• Home
  • Bota Korcare
  • Korca Encyclopedica
  • Mozaik - Te ndryshme
  • OpenPedica
Arkiva Pedica
  • Korça Encyclopedica Nr.1
  • Korça Encyclopedica Nr.2
  • Korça Encyclopedica Nr.3
  • Korça Encyclopedica Nr.4
  • Korça Encyclopedica Nr.5
  • Korça Encyclopedica Nr.6
MZ - Aforizmë: Viktor Hygo

Gjithmonë tek shtresat e varfëra, ka më tepër mizerie, sesa ka humanizëm tek shtresat e pasura.

Pedica Tree
  • Administrata
  • Arkeologjia
  • Arkitektura
  • Arti popullor
  • Arsim - Edukata
  • Bujqësia
  • Demografia
  • Dendrikultura
  • Fauna
  • Flora
  • Folklori
  • Fotografia
  • Frutikultura
  • Gastronomia
  • Gjenealogjia
  • Gjeografia
  • Gjuhësia
  • Gravura
  • Historia
  • Jeta shoqërore
  • Kinema
  • Klimatologjia
  • Komunikacioni
  • Lojra popullore
  • Mjekësia
  • Monumente natyrore
  • Muzika
  • Petrografia
  • Piktura
  • Poezia
  • Prosopografia
  • Sport
  • Tregti

Korça Encyclopedica Nr.1

Korça Encyclopedica (KE), është një revistë periodike, me karakter enciklopedik të dhënash, kulturor dhe edukativ. Të dhënat që jepen këtu, nuk kanë vlerë dhe forcë ligjore dhe nuk mund të përdoren për zgjidhje problemesh e konfliktesh të çfarëdo lloji qofshin. Revista, nuk bën politikë, nuk bën propagandë dhe nuk bën reklamë, për asgjë. Revista dhe botuesi, dr. Ilia V. Ballauri, ruajnë të drejtën e Copyright, ©.

KE1 - Titujt e artikujve

E-mail

1. Distanca e fshatrave për rreth, nga Guri i Capit
2. Kajsia (Prunus armenica. L) në qarkun  e Korçës, në mes të shek. 20-të. 
3. Emigrantë nga Qyteza që ndodheshin në Chicago Illinois, (Sh.B.A.) në Maj të vitit 1919.
4. Këneta e Maliqit. Një përshkrim i mesit të shek të 19-të.
5. Biletat e kinemasë, në vitet ’60, 70’.
6. Një gravurë tepër e hershme e Korçës, e vitit 1767, e skicuar në Vjenë.
7. Dëbora në qarkun Korçë.
8. Nga historiku i tregut në Korçë.
9. Distancat e disa fshatrave të rrethit të Kolonjës  nga Erseka.
10. Niko E. Çipi dhe libri i parë  i shkruajtur ndonjëherë për tregtinë  në shqip.
11. Administratorët e sanxhakut të Korçës, më 1911.

12. Flora e Korçës në dy vepra.
13. Ali Patrona nga fshati Hostec  i Mokrës.
14. Shpella e Shën Marenës.
15. Lartësia mbi nivelin detit, brenda qytetit të Korçës sipas linjave nga veriu në jugë dhe nga lindja në perëndim.
16. Petanik me fasule.
17. Drutë  e dimrit në Korçë.
18. Fotografët e Korçës, në dhjetëvjeçarin e parë  të  shekullit të 20-të, (1900 – 1910)
19. Punimi me gjilpërë, në familjet korçare.
20. Tataçi (Taqo ?), personazh i jetës së qytetit të Korçës që ka jetuar deri aty nga vitet, ‘80.
21. Postë -Telegrafi [PT] i Korçës, më 1871. Një përshkrim i atyre viteve.

Read more...

 

KE1/15 - Lartësia mbi nivelin detit, brenda qytetit të Korçës

E-mail

Lartësia mbi nivelin detit,
brenda qytetit të Korçës sipas një linje

nga veriu në jugë është
:

Në unaza (kryqz. Dishnicë)        851m
Në ish-Parku mallrave                860m
Në Universiteti                            850m
Në “Lëndina e Lotëve”               854m
Në Kinema “Morava”                  872m
Në Katedralia                             873m
Në Ambulanca                           874m
Në Ura e rrugës Ersekë             876m

Read more...

