Nr.11
|
Qershia është një frut që nuk i duron dot ruajtjes dhe konsumit gradual. Asnjë frut tjetër nuk mund të prishet aq shpejt sa prishet qershia. Po qe se nuk konsumohet brenda pak ditëve pas vjeljes, ajo fillon e prishet, kalbet, vyshket, humbet turgorin (freskinë), shijen, madje edhe ëmbëlsinë. Ndryshe ndodh me mollën, me ftoin, me dardhën, madje edhe kumbulla duron me tepër dhe prishet më pak se qershia.
Për më tepër tradicionalisht, mollët, dardhat, ftonjtë, kajsitë, kumbullat e pjeshkët, bëheshin edhe oshafka, qershitë përkundrazi as oshafka nuk mund të bëhen.
Ndërkaq, kur ndodh që prodhimi i qeshive të jetë i bollshëm, përveç konsumit të çastit në tavolinë, një zgjidhje që prodhimi të mos vejë dëm dhe për ta konsumuar atë më vonë pra gradualisht, është përgatitja e glikosë me kokër të plotë dhe e reçelit pelte prej qershive.
Përgatitja e glikosë me kokër të plotë të qershisë, sipas traditës sonë në Korçë është e thjeshtë.
Së pari, përgatitet sherbeti, i cili bëhet i trashë dhe me pak ujë.
Pasi janë qëruar qershitë prej farave, zakonisht me ndihmën e një karfice, e cila nuk dëmton dhe nuk prish formën e kokrës, qershitë hidhen në sherbet për tu zierë, për një kohë të shkurtër aq sa edhe të mbajnë gjëndjen (apo konstitucionin) e tyre siç thuhej dikur, “kreko” pra të pa prishur.
|
Read more...
|
|
Nr.4
|
Peshku me famë i liqeneve tona (Pogradec e Prespë) është endemik dhe i rrallë (pra lokal, që nuk gjendet gjetkë) tepër interesant dhe ka një origjinë të lashtë.
Korani ose si quhet latinisht Salmo letnica, i përket familjes së Salmonideve dhe sipas studimeve, në liqen, ai ndahet në disa lloje të cilat nuk përbëjnë specie më vete por përbëjnë, të themi, populacione të ndryshme të të njëjtës specie, që dallohen mes tyre, vetëm nga koha e riprodhimit, kështu:
Salmo letnica balcanus, bie në rriprodhim, pra i jep vezët, në dimër.
Salmo letnica typicus, po ashtu bie në riprodhim vezësh në dimër por, me një muaj ndryshim të paktën, me balcanicus. Ky populacion zhvillohet më tepër në brëndësi të liqenit. Megjithëatë ka raste që u afrohet brigjeve për të kërkuar ushqim.
Salmo letnica aestivalis, bie në prodhim vezësh në periudhën maj- qershor. Ky populacion konsiderohet se kërcënohet të zhduket prej peshkimit pa kriter.
|
Nr.9
|
Fasulja (Phasoelis vulgaris)
Korça konsiderohet si ndër zonat që ka pas prodhuar fasule të mira, të shijshme dhe të shumëllojshme. Populacionet e fasules së trevës tonë kanë qënë të shumta, madje edhe sot, një sy i hedhur në tregun fshatar, tregon për vazhdimësinë e shumëllojshmërisë së populacioneve tona për këtë bimë.
Ja disa të dhëna përshkruese për sojet e fasuleve të zonës tonë. Më 1958 përmëndet soji, Fasulja e Korçës, për të cilën theksohej se ish varietet vëndi, me kokër të bardhë, të rrafshtë, të gjatë.
|
Read more...
|
Nr.8
|
Udhëtarë të ndryshëm që kaluan në anët tona në këtë kohë dhe kryesisht Fransua Pukëvil (1770 – 1838) konsulli i Napoleonit pranë Ali Pashë Tepelenës, tek vepra e tij, “Voyage en Morée, à Constantinople, en Albanie, et dans plusieurs autres parties de l'Empire Ottoman” botuar në Paris më 1805 dhe Ami Bue (1794 -1881), gjeolog gjermano-austriak, i cili konsiderohet edhe si pionier i gjeolgjisë së Ballkanit, tek vepra e tij “La Turquie d'Europe; observations sur la geographie, la géologie, l'histoire naturelle,” botuar gjithashtu në Paris më 1840, e përmëndin Devollin si një krahinë të veçantë për prodhimin rrushit dhe të verërave dhe konkretisht, Pukëvili thotë se, “ … vera Devollit është e famshme, …” ndërsa Bue thotë se, “ … vera që prodhohej në luginën e Bilishtit (Devollit) i përngjante disa verërave të pjekura të Hungarisë dhe quhej verë haremi (d.m.th. verë e ëmbël)….”
|
Nr.4
|
Pastiçeri në Korçë në këtë kohë, kishin:
Vëllezërit Dh. Bika, Evangjel Gjika, Kristo Lubonja, A. Mihail, Gjergji Mihail, K. Mihail, Anastas Tahula.
Restorante në këtë kohë, kishin:
Vasil Ilo, Mihail Pando, Vëllezërit Çingo.
|
Nr.3
|
Kërnacka = lloj qoftesh të stërgjatura të përgatitura me mish të grirë dhe të pjekura në skarë. Haeshin kryesisht si fast food, të ngrohta duke u shoqëruar edhe me qepë, kripë dhe rigon.
