MZ - Aforizmë: Viktor Hygo |
Gjithmonë tek shtresat e varfëra, ka më tepër mizerie, sesa ka humanizëm tek shtresat e pasura. |
(Mesatarja statistikore shumëvjeçare, të dhëna para vitit, 1975.)
Vranësira shkencërisht vlerësohet me ballë, nga 0 deri në 10. Një vranësi nga: 0-2 ballë, konsiderohet e pakët, nga 3-7 ballë, konsiderohet mesatare dhe nga 8-10 ballë, e dëndur.
Ndërkaq, vlerësimi i vranësisë mund të bëhet për një çast, (p.sh. në këtë moment) dhe mund të jetë p.sh. 4 ballë dhe pastaj më vonë të themi, pas dy orësh të ndryshojë dhe të jetë 8 ballë.
Duke qënë se kemi të bëjmë me një parametër që lëviz, është përcaktuar që një ditë të quhet e kthjelltë kur mesatarja e vranësirës përgjatë saj, nuk i kalon të 1.7 ballët, ndërsa e vranët, kur nuk është më pak se 8.3 ballë.
Ndërkaq një mënyrë tjetër, më e thjeshtë, që përdoret gjatë njoftimeve publike për motin, i jep vlerësimet e kthjelltësisë dhe të vranësisë, si më poshtë:
Mot me re – thuhet kur qielli mbulohet krejtësisht me re
Mot kryesisht me re – Jepet me dy kuptime: a) kur pjesa më e madhe e ditës do të jetë me re ose b) kur në një çast të dhënë, më tepër sesa gjysma e kupës qiellore është e mbuluar me re.
Mot pjesërisht me re - Jepet me dy kuptime: a) kur më pak se gjysma e ditës do të jetë me re, ose b) kur në një çast të dhënë, më pak sesa gjysma e kupës qiellore është e mbuluar me re.
Mot i kthjellët (me diell) – kur nuk ka asnjë re në qiell.
Mot kryesisht me diell (ose i kthjellët) – Jepet me dy kuptime: a) kur pjesa më e madhe e ditës do të jetë me diell, ose b) kur në një çast të dhënë, më tepër sesa gjysma e kupës qiellore është e kthjellët pra e pa mbuluar me re.
Mot pjesërisht me diell (ose i kthjellët) - Jepet me dy kuptime: a) kur më shumë se gjysma e ditës do të jetë me re, ose b) kur në një çast të dhënë, më pak sesa gjysma e kupës qiellore është e kthjellët, etj.
* * *
Të dhënat e mëposhtme janë nxjerrë nga libri i Klimës së Shqipërisë, përg. prej Akad. Shk. Shqip. V. 1975.
a) Numri mesatar i ditëve të kthjellta në qarkun e Korçës:
Muajt |
Korç |
Ersk |
Pogrd |
Vosk |
Jan |
4 |
6 |
4 |
6 |
Shk |
5 |
5 |
4 |
5 |
Mars |
5 |
4 |
4 |
5 |
Prll |
4 |
3 |
3 |
4 |
Maj |
4 |
4 |
3 |
2 |
Qer |
7 |
6 |
4 |
4 |
Korr |
15 |
16 |
12 |
12 |
Gsh |
18 |
18 |
16 |
15 |
Sht |
11 |
11 |
10 |
10 |
Tet |
8 |
9 |
7 |
7 |
Nënt |
4 |
4 |
2 |
4 |
Dhjt |
5 |
4 |
2 |
4 |
Shuma |
90 |
90 |
71 |
78 |
Nga sa më sipër, del se në vit mesatarisht numri më i lartë i ditëve të kthjellta është në Korçë dhe në Ersekë dhe konkretisht, rreth 2 javë më tepër sesa në Voskopojë dhe rreth 3 javë më tepër sesa në Pogradec.
Sipas të dhënave në gjithë Shqipërinë, Pogradeci është qyteti me numrin e ditëve të kthjellta më të pakta, 71 të tilla, ndërsa Saranda me numrin më të madh, me 159 pra këtu gjatë vitit ka thuajse dy herë më tepër ditë të kthjellta sesa në Pogradec.
Ndërkaq numri më i madh i ditëve të kthjellta për qarkun e Korçës sipas tabelës së mësipërme është gjatë gushtit, korrikut dhe shtatorit dhe më i vogël gjatë nëntorit, dhjetorit dhe janarit.
b) Numri mesatar i ditëve të vranta në qarkun e Korçës:
Muajt |
Korç |
Ersk |
Pogrd |
Vosk |
Jan |
13 |
12 |
13 |
12 |
Shk |
11 |
11 |
11 |
11 |
Mars |
12 |
13 |
13 |
12 |
Prll |
10 |
10 |
11 |
9 |
Maj |
8 |
9 |
8 |
7 |
Qer |
4 |
4 |
4 |
4 |
Korr |
1 |
1 |
1 |
1 |
Gsh |
2 |
1 |
2 |
2 |
Sht |
4 |
4 |
4 |
3 |
Tet |
9 |
7 |
8 |
7 |
Nënt |
11 |
11 |
13 |
10 |
Dhjt |
14 |
14 |
15 |
16 |
Shum. |
100 |
97 |
103 |
94 |
Nga sa më sipër, për shumën e numrit të ditëve me vranësirë, për të katër pikat meteorologjike të marra në konsideratë, për qarkun e Korçës, vërehen diferenca jo të konsiderueshme, ndërsa numri më i madh i ditëve me vranësirë në qarkun tonë është në dhjetor, në janar dhe në nëntor. Numri më i vogël i ditëve të tilla është respektivisht në korrik, në gusht dhe në shtator.
Gjithashtu, Pogradeci me 103 ditë me vranësi, kundrejt Sarandës me 65 të tilla gjithë vitin, është një qytet me thuajse 40% më shumë ditë me vranësi sesa qyteti i bregut të Jonit.
Përgatiti Ilia V. Ballauri.
Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.