Nr.11
|
Qershia është një frut që nuk i duron dot ruajtjes dhe konsumit gradual. Asnjë frut tjetër nuk mund të prishet aq shpejt sa prishet qershia. Po qe se nuk konsumohet brenda pak ditëve pas vjeljes, ajo fillon e prishet, kalbet, vyshket, humbet turgorin (freskinë), shijen, madje edhe ëmbëlsinë. Ndryshe ndodh me mollën, me ftoin, me dardhën, madje edhe kumbulla duron me tepër dhe prishet më pak se qershia.
Për më tepër tradicionalisht, mollët, dardhat, ftonjtë, kajsitë, kumbullat e pjeshkët, bëheshin edhe oshafka, qershitë përkundrazi as oshafka nuk mund të bëhen.
Ndërkaq, kur ndodh që prodhimi i qeshive të jetë i bollshëm, përveç konsumit të çastit në tavolinë, një zgjidhje që prodhimi të mos vejë dëm dhe për ta konsumuar atë më vonë pra gradualisht, është përgatitja e glikosë me kokër të plotë dhe e reçelit pelte prej qershive.
Përgatitja e glikosë me kokër të plotë të qershisë, sipas traditës sonë në Korçë është e thjeshtë.
Së pari, përgatitet sherbeti, i cili bëhet i trashë dhe me pak ujë.
Pasi janë qëruar qershitë prej farave, zakonisht me ndihmën e një karfice, e cila nuk dëmton dhe nuk prish formën e kokrës, qershitë hidhen në sherbet për tu zierë, për një kohë të shkurtër aq sa edhe të mbajnë gjëndjen (apo konstitucionin) e tyre siç thuhej dikur, “kreko” pra të pa prishur.
|
Read more...
|
|
Nr.11
|
Qershia (lat. Cerasus avium) është një pemë, që në formë të egër ka qënë e njohur për njeriun qysh në kohët prehistorike. Nën këndvështrimin botanik qershia e egër ka qënë e përhapur dikur ngado në Evropë, në Azinë perëndimore dhe në Afrikën e veriut. Ndërkaq, të dhënat dëshmojnë se qershia e butë është sjellë në Romë shumë vonë, në vitin 72 para Kr., prej burrit të shquar romak të shtetit, gjeneralit Lucullus për të cilin flet edhe Plutarku, tek jetët paralele. Ky e mori qershinë nga Kerasunda e dikurshme e Detit të Zi (kerasi = qershi, pra vëndi i qershive) dhe e solli atë në Evropë, në Romë, në kryeqëndrën e perandorisë së atëhershme. Ndërkaq Enriku i 8-të (1491 – 1547), duke provuar në Flandër, një formë qershie, dha urdhër që kjo të introduktohej edhe në Angli.
Fruti i qershisë përmban sheqerna, glucide, vitamina si: C, B1, B2, B5, B6, B9, B12, D, E; elementë si: potas, kalçium, magnes, fosfor, hekur, bakër, zink, etj.; lidhje organike si: acide klorogenike, flavanole, antocianide, etj, etj.
Lëngu i qershisë ka veti antitoksikuese dhe spastruese për mëlçinë, parandalon diabetin, rrit rruazat e kuqe në gjak, forcon qëndrueshmërinë e muskujve, etj.
Bishtat e qershisë, kanë veti kurative. Duke i pirë të ziera në formë çaji, shërbejnë për kurimin e inflamacionit të rrugëve të sistemit urinar,
të kistiteve, të arthritidhës urike, të hidropizisë, etj.
Farat e qershisë përdoren për prodhimin e imitacionit të aromës “brandi”. Ndërsa prej lëngut të qershisë, përpunimit të tij dhe fermentimit, krijohen lloje të ndryshme liqeresh dhe Cherry-brandi.
|
Read more...
|
Nr.8
|
Udhëtarë të ndryshëm që kaluan në anët tona në këtë kohë dhe kryesisht Fransua Pukëvil (1770 – 1838) konsulli i Napoleonit pranë Ali Pashë Tepelenës, tek vepra e tij, “Voyage en Morée, à Constantinople, en Albanie, et dans plusieurs autres parties de l'Empire Ottoman” botuar në Paris më 1805 dhe Ami Bue (1794 -1881), gjeolog gjermano-austriak, i cili konsiderohet edhe si pionier i gjeolgjisë së Ballkanit, tek vepra e tij “La Turquie d'Europe; observations sur la geographie, la géologie, l'histoire naturelle,” botuar gjithashtu në Paris më 1840, e përmëndin Devollin si një krahinë të veçantë për prodhimin rrushit dhe të verërave dhe konkretisht, Pukëvili thotë se, “ … vera Devollit është e famshme, …” ndërsa Bue thotë se, “ … vera që prodhohej në luginën e Bilishtit (Devollit) i përngjante disa verërave të pjekura të Hungarisë dhe quhej verë haremi (d.m.th. verë e ëmbël)….”