Sheqerka = karamele
Stapka = lloj karamelesh të gjata të holla me madhësi afërsisht sa të lapsit, me shumë ngjyra që konsumoheshin kryesisht prej fëmijëve duke u lëpirë.
Mafishe = lloj ëmbëlsire e thatë e sheqerosur që përgatitej me të bardhën e vezës, shumë e butë, e lehtë dhe e asimilueshme.
Këndeska = një lloj produkti prej sheqeri të shkrirë ngjyrë të kuqe e derdhur në formën e këndezit apo pulës, që ishte e ngulur në një copë kleçkë. Konsumohej kryesisht prej fëmijëve, duke e lëpirë njosoj si edhe stapkat.
Mollkat me sheqer = ishin mollë të vogla, të ziera dhe të lyera me sheqer të shkrirë, ngjyrë të kuqe, të ngulura në një kleçkë, që konsumoheshin edhe këto kryesisht prej fëmijëve.
|
Read more...
|
Nr.4
|
Manat e zeza (Lat. Morus nigra) janë veçanërisht shumë të përhapura në dy fshatra Drenovë dhe Boboshticë. Nuk ka vënd tjetër në Shqipëri që të jetë aq i lidhur me manin e zi, sa janë banorët e Drenovës dhe të Boboshticës dhe kjo është një gjë interesante. Pse, si, qysh dhe kur, ky lloj mani është aq i dashur për këto fshatra është një enigmë. Për këtë gjë, nuk ka patur asnjëherë një studim shpjegues, shkencor, të thellë dhe bindës, por vetëm supozohet.
Sidoqoftë, nga ana botanike mani i zi është një specie që origjinon nga Azia perëndimore, Kaukazi, Armenia, Irani, etj, dhe në Evropë është introduktuar dhe kultivuar fillimisht në Mesdhe, qysh në kohët antike. Mani i zi është një bimë dhekaheksaploide me një numër shumë të madh të kromosomeve (2n = 308), ëshë bimë monoike, vetë fekonduese, lulëzon në pranverë dhe krijon fruta deri 25mm. Mani i zi arrin lartësinë deri 20m dhe sipas literaturës rron deri 200 vjet por, disa burime thonë se rron deri 500 vjet.
Në Drenovë dhe Boboshticë, këto shifra duket se nuk qëndrojnë mbasi manat aty, duken se janë shumë, shumë të vjetra ndofta qysh para sundimit turk. Sidoqoftë, kjo gjë do studime. Një burim i vitit 1888 që përshkruan manat e Drenovës dhe të Boboshticës i konsideron ato që atëhere si: “…mana të vjetra me fruta të kuqe në ngjyrë mellani, prej nga banorët prodhojnë një pije alkolike (raki) me vlerë…”
Manat e Drenovës dhe Boboshticës kanë qënë shumë të dashura edhe për piktorin Vangjush Mio i cili, peisazhin e tyre e ka hedhur në telaro disa herë.
Mani i zi, me ngjyrën e vet të kuqe gjak të frutit, përmëndet edhe në mithet e botës së lashtë, madje në një idil dashurie shumë të bukur.
|
Read more...
|
Nr.2
|
Një ndër mënyrat e përgaritjes në Korçë të byrekut me mëlçi të bardha (mushkëri), është edhe kjo si më poshtë.
Përgatitja e gjellës, bëhet duke i zierë fillimisht mëlçitë, të prera në copa relativisht të vogla. Paralelisht bëhet edhe zierja e tre-katër kokëravë qepë të madhësisë mesatare. Mëlçitë e bardha zakonisht nuk duan shumë kohë të ziejnë. Pas zierjes ato lihen të ftohen, priten në copka më të vogla, përziehen me qepët e ziera por të grira si dhe me tre-katër vezë, kripë dhe piper të zi, sipas dëshirës. Hapja e petëve bëhet njësoj si për byrekët e zakonshëm. Në një tepsi φ 60-70cm, shtrohet fillimisht peta e poshtme, në të përhapet gjella e përgatitur si më sipër, spërkatet me gjalpë dhe së fundi mbulohet me petën e sipërme.
|
Read more...
|
Nr.2
|
Qepa (latn. Allium cepa L.) konsiderohet si mbreti i kuzhinës. E ka origjinën nga zonat në thellësi të Azisë. Kultivimi i saj është tepër i vjetër dhe njihej prej egjiptianëve, grekëve dhe romakëve të vjetër. Përshkruhet me hollësi prej Theofrastit dhe Plinit. Qepa përmban, kalium, natrium, kalçium, acide, sheqerna, vitamina B1,2,3,6,9,12, A, C, E, K, dhe sidomos vajra eterike me veti kurative për sëmundjet e zemrës, diabetin dhe sidomos osteoporozën. Qepa konsumohet e njomë, (qepka), e thatë (si bulb), si kokar ose edhe e konservuar
Në qarkun e Korçës njihen këto lloj qepësh.
Qepa e Tushemishtit, është dy llojesh, me luspë të jashtme të verdhë dhe me luspë të jashtme rozë, e ëmbël dhe e shijshme, me bulba të mëdha dhe ruhet për një kohë të gjatë deri në Prill-Maj. ... Te plote lexojeni ne revista KE nr.2 |
Nr.2
|
Dikur (vitet ’30) kryhej me leje nga shteti. Administrata e financës së asaj kohe, bazuar mbi ligjet për pijet alkolike lëshonte edhe lejet për nxjerrjen e rakisë, duke evidentuar në të njëjtën kohë edhe zotëruesit e kazanëve të rakisë.
|
Read more...
|
|
|