaq, biçikletat Benotto kanë historinë e tyre edhe në Korçë. Këtu ato filluan të tregtohen më 1936 ekskluzivisht, prej vëllazërisë, Petraq dhe Marko Katro.
Në aktin e sekuestrimit të pasurisë së palujtshme dhe të lujtshme të Marko Katros, në ditën e arrestimit të tij nga sistemi komunist, ishin të regjistruara edhe 29 bicikleta te markës “Benotto” dhe një numër më i madh, në aktin e sekuestrimit për Petraq Katron.


Bicikleta_Benotto

 
BK/SHJT - Mbi vajtje - ardhjet, Librazhd - Korçë, gjatë viteve '70. Skicë
Sociale

 

“I pendolari”, i quajnë në Itali, punonjësit që për të arritur në vëndin e punës, u duhet të lëvizin, të bëjnë një rrugë të gjatë ndoshta dhe me orë, vajtje pra dhe kthim, njësoj si penduli apo lavjerrësi i orës. “I pendolari”, pra pendularët, janë punonjësit – lavjerrës (në qoftë se mund të shprehemi kështu).
Dikur, dekada më parë, Korça si rreth kish për detyrë që të mbulonte me specialistë, pra me intelektualë, një sërë rrethesh të tjera të afërta ose të largëta, si Ersekën, Pogradecin, Gramshin, Librazhdin dhe pjesërisht Skraparin, Pukën, Peshkopinë dhe rrallëherë edhe Kuksin ose Tropojën.
Të gjithë këta kuadro (siç quheshin atëhere) pasi mbaronin universitetin, caktoheshin larg, të detyruar të punonin në këto rrethe, pa afat, për një sërë të papërcaktuar vitesh pra për sa kohë kish nevojë atdheu (si thuhej atëhere). Shumica e këtyre kuadrove, shpesh ndodhte që të punonin kështu larg Korçës edhe mbi njëzet vjet ose, të nguliteshin një herë e përgjithmonë në këtë mënyrë, larg saj.
Read more...
 
KE1/38 - Disa prej markave më të njohura të biçikletave të përdorura në Korçë.
Nr.1

 

Disa prej  markave më të njohura të biçikletave të përdorura në Korçë janë këto të mëposhtmet.
‘Herkules’ prodhim angles, biçikleta me dy hekura, me goma të trasha, të rënda, të cilat numuroheshin në majë të gishtave, prodhim i viteve ’20[?], ’30.
‘Gana’, ‘Dei’, ‘Legnano’ dhe ‘Bianchi’’,  prodhim italian, qarkulluan në qytetin tonë para luftës së dytë botërore (vitet, 30-40), në dy forma, mashkull pra me hekur dhe femër. Zinxhirin e kishin të futur në kuti. Ishin kryesisht biçikleta me shtat të mesëm dhe të ulët. Shënim: lartësia e biçikletës varej prej madhësisë së diametrit të rrotave, (26-she  apo 28-she), por edhe prej stilit të ndërtimit të trupit.
Zis’ dhe ‘Moskviç’, prodhime ruse (Bashkimi Sovjetik), të parat të larta, mashkull, me freno ‘kondër’, zinxhir të pambuluar, timon të hapur, të dytat mesatare, mashkull dhe femër, qarkulluan kryesisht në vitet ‘50.
Mifa’, ‘Diamant’,  prodhim i ish-DDR, pra Gjermanisë Lindore, mashkull dhe femër, të larta, mesatare dhe të ulta, kryesisht me freno ‘kondër’ dhe goma relativisht pak më të trasha se normalet, qarkulluan në vitet, ’50, ’60, ’70.
Read more...
 
KE8/8 - Numri i automobilave në Korçë më 1926.
Nr.8

 


Numri i automobilave sipas T. Selenicës tek, punimi i tij me titull, "Shqipëria më 1927", në disa qytete të Shqipërisë më 1926, ka qënë:

Berati, 15
Durrësi, 34
Elbasani, 17
Gjirokastra, 25
Korça, 48
Shkodra,  43,
Tirana, 85
Kukësi, 0
Peshkopia, 0



automobil_1920

Read more...
 
KE5/8 - Pikat postare në trojet e qarkut të Korçës, nga viti 1912 deri në vitin 1940.
Nr.5

  VulaStarove
Më 1914 nga gjithsej 19 pika postare që kish vëndi, në zonën tonë kanë qënë këto pika:
Korçë
Qukës
Starovë.

Më 1922 nga gjithsej 47 pika postare që kish vëndi, në zonën e Korçës kanë qënë këto pika:
Korçë
Bilisht
Kolonjë (Ersekë)
Pogradec
Leskovik.

Këtu jepet një vulë postare e vitit 1913 e pikës postare të Starovës (sot Buçimas).

Të plotë lexojeni tek KE5/8

 
KE2/35 - Rruga e moçme e karvaneve
Nr.2
Rruga e moçme e karvaneve, Vlorë-Berat-Voskopojë-Korçë dhe mallrat që transportoheshin.

karvanet2 Zona e Korçës lidhej në Adriatik me dy skela, atë të Durrësit dhe të Vlorës.

Skela kryesore për tregtarët e anëve tona dhe sidomos për ata voskopojarë ka qënë skela e Durrësit.
Ndërkaq një tregëti e konsiderueshme zhvillohej edhe duke shfrytëzuar skelën e Vlorës. Kish itenerar direkt dhe karvanet shkonin e vinin Korçë – Vlorë, duke shpënë mallra për eksport dhe duke sjellë mallra nga importi, (Venetiku dhe më gjërë) për nevojat e zonës.

Berati lidhej si me Durrësin ashtu dhe me Vlorën, madje me këtë të fundit kish më tepër dhënie marrje.
Read more...