• Home
  • Bota Korcare
  • Korca Encyclopedica
  • Mozaik - Te ndryshme
  • OpenPedica
Arkiva Pedica
  • Korça Encyclopedica Nr.1
  • Korça Encyclopedica Nr.2
  • Korça Encyclopedica Nr.3
  • Korça Encyclopedica Nr.4
  • Korça Encyclopedica Nr.5
  • Korça Encyclopedica Nr.6
MZ - Aforizma nga Zambia - Afrikë:

1. Në qoftë se nuk i ble gruas cohë për fustan aq sa duhet, atëhere dije, ajo do t'i nxjerrë kofshët sheshit.

2. Në qoftë se kërkon të shpëtosh nga mizat, atëhere, hidhe tutje mishin e qelbur që ke me vete.

Pedica Tree
  • Administrata
  • Arkeologjia
  • Arkitektura
  • Arti popullor
  • Arsim - Edukata
  • Bujqësia
  • Demografia
  • Dendrikultura
  • Fauna
  • Flora
  • Folklori
  • Fotografia
  • Frutikultura
  • Gastronomia
  • Gjenealogjia
  • Gjeografia
  • Gjuhësia
  • Gravura
  • Historia
  • Jeta shoqërore
  • Kinema
  • Klimatologjia
  • Komunikacioni
  • Lojra popullore
  • Mjekësia
  • Monumente natyrore
  • Muzika
  • Petrografia
  • Piktura
  • Poezia
  • Prosopografia
  • Sport
  • Tregti

Korça Encyclopedica Nr.6

Korça Encyclopedica (KE), është një revistë periodike, me karakter enciklopedik të dhënash, kulturor dhe edukativ. Të dhënat që jepen këtu, nuk kanë vlerë dhe forcë ligjore dhe nuk mund të përdoren për zgjidhje problemesh e konfliktesh të çfarëdo lloji qofshin. Revista, nuk bën politikë, nuk bën propagandë dhe nuk bën reklamë, për asgjë. Revista dhe botuesi, dr. Ilia V. Ballauri, ruajnë të drejtën e Copyright, ©.

KE6 - Titujt e artikujve

E-mail
1. Mjeshtra të punimeve të ndryshme metalike dhe mekanike, më 1911 në Korçë.
2. Mbi tipin pedologjik të tokave në perëndim  dhe në jugë, të liqenit të Pogradecit.
3. Mbi jetimoren e Korçës, një përshkrim i vitit 1923.
4. Nga historia e kishës së Shën e Premtes dhe e Shën Mërisë, dhe varrezat e dikurshme të Korçës.
5. Mbi udhëtimin me aeroplan nga Korça në Tiranë, dhjetor, 1936.
6. Mbi ekzistencën dikur, të një kulle ushtarake në Vithkuq dhe përshkrimi i terrenit prej kodrës ku ajo ndodhej.
7. Mbi ndërtesat ushtarake që ndodheshin në Korçë më 1901 dhe 1923.
8. Emigrantë nga qyteti i Korçës, që ndodheshin në maj të vitit 1919 në Sh.B.A.
9. Këngë Lotimi. Një poezi liriko erotike e viteve ’20.
10. Breshri në qarkun e Korçës.
11. Mbi breshrin e vitit 1859.
12. Klasifikimi i pronësisë së tokës, në kohën e perandorisë Osmane.
13, Mbi gjëndjen e tokave në qarkun e Korçës në v. 2005.
14. Mbi zinë e bukës, në dimrin 1922 – 1923, dhe problemi gjuhësor nëpër dogana lidhur me termin “drithë”.
15. Mbi prodhimin e thekrit dhe të misrit në qarkun (prefekturën) e Korçës më 1927.
16. Llamba me vajguri për ndriçim.
17. Mbi depon e dikurshme të gazit ose të vajgurit, në Korçë.
18. Mbi tarifat e postës së Korçës, për dërgimin e mesazheve telegrafike, brenda dhe jashtë vëndit në v.1926.
19. Mbi godinën e Postë - Telegrafit (P.T.) në Korçë më 1923.
20. Disa elementë të organizimit të mësimit në Liceun e dikurshëm frances në Korçë.
21. Brezat apo katet bimore, të rrethit të Kolonjës.

Read more...

 

KE6/17 - Mbi depon e dikurshme të gazit ose të vajgurit, në Korçë.

E-mail

 

Meqënëse vajguri dikur ishte një lëndë e konsumit të përditshëm, mbasi përdorej për ndriçim, kuptohet se edhe tregu duhej të furnizohej thuajse çdo ditë me këtë mall, i cili, ndryshe nga mallrat e tjera ishte njëkohësiht edhe i rrezikshëm, pra lëndë djegëse dhe plasëse. Për këtë arsye, dikur Korça pati një depo të veçantë për vendosjen e vajgurit, ja një përshkrim për të i vitit 1901.

Read more...

 

KE6/3 - Mbi jetimoren e Korçës

E-mail

Një përshkrim i vitit 1923. (paraqitur këtu sipas arkaizmave të gjuhës së asaj kohe)
“Kjo është një godinë ku rinë djem e vajza të pa-prindërshmë, të cilëvet, fati ose rrjedhja e ngjarjeve [të viteve] 1912 -1920 i ka lënë udhëvet. Këta fëmijë të mbledhur nga an’ e Bashkisë, janë vënë më një shtëpi në Famuli Penço, [kupto në lagjja Penço], afër Postë – Telegrafit. Një kujdestar i familit, [kupto lagjes], është vënë me pagesë nga an’ e Bashkisë, përkujdeset për ritjen e tyre...