 

KE1/29 - Loja me fugë

E-mail

fuga Fuga ishte një lodër e fëmijëve, që u zhduk aty rreth viteve ’70. Ka mundësi që emri fugë vjen prej latinishtes, që do të thotë ikën, lëviz, [me rrotullim]. Ajo ishte një objekt prej druri në formë konike, që në majë të konit, i ngulej një majë perone dhe që vihej në rrotullim prej një kordhoni. 
Në vartësi të konicitetit, fugat kishin edhe emërtimet. Kështu, për një raport të vogël ndërmjet lartësisë dhe bazës së konit, pra për një kon me bazë të hapur, fuga quhej tip, “tavë”, e kundërta quhej “ulliçkë”, etj.  
Cilësia e fugës varej: nga tornimi, nga lloji i drurit, nga tipi i mësipërm i fugës, nga saktësia centrike e majës, etj. Rrotullimi i fugës varej gjithashtu, nga aftësia e fëmijës për t’i ‘rënë fugës’, nga lloji i kordhonit, nga terreni ku binte e rrotullohej fuga, etj.
Mbi të gjitha cilësia e fugës varej nga qëndërzimi i majës. Kur ky bëhej i saktë, fuga rrotullohej aq qetë sa ‘flinte’, ndërsa kur qëndërzimi nuk goditej si duhej, fuga ‘hidhej’ ose ishte 'tartareckë'. Maja vendosej me kujdes duke ngulur një peronë të cilës i pritej koka me pencë dhe pastaj ‘haej’ në plloçë për rrumbullakim. Heqja e majës zakonisht bëhej në dorezat trokitse të portave, të cilat shërbenin si morsë.

Read more...

 

KE1/31 - Bliri

E-mail

Bliri (Latn. Tilia cordata L.) është drupyjori karakteristik i bulevardeve të Korçës, të cilat janë zbukuruar me këtë specie, aty nga vitet ’60. Para këtyre viteve bulevardet kishin në të dy anët në shumicën e rasteve akacie, ose si quhen në gjuhën e popullit, ‘rogovecka’.  
Bliri i bulevardeve të Korçës në vartësi të motit, kulmin e lulëzimit e ka zakonisht në muajin Qershor. Në ditët e gjata dhe netët e bukura të këtij muaji, bulevardet e Korçës përfshihen nga një aromë veçanërisht e këndshme që përhapet prej luleve të kësaj peme. Në Korçë eshtë gjetur që gjatë dimrit i bëhet kësaj peme një krasitje e rëndë, e cila i jep drurit një kurorë të kontrolluar, sferike, dhe të përmasave që përputhen me hapësirat e bulevardeve tona.

Read more...

 

KE1/38 - Disa prej markave më të njohura të biçikletave të përdorura në Korçë.

E-mail

 

Disa prej  markave më të njohura të biçikletave të përdorura në Korçë janë këto të mëposhtmet.
‘Herkules’ prodhim angles, biçikleta me dy hekura, me goma të trasha, të rënda, të cilat numuroheshin në majë të gishtave, prodhim i viteve ’20[?], ’30.
‘Gana’, ‘Dei’, ‘Legnano’ dhe ‘Bianchi’’,  prodhim italian, qarkulluan në qytetin tonë para luftës së dytë botërore (vitet, 30-40), në dy forma, mashkull pra me hekur dhe femër. Zinxhirin e kishin të futur në kuti. Ishin kryesisht biçikleta me shtat të mesëm dhe të ulët. Shënim: lartësia e biçikletës varej prej madhësisë së diametrit të rrotave, (26-she  apo 28-she), por edhe prej stilit të ndërtimit të trupit.
‘Zis’ dhe ‘Moskviç’, prodhime ruse (Bashkimi Sovjetik), të parat të larta, mashkull, me freno ‘kondër’, zinxhir të pambuluar, timon të hapur, të dytat mesatare, mashkull dhe femër, qarkulluan kryesisht në vitet ‘50.
‘Mifa’, ‘Diamant’,  prodhim i ish-DDR, pra Gjermanisë Lindore, mashkull dhe femër, të larta, mesatare dhe të ulta, kryesisht me freno ‘kondër’ dhe goma relativisht pak më të trasha se normalet, qarkulluan në vitet, ’50, ’60, ’70.

Read more...

 

KE1/5 - Biletat e kinemasë para 50 vjetësh.

E-mail

 


Biletat e kinemasë, në vitet ’60, 70’, d.m.th., në kohën e ‘artë’ të kinemasë, shiteshin në sportel. Ato ishin standart për gjithë vëndin dhe vinin nga Tirana. Kishin numur rendor dhe numur serie. Biletat përbëheshin prej dy pjesësh, ‘kokës’ dhe ‘trupit’ që ndaheshin mes tyre, me dhëmbëza si pullat e postës. Gjatë hyrjes në kinema pritej koka e biletës  që mbahej prej portierit dhe spektatori mbante trupin ku shënohej vëndi.

biletat_e_kinemase







 

KE1/10 - Niko E. Çipi dhe libri i parë i shkruajtur ndonjëherë për tregtinë në shqip.

