Sipas hulumtimeve të fundit të ing. A. Gjata, të përmbledhura në një libërth me titull, “Mbi themelimin e Korçës”, dy objektet më të rëndësishme që lidhen me themelimin e qytetit tonë janë, Kisha e Shën Mërisë dhe kalaja e dikurshme, citojmë:
… Padyshim që objekti më i vjetër në qytetin e Korçës, është kisha e Shën Mërisë. Kjo kishë e ka zanafillën qysh nga Mesjeta e hershme. Më vonë, në kohën e carëve të Bullgarisë kjo kishë do të bëhej manastir shumë i madh dhe i famshëm, me mure rrethuese në formë kështjelle dhe me sipërfaqe të madhe, që fillonte nga kombinati i trikotazhit, deri tek banka, ku ka qënë edhe porta kryesore e këtij manastiri. Mbeturinat me kolona të kësaj porte, ishin më këmbë deri në fillim të shek. XX-të.
Pas djegjes që pësoi ky manastir në fillim të shek. XIII, do të rindërtohej plotësisht në kohën e Despotit të Epirit dhe pikërisht në vitin, 1225. Për sa më sipër dëdhmojnë kodiku i Mitropolisë së Korçës, shkrimet e figurave të ndritura, si Thimi Mitko, H. Karmici, Nuçi Naçi, etj. …
*
… Objekti më i rëndësishëm dhe zanafilla e qytetit të Korçës, në truallin e sotëm ka qënë kalaja,... Nga ky objekt, nuk ka mbetur asnjë gjurmë e dukshme, të paktën që nga shekulli i XVIII –të. Fragmente muresh janë zbuluar gjatë ndërtimeve të këtij shekulli, si në shtëpinë e Sugarëve, Hotel Pallasi (1927), Hotel turizmi, ….
Vendosja e kësaj kalaje mesjetare, mund të përcakrohet e shtrirë në lagjen kala, siç quhej deri në fillim të shekulllit të XX e kufizuar nga Bulevardi “Shën Gjergji”, ish lumi dhe Hotel turizmi …
Për kalanë rruheshin deri vonë një sërë toponimesh, si sheshi i kalasë, ish trualli i Pallatit të Kulturës, Çezmat e portës së Kalasë, pas Hotel turizmit, të cilat u betonuan kur u ndërtua ky i fundit. Në krahun tjetër të ish lumit, kalonte një rrugë përballë këtij objekti, e cila në planimetrinë e vitit 1937, akoma emërtohej, “Rruga e Klasë”. ….
Në libërth jepet edhe një skicë e cila vendos në terren gjëndjen e këtyre objekteve të dikurshme [rreth shek. 14-të].
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE2/4 - Plepi i Shën Gjergjit dhe galat.
Dikur në mes të Korçës, pikërisht përballë, aty ku është sot porta e bibliotekës së qytetit, në trotuar, (pra dikur, përballë portës së anëshme të kishës së Shën Gjergjit) ndodhej deri aty nga vitet ’60 një plep (latn. Populus nigra L.) jashtëzakonisht i madh. Plepi kish lartësinë rreth 15 – 20m (afrs. sa një godinë...
» KE12/17 - Emërtimet e rrugëve të lagjes së dikurshme në Korçë, të quajtur Manço (viti 1930).
Rr. Kongresi i Lushnjës,Rr. Mbretëresha Elena,Rr. Protokolli i Firences,Rr. Vasil Trebicka,Rr. Miçe Papanaum,Rr. Nikolla Naço,Rr. Papa Stefan Luarasi,Rr. Ligor i Cilkës,Rr. Thopiave,Rr. Dom Johan Alardo,Rr. Robert Cecil,Rr. Koço Sotir,Rr. Bulevard Emanuel III, Rr, Çardhakut,Rr. Carnevon,Rr. Naum Veqilharxhi,Rr. Opari,Rr. Çezma e...
» BK/N - Meteorologji: Mbi mesataren vjetore të reshjeve, në qarkun e Korçës
Të dhënat për klimën e 50 vjetëve më parë, tregojnë gjëndjen e mëposhtme të reshjeve për qarkun e Korçës.Qarku i Korçës është më i thati në gjithë Shqipërinë. Sasia mesatare vjetore e reshjeve për zonën e Korçës është 722 mm, të Pogradecit është 765 mm dhe të Ersekës është 900 mm, ndërkohë kur, zona e Kuçit...
Është një monument natyror, një masiv shkëmbor, konglomerat rranor i cili mendohet të ketë marrë një trajtë të veçantë shumë interesante, prej veprimit të faktorëve atmosferike. Ai ndodhet në zemër të vargmaleve të Moravës, në lindje të qytetit të Korçës, në pyjet e parkut të Bozdovecit, të komunës së Drenovës,...
Theognis, konsiderohet si një ndër poetët më të rëndësishëm të poezisë elegjike të Greqisë së lashtë. Ai ishte fisnik nga Megara dhe mendohet se ka jetuar në mes të shek. VI-të para Kr. Me emrin e Theognis sot na kanë mbritur 1389 vargje poetike, ndër të cilat edhe shumë erotike. Meqënëse poeti jetoi në periudhat e...