Mbi ndërtesat ushtarake që ndodheshin në Korçë më 1901 dhe 1923. Një përshkrim i vitit 1901: Këto janë 4 ndërtesa të reja të bukura, që u ndërtuan nga themelitë më 1892, më të mëngjërë të udhës së madhe kur shkojmë për në Manastir, ndë mes të lumit të Barçit dhe Shelgjeve të Gorgurit [apo Gorguzit? Ku ndodheshin këto shelgje?]. E para nga këto që është edhe më e bukura është për kryetarët e ushtërisë, e mesmja është për të mbajtur roba, armë, dhe të tjera gjëra të ushtërisë; të dyja [këto] janë me dy kate; edhe e treta për të ndënjurë ushtarët është e vogël e me një kat, se Korça nuk është klyç vënd ushtërije (pra nuk është vënd strategjik). E katra ndërtesë e cila është prapa së mesmesë, është e vogël, e mbuluarë mirë, e mbështjellë me mure të forta; këtu mbajnë fishekët, barutnë, etj. të cilat më parë i mbanin më një ndërtesë të vogël afër qeverisë (ndërtesës së pushtetit vendor, sipas gjuhës së sotme) dhe burgut. Prapë (gjithashtu), një ndërtesë e vogël është në lindje të qeverisë, të cilën edhe këtë e kanë për të ndenjur ushtëria që bën shërbimin e qytetit (xhandërmaria). Një përshkrim tani po për këto godina, i vitit 1923:
..Korça në kohë të sundimt Turk, duke mos qënë qëndrë ushtërije nuku kish as ndërtesa të posaçme. Po turqit me sistemin e Stratokratisë, … ndërtuan të tilla më 1892, në Korçë pa patur nevojë. … Këto ndërtesa janë 4 të vogla, sot të çkatëruara nga përdorimi i tyre prej ushtërivet të ngjarjevet 1912 – 1920. Godinat janë në të mëngjër të rrugës Korçë - Bilisht, jashtë qytetit, përkarshi bregut të Shën Ilisë, në Veri perëndim të tij. Ndërtesa e parë e gurtë, e bërë për të ndenjur Oficerët e ushtërisë. E dyta e gurtë me dy kate në jugë të së parës e ngrehur për të mbajtur roba e pushkë, mobilje të ushtërisë. E treta me një kat, e gurtë, për të ndenjur ushtarët, e cila ndënë mbulesën e saj mund të mbanjë gjer 150 -200 ushtarë. E katërta, prapa këtyre 40 – 50 metro është një godinë e vogël e gurtë, për të mbajtur lëndët që marin zjarr, si barut, fishekë, bomba, etj. etj.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE8/7 - Prodhimi i grurit në Korçë, para 80 vjetëve.
Në tabelën e mëposhtme, jepen të dhënat e vitit 1926, pra të rreth 80 vjetëve më parë, për prodhimin e grurit në Shqipëri sipas prefekturave.Sipas statistikave të mbledhura në atë kohë prej T. Selenicës, botuar tek „Shqipëria më 1927“, del se prefektura e Korçës, në këtë periudhë, jo vetëm që kish prodhimin më të...
» BK/SHJT - Mbi kronologjinë dhe ushtarakët osmanë, që pushtuan fillimisht Devollin dhe Korçën.
Të dhënat historike dëshmojnë se turqit nën komandën e Evrenos Pashës, pushtuan krahinën e Devollit në vitin 1381 dhe pastaj, katër vjet më vonë më 1385, nisën një fushatë me 40 mijë ushtarë të komanduar prej Hajredin Pashës dhe pushtuan zonën e Korçës, deri në afërsi të Beratit. Pra Devolli dhe Korça, ranë në duart...
Sipas Sokratit (tek dialoget e tij që jepen në veprat e Ksenofontit) mbreti Kir, i cili pranohej prej studiuesve të lashtësisë si një mbret i veçantë, shëmbëllor, ka pas qënë edhe një kopshtar i madh.Kiri (ose Cyrus), i biri i Darit të II-të (për të cilin nuk dihet data e saktë e lindjes por, dihet se vdiq më 401 para Kr.) në...
» KE8/12 - Mbi kuptimin e fjalës thuajse të harruar, "llonxhë".
Vite më parë dhe sa vjen duke u zhdukur, përdorej në Korçë fjala, llonxhë.Shprehje të tilla si, ramë në llonxhë, bëmë llonxhë, etj, tek ne përdoreshin më dendur dhe tani thuajse nuk dëgjohen fare.Fjala llonxhë ka disa kuptime:A) Sipas fjalorit të madh të shqipes, nënkupton një ngastër a rip toke që mbillet me perime ose...
» KE11/3 - Voskopojarë në Poloni, në shek. e 18 - të.
Nikola Jorga tek, Note Polone, Academia Romana, Memoriile Sectiunii, Seria III, Tomi II, nxjerr në dritë prej dokumentave, këto emra voskopojarësh të polonizuara, të cilët ndodheshin dikur në zonën e Poznanit.