Aforizma: Nga filozofia e lashtë, për shkrimin dhe leximin. |
Shfrytëzoje kohën, duke përmirësuar vetveten, nëpërmjet atyre ç’ka të tjerët kanë shkruajtur. Kjo do të thotë që të mbërrish lehtë, atje ku të të tjerët, kanë mbërritur duke punuar shumë.
Sokrati
*
Quhet se një shkrim të pëlqen, atëhere kur të pëlqen edhe pasi e ke lexuar dhjetë herë. Horaci
*
Për të shkruajtur mirë, shprehe vetveten si një njeri i zakonshëm dhe mendo si një njeri i zgjuar. Aristoteli
*
Mëndjen duhet ta përformojmë, duke lexuar në thellësi dhe jo në gjërësi. Quintilian
*
Ai që nuk lexohet, konsiderohet sikur nuk ka shkruar gjë. Marciali
*
Krehjet e shumta të një shkrimi, e dobësojnë më tepër atë, sesa e përmirësojnë. Plini (i Ri)
|
Tek disa shtëpi të bukura të stilit neoklasik të ndërtuara në Korçë në periudhën ndërmjet dy luftërave, vërehen shpesh dekoracione që në art, por edhe në arkitekturë, quhen groteska. Ndonëse në thellësi etimologjia e këtij termi, lidhet me kohët romake, duhet thënë se kjo fjalë pra grotseka, (prej ital. grotta = guvë, shpellë) përveç përdorimit që ka në art, letërsi, muzikë etj , për arkitekturën si terminologji, nënkupton, figura imagjinare apo fantastike që për mesjetën dhe për përrallat e asaj kohe, jetonin nëpër shpella, herë të liga e herë të mira, si djallushka, shëmtaraqë, xhuxhmaxhuxhë, hileqarë, kurrizo, dragonj, gjarpërinj me trup luani, etj.
Groteskat gdhëndeshin në kollonadat e portave të hyrjes kryesore, ose nëpër pjesët qëndrore të fasadave dhe qëllimi i tyre ishte apotropizmi (mos marrja në sy e shtëpisë). Groteskat si element arkitektural gjenden ngado në Evropë sidomos në Itali, Austri, Gjermani, Hungari, Francë dhe dendur në arkitekturën gotike. Groteskat tregojnë, finesë në arkitekturë. Ato janë studiuar edhe prej Leonardo Da Vincit (gargolla) dhe është interesante se Korça, është ndoshta është i vetmi qytet tek ne, që në ato kohë, futi groteskën si element dekorativ dhe apotropik, në arkitekturën e zbukurimit të shtëpive.
Këtu po paraqes një groteskë të tillë, të cilën e kam fotografuar (I.V.B.) këtë pranverë në Korçë, në një shtëpi pranë së cilës, u rrita në lagjen nr. 12. Qysh në fëmijni i shikoja me çudi këto pamje që në të vërtetë duhet të them, se për to kisha dy ndjenja edhe frikë edhe habi.
Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.