| Aforizma të eruditëve grekë dhe romakë: Për bukurinë. |
Bukuria është dhuratë e Zotit. Aristoteli
*
Bukuria individuale i hap rrugën njeriut, më tepër sesa një rekomandim.
Aristoteli
*
Sigurisht që bukuria është një dhuratë e mirë e Zotit, por duket se vetë Zoti mendoi se kjo, bukuria pra, nuk është ndonjë e mirë e madhe, përderisa ai e dha atë edhe tek njerëz të liq.
Shën Agustini
*
Në çastin që një vajzë fillon e nuk ka më ndrojtje dhe nuk skuqet më, atëhere ajo ka humbur pjesën më tërheqëse dhe më fuqiplotë të bukurisë së vet.
Grigori i 1-rë, shek 6-të
*
Të lutem o Zot, më bëj të bukur përbrenda.
Sokrati
*
Bukuria e stilit, e harmonisë, e hijeshisë dhe e një ritmi të mirë, varen nga thjeshtësia.
Platoni
*
Njësoj si mund të gabojë një mëndje kur ajo gjykon nën veprimin e pijes së verës, ose një sy, kur ai sheh në errësirë, ashtu mund të gabojë edhe një shpirt, kur ai është i dehur prej një bukurie.
Ovidi
*
Njoh dikë që kur pa një grua me një bukuri goditse, ju lut Krijuesit për të. Duket pra se pamja e saj e ndriçoi atë burrë, që t'i drejtohej Zotit me përdëllim.
Shën Joan Klimakus, shek. 7-të
*
Ç'ka është e bukur është e mirë dhe, kush është i mirë, shpejt do të konsiderohet edhe si i bukur.
Safo
*
Asgjë e bukur nuk është e bukur, po qe se shikohet nga të gjitha këndvështrimet. Horaci
*
Kur në mesnatë kandili shuhet, të gjitha gratë, kanë një bukuri që s’thuhet.
Plutarku
|
Prej shumë poetësh dhe prozatorësh, mjelmat përshkruhen si qënie në shërbim të perëndisë Apollon por, se ç’farë lloj lidhjeje tjetër kanë ato me muzikën dhe këngën, këtë gjë nuk e dimë.
Ndërkaq, të vjetrit besonin se kur ky shpend këndonte të ashtuquajturën, “Balladë të Mjelmës”, vdiste.
Duhet thënë se [po qe se ndodh kështu], në këtë rast natyra privilegjon më tepër mjelmën sesa njerëzit e mirë dhe të begatë. Dhe vërtet. Ndërkohë kur këtyre të fundit, u thurin lavde e bekime të tjerët, mjelmat [me balladën e tyre] në një formë ose në një tjetër, bekojnë vetveten.
Claudius Elianos,
lib. B, nr. 32, fq. 113
shek. 2-të, pas Kr.
Përktheu, Ilia V. Ballauri
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.