Lexojeni të plotë tek, KE6/3

 

KE6/34 - Numuri i shtëpive dhe i banorëve, të disa prej fshatrave të n/prefekt. së Pogradecit (1923)

E-mail

Numri i shtëpive dhe i banorëve, të disa prej fshatrave të nënprefekturës së dikurshme të Pogradecit, në vitin vitin 1923 ka qënë si më poshtë:
Pogradeci, shtp. 494; ban. 2243,
Bradomira, 49; 282,
Beragozda, 70; 387,
Blaca, 50; 359,
Çervenaka, 17; 117,
Çërava, 61; 358
Çezma Sipër, 50; 259,
Çezma Poshtë, 55; 328,
Dumica, 82; 496,
Alarupi, 73; 426,
Grabovica. 12; 94,
Kalivaç, 52; 318,
Kriçkova, 31; 128,
Lini, 15; 43,
Leshnica, 59; 354,
Llënga, 57; 327
Memlishti, 49; 268,
Malina, 28; 143.

 

KE6/7 - Mbi ndërtesat ushtarake që ndodheshin në Korçë më 1901 dhe 1923.

E-mail
Mbi ndërtesat ushtarake që ndodheshin në Korçë më 1901 dhe 1923.
Një përshkrim i vitit 1901:
Këto janë 4 ndërtesa të reja të bukura, që u ndërtuan nga themelitë më 1892, më të mëngjërë të udhës së madhe kur shkojmë për në Manastir, ndë mes të lumit të Barçit dhe Shelgjeve të Gorgurit  [apo Gorguzit? Ku ndodheshin këto shelgje?].
E para nga këto që është edhe më e bukura është për kryetarët e ushtërisë, e mesmja është për të mbajtur roba, armë, dhe të tjera gjëra të ushtërisë; të dyja [këto] janë me dy kate; edhe e treta për të ndënjurë ushtarët është e vogël e me një kat, se Korça nuk është klyç vënd ushtërije (pra nuk është vënd strategjik). E katra ndërtesë e cila është prapa së mesmesë, është e vogël, e mbuluarë mirë, e mbështjellë me mure të forta; këtu mbajnë fishekët, barutnë, etj. të cilat më parë i mbanin më një ndërtesë të vogël afër qeverisë (ndërtesës së pushtetit vendor, sipas gjuhës së sotme) dhe burgut. Prapë (gjithashtu), një ndërtesë e vogël është në lindje të qeverisë, të cilën edhe këtë e kanë për të ndenjur ushtëria që bën shërbimin e qytetit (xhandërmaria).
Një përshkrim tani po për këto godina, i vitit 1923:

Read more...

 

KE6/1 - Mjeshtra të punimeve të ndryshme metalike dhe mekanike, më 1911 në Korçë.

E-mail

1. Mjeshtra të punimeve të ndryshme metalike dhe mekanike, më 1911 në Korçë ishin:
Perikli Teneqexhi
Pandeli Kostandini
Themistokli Gjeorgji.
2) Ndreqësa armësh:
Vëllaz. Theohar Kondakçi
Koço Peristeri
Evthim Peristeri
Theohar Filipi.
3) Thika bërës
Dhimitër Samarinioti.
Në këtë kohë, në Korçë kish gjithashtu edhe një agjensi të makinave qepëse, “Singer”.

 

KE6/24 - Mbi depërtimin e modës kineze, gjysëm ushtarake gj/ puntore, në veshjen e burrave vitet 70

E-mail
Lexojeni të plotë tek, KE6/24
 

KE6/31 - Struktura gjeologjike e kurorës rrethuese, të lartësive rreth e qark Fushës Korçës.

E-mail

 

Duke filluar prej veriut, (e pastaj lindje, jugë, perëndim, veri), përreth, lartësitë që ngrihen mbi Fushën e Korçës, kanë këtë përbërje gjeologjike:
1) Kodrat pas Petrushës, ato të Grabovicës dhe
deri tek Mali i Thatë, janë argjile e konglomerate ranore, të sistemit neogjenik.
2) Mali i Thatë, Mali i Ivanit, deri në Devoll, në
gryka e Cangonjit janë gëlqerorë masivë dhe dolomite, të sistemit triasik.
3) Nga Zëmb
laku, mbi Plasë, Çardhaku, Bozdoveci, janë flishe, konglomerate ranore, alevrolite, të sistemit paleogjenik.

Read more...

 

KE6/37 - Kalendari Korça në vitet 20 - 30, të shek. 20 - të

E-mail

K.Korca Kalendari “Korça”, në vitet ’20 – 30’, ishte një buletin me rreth 50 faqe, që nxirrte në atë kohë në qytetin tonë, çdo vit, botuesja dhe shtypshkronja, Dhori Koti.
Kalendari në fjalë përmbante:
K
remtimet, ngjarjet e një viti më parë, këngë, vjersha, rrëfenja si dhe shkrime humoristike dhe zbavitëse. Shitej me një çmim, 60 qindarka ar.






 

Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.

KorcaPedica