|
Nr.7
|
Molla (Malus comunus) Për mollën e Korçës, hulumtimet e bëra tregojnë, se është pikërisht malësia e Gorës ku mendohet se ajo është më e lashtë dhe shumë e vjetër. Këtu por edhe në Opar madje, konstatohet edhe një lloj molle e egër, e rrjedhur jo prej fidani por prej fare, e quajtur në gjuhën e popullit, Mollçinka. Kjo më pas shërbente edhe si nënshartesë. Në mes të shek. 20 – të, në malësinë e Gorës gjendeshin akoma këto lloje të vjetra mollësh, e quajtura Majoshka, ajo Kulaçe, Ohrinka (me origjinë të vjetër, prej Ohri) dhe Ajvaneja. Këto konsideroheshin si shumë të vjetra. Ndërkaq, Ajvaneja gjendej në ato kohë edhe në Teqenë e Leskovikut, kurse në Pogradec gjendej një soj i vjetër i quajtur, E Shtrëmbra, e cila prodhonte mollë jo simetrike, por shumë të mira. Në Bilisht gjendej molla e quajtur, E Shënd’Ilisë, e cila kish si karakteristikë se hynte vonë në prodhim (pas 13 – 14 vjet).
|
Read more...
|
Natyra
|
Dardha (Pyrus communus). Në Shqipëri duke u nisur vetëm nga fakti se ka shumë fshatra që quhen Dardhë, mendohet se kjo pemë tek ne duhet të jetë shumë e vjetër dhe në këtë kuadër kuptohet se edhe në zonën e Korçës, dardha duhet të jetë shumë e vjetër. Tek ne, janë të evidentuara, qysh prej kohësh të quajturat, Dardha të egra të vëndit, ndërsa në Gorë dhe në Opar njihen gjërësisht të quajturat, Dardhushka dhe Gorica.
|
Read more...
|
Natyra
|
Fara! Ky pra ish qëllimi i gjethes, për të rrënja punoi, Ky pra ish qëllimi i lulëzimit, për të lulja flërtoi, Kjo farëzë pra, është fruti i fundmë, jeta vetë, Kjo bucelëzë e çuditshme e forcës, enigmë përjetë!
Për të rrënja thithi, për të burbuqi çeli dlirë, Botë, brenda botës, brenda botës, përfshirë. Kjo pra është fara, mbrujtja e Perëndisë, Misteri i jetës, parabola e pafundësisë.
G. S. Galbraith.
Shqipëroi: Ilia V. Ballauri. |
Nr.4
|
Manat e zeza (Lat. Morus nigra) janë veçanërisht shumë të përhapura në dy fshatra Drenovë dhe Boboshticë. Nuk ka vënd tjetër në Shqipëri që të jetë aq i lidhur me manin e zi, sa janë banorët e Drenovës dhe të Boboshticës dhe kjo është një gjë interesante. Pse, si, qysh dhe kur, ky lloj mani është aq i dashur për këto fshatra është një enigmë. Për këtë gjë, nuk ka patur asnjëherë një studim shpjegues, shkencor, të thellë dhe bindës, por vetëm supozohet.
Sidoqoftë, nga ana botanike mani i zi është një specie që origjinon nga Azia perëndimore, Kaukazi, Armenia, Irani, etj, dhe në Evropë është introduktuar dhe kultivuar fillimisht në Mesdhe, qysh në kohët antike. Mani i zi është një bimë dhekaheksaploide me një numër shumë të madh të kromosomeve (2n = 308), ëshë bimë monoike, vetë fekonduese, lulëzon në pranverë dhe krijon fruta deri 25mm. Mani i zi arrin lartësinë deri 20m dhe sipas literaturës rron deri 200 vjet por, disa burime thonë se rron deri 500 vjet.
Në Drenovë dhe Boboshticë, këto shifra duket se nuk qëndrojnë mbasi manat aty, duken se janë shumë, shumë të vjetra ndofta qysh para sundimit turk. Sidoqoftë, kjo gjë do studime. Një burim i vitit 1888 që përshkruan manat e Drenovës dhe të Boboshticës i konsideron ato që atëhere si: “…mana të vjetra me fruta të kuqe në ngjyrë mellani, prej nga banorët prodhojnë një pije alkolike (raki) me vlerë…”
Manat e Drenovës dhe Boboshticës kanë qënë shumë të dashura edhe për piktorin Vangjush Mio i cili, peisazhin e tyre e ka hedhur në telaro disa herë.
Mani i zi, me ngjyrën e vet të kuqe gjak të frutit, përmëndet edhe në mithet e botës së lashtë, madje në një idil dashurie shumë të bukur.
|
Read more...
|
|
|