Getulikos, është një poet krejt і pa njohur dhe plot pika të errëta. Mund të ketë jetuar në shek. I-rë pas lindjes së Kr. pra në kapërxim të mijëvjeçarëve. Prej studiuesve mendohet se ai mund të jetë latini, Gaio Kornelius Lentulio Getulikos, që u ekzekutua më 39 pas lindjes së Kr. si kundërshtar і Kaligulës, perandorit romak.
Ka shkrojtur mjaft poezi të bukura prej të cilave sot njhen vetëm 9 dhe prej tyre, vetëm një erotike.
Ty, Zonj’ rëndë e ëmbëlsisë,
Ty, Zonj’ rëndë e ëmbëlsisë,
E shkumës’ bardh, e dashurisë,
Ty perëndi e dallgësisë,
Kurbane të dërgoj.
Kurbane të dërgoj pa masë,
Veç val e Jonit bëj t’і shkasë,
Asaj përsipër, t’і shtrihet, t’і vujasë,
Pa un’ gjithçka, altareve flijoj.
Bëj ti, që Idolea, t’më pushtojë,
Në gjoks, në shpirt, t’më përvëlojë,
Jo nuk duroj, sa t’më mbarojë,
Të lutem hyjni bëj.
Të lutem ndritmë, më ndihmo,
Tek mua e shty, mos më harro,
Shtye si shtyn, velat puhia,
Të lutem qaji hallet e mia.
Të lutem perëndia ime, jak,
Zonj’ e të shtririt në jatak,
Ti perëndi e ngashërimit,
Ti mbretëreshë e psherëtimit.
Arkias, shpesh cilësohet me epitete të ndryshme si, makedoni, bizantini, mitilinasi gjë që errëson së tepërmi identitetin e tij. Mendohet se ka rrojtur në gjysmën e parë të shek. I-rë para Kr. (rreth viteve 118-61). Duhet të ketë lindur në Antiohea dhe del se në vitin 102 ndodhej në Romë. Për të ka shkrojtur edhe Ciceroni.
Arkias ka shkrojtur poezi epike dhe lirike dhe prej rreth 30 copëzave poetike të quajtura epigrama të tij që kanë shpëtuar, vetëm tre janë erotike. Ja njëra prej tyre.
Eros!
Eros! Vogëlush,
sulmomë!
Zbrazi shigjetat përmbi mua,
shkatërromë!
Mos ler, as edhe një,
për be,
Dhe kur me mua, të mbarosh,
e di se ç’ke!?
Shko tek një tjetër,
ta sulmosh,
Por sigurisht, ta dish,
më s’do t’luftosh,
Shigjetë më s’do t’kesh,
për të plagosur,
Mbasi tek shpirti im,
të gjitha і ke sosur.
John William Godward, 1920: Matrina
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» BK/LA - Poezia - Poezi: Anakreont u mplake!
Shqipëroi Ilia V. BallauriMë thon’ gratë lozonjare,“Mbarove, Anakreont, u mplake,”“Ja shih vetveten, në pasqyrë,”“Kokëçveshurën, shëmbëlltyrë”
Për rreth 25 vjet (a më tepër), në dekadat e vështira të viteve '60 e '70, në botën e vërtetë shpirtërore të rinisë së asaj kohe në Korçë, botë kjo që shfaqej fshehurazi e trazuar prej melodive e këngëve gjatë mbrëmjeve të dikurshme të vallëzimit, një rol qendror në qytetin e Korçës luajti fizarmonika e...
Fara! Ky pra ish qëllimi i gjethes, për të rrënja punoi,Ky pra ish qëllimi i lulëzimit, për të lulja flërtoi,Kjo farëzë pra, është fruti i fundmë, jeta vetë,Kjo bucelëzë e çuditshme e forcës, enigmë përjetë!Për të rrënja thithi, për të burbuqi çeli dlirë,Botë, brenda botës, brenda botës, përfshirë.Kjo pra është...
Pasi prej magmës, brëndësisë më të parë, qindra miliona vjet më parë, shkëmbinjtë e murrmë, ultrabazikë, shpërthyen në sipërfaqe për të dalë, për të krijuar male, si mali që qyteti ynë mban mbi krahë, këtu, rrëzë sipërfaqeve të tyre, “lëkurë elefanti”, siç i cilëson, nobelisti poet, pati det.Jeta që brenda...
» KE10/4 - Gjenealogji - Muzika: Fragment nga gjenealogjia e Tefta Tashko Koços.
Duke ndjekur linjat e femrave, gjenealogjia e këngëtares shqiptare ndoshta më të madhe për të gjitha kohërat, Tefta Tashko Koços, para saj, del e ndërthurur me atë të familjeve të tjera të vjetra korçare si dhe futet në thellësi edhe të paktën pesë breza të tjera, duke arritur kështu, deri aty nga mesi i viteve 1700. ...