E-mail

liber tregtie N. Çipi ishte një intektual i talentuar, i viteve ‘20, jetoi vetëm 23 vjet (1905 – 1928), ishte profesor i kontabilitetit në liceun francez, për më tepër, edhe zëvëndës drejtor i Aneksit të Liceut. Me një jetë kaq të shkurtër dhe plot aktivitet, rrallë se gjen të dytë në vëndin tonë. Mësimet e pra i mori në Korçë, pastaj vazhdoi liceun francez, më pas kolezhin francez Sënt-Zhozef të Stambollit, pastaj Ecole Superieure de Comerce, diplomën e së cilës e mori më 1923 pra në moshën 18 vjet. Ishte organizator i bioskautizmit në Korçë dhe editor i revistës së asaj kohe ‘Gjyrmuesi’. Ishte autori i të parit libër profesional tregtie të shkruajtur ndonjëherë në gjuhën shqipe me titull, ‘Mësime tregëtie dhe llogarisie’. Në moshën 23 vjet u mbyt në liqenin e Shkodrës. Ja si flet për këtë njeri Sotir Papakristo në atë kohë drejtor i Liceut Francez:

Read more...

 

KE1/17 - Drutë e dimrit në Korçë

E-mail
 Zona e Korçës ka dimër të gjatë dhe të fortë, që do të thotë se ambienti i shtëpisë, që të jetë komod, duhet me patjetër që të ngrohet mirë. Kjo gjë duhet bërë, prej Nëntorit e ngadonjëherë edhe më parë, d.m.th. në Tetor dhe deri në Prill, e ngadonjëherë edhe më vonë, deri në Maj.
Korça gjithmonë është ngrohur me dru dhe vetëm vitet e fundit ka filluar përdorimi i naftës dhe i rrymës elektrike, por edhe kjo, akoma është në fillim, ka hyrë në një masë të vogël. Disa vite, d.m.th. aty nga fillimi i viteve ‘80 tregtohej për djegje në shtëpi edhe qymyr guri.

Read more...

 

KE1/30 - Orët (sahatët) e Korçës.

E-mail

sahati Qyteti ynë ka patur dy herë ora publike në trajtë godinash.  
Përshkrimi i shek. 19-të për orën e parë. “Ora është e vendosur në një godinë të lartë dhe të ngushtë prej guri. Godina është ndërtuar më 1784, prej mjeshtrash ndërtimi malësorë nga veriu i vëndit, ndërsa këmbanën e orës, e cila peshon afërsisht 40 okë [rreth 50kg] e ngritën fqinjët tanë, voskopojarët. Ora që shohim sot (v.1888) është një riparim”. 
Ndërkaq duhet thënë më saktë akoma se, ndërtimi i kësaj ore u investua prej rufetit të bakejve me anëtarë muslimanë në bashkëpunim vllazëror me zejtaro-tregtarët e Voskopojës. Ora u ngrit në oborrin e xhamisë së madhe, ajo ra dhe u zhduk përfundimisht, me tërmetin e 21 Majit të vitit 1960.

Read more...

 

KE1/34 - Kolovajzet

E-mail

Nuk mund të përcaktohet dot etimologjia e kësaj fjale. Ndoshta rrjedh nga fjala kolovit, që presupozon të lëvizurit, pa mundim që bën njeriu, fjalë kjo që përdoret shumë në zonën tonë si p.sh., kolovit me makinë, e kolovita në kurriz, etj. Mundet pra që fjala kolovajze që presupozon të rrëshqiturit pa mundim në akull, të lidhet me fjalën kolovit.
Kolovajze quhej një koridor i ngushtë akulli, i krijuar prej dëborës së ngjeshur dhe i fërkuar deri në shkëlqim, i cili krijonte mundësi që mbi të, të rrëshqisje lehtë. Kolovajzet ndërtoheshin në vënde të pjerta, gjë që jepte mundësi të shfrytëzoheshin dy forca, ajo e vrullit dhe ajo e gravitetit. Është kjo arsyeja që në Korçë, kolovajzet më të mira, krijoheshin në pjesët më të pjerrta të qytetit, në rruga që të çon sot për në varret e dëshmorëve dhe në paralelet e tjera rreth saj, sidomos pjesa që dikur quhej, ‘Qeroska’.

 
Korca_parku_Rinia_me_debore

 

KE1/48 - Piavicat

E-mail
pjavica3 (Latn. Hirudo medicinalis), janë shushunja që pijnë gjakun (hematophagous). Nga ana zoologjike, janë krimba annelide (unazore), hermaphrodite (dyseksore), me 34 segmente.
Piavicat që pijnë gjakun kapen pas prehës së tyre dhe me gojën si venduzë që përbëhet prej gjashtë segmenteve, kryejnë thithjen e gjakut. Studimet tregojnë se, piavica lëshon edhe një farë lëngu anestezik me qëllim që veprimi dhe prania e saj, mos  ndjehet prej prehës.

Read more...

 

Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.

KorcaPedica