Qershia është një nga mrekullitë e botës së bimëve.
Bukuria e kësaj peme qëndron tek të gjitha, tek fruti, tek lëngu, tek lulja, tek aroma, tek shija, tek ngjyra, tek druri i saj i çmuar, tek lëvorja e saj e argjëndtë, madje edhe fjala qershi është një ndër fjalët më të bukura që ka gjuha shqipe (mendoj unë). Për qershinë është shkruajtur vazhdimisht dhe në të gjitha kohërat. Japonezët mendojnë se qershitë e tyre (lat. Prunus serrulata) që ata i quajnë sakura, lulëzojnë më bukur se gjthçka mbi dhè. Ata magjepsen, dehen, nga lulëzimi i bekuar i kësaj peme, madje kopshte qershish që lulëzojnë në gjthë bukurinë e vet, diaspora japoneze ka ndërtuar gjithandej nëpër botë, në Australi, në Amerikë, në Brazil, në Gjermani, në Kanada madje edhe në Turqi.
Për qershinë është shkruar shumë në shekuj dhe kudo, megjithatë një ndër poezitë më të bukura për këtë pemë të veçantë, është ajo e Robert Graves, e titulluar Cherry – Time. Robert Graves (1895 – 1985), poet, novelist, përkthyes, studiues, klasicist, një ndër helenistët dhe mitologët më të shuqar të të gjitha kohërave, me një jetë krijuese shumë të pasur, i njohur si poet i përkryer veçanërisht për periudhën e luftës së parë botërore, na ka dhënë më 1918, edhe poezinë e bukur Cherry – Time, që në kohë pastaj u shoqërua me melodi dhe sot këndohet me dëshirë gjithandej. Më poshtë kam sjellë një shqipërimin tim të lirë (I.V.B.), bazuar tek vargjet e R. Graves.
Koha e Vjeljes së Qershisë
I
Qershitë e mbrëmjes jan’ më të pjekura,
se të mesditës në diell’ të mbledhura,
paçka se këto janë grumbulluar,
me fyell dhe duke kënduar.
Gëzuar të gjithëve gëzuar,
merrni qershi për t’i provuar,
jan’ gjith tul qershitë e mia,
t’i bëjnë buzët e mavia.
Por,
kush i ha kur hëna del,
çmëndesh thua: ky si s’u vel!
Aroma e qershisë të deh,
si në përrallë ndjehesh shpejt.
II
Qershitë që mblidhen natën,
mbushur vesë, kur s’ka vapë,
kanë një lëng që të mrekullon,
ëmbëlsi që të freskon.
Gëzuar të gjithëve gëzuar,
merrni qershi për t’i provuar,
jan’ gjith tul qershitë e mia,
t’i bëjnë buzët e mavia.
Por,
kush i ha kur hëna ndriçon,
çmëndesh thua: ky si s’pushon!
Aroma e qershisë të deh,
Si në përrallë ndodhesh krejt.
III
Tani,
kur t’iu thërres që t’iu kënaq,
mblidhuni të gjithë sa kaq,
mureve të kopshtit hipur,
lagur vesës,
për qershi si të uritur.
Gëzuar të gjithëve gëzuar,
merrni qershi për t’i provuar,
jan’ gjith tul qershitë e mia,
t’i bëjnë buzët e mavia.
Por,
po t’i hash kur janë gjith’ vesë,
çmëndesh thua, le të ha, pa le të vdes!
Aroma e qershisë të deh,
je në përrallë dhe më s’sheh.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» BK/LA - Anakreonti - Natën sikur isha i shtrirë.
Poezi nga Anakreonti, shek. 6-të para Kr., zgjodhi dhe shqipëroi Ilia V. Ballauri.Natën sikur isha i shtrirë,Mes qejfeve, thell’ i përpirë,Mes shtrojash, ngjyrë të kuqe,Mes bukuroshesh, si burbuqe.Sikur un’ ngjisja, me perëndinë,Dhe s’kisha lidhje, me njerinë,Sikur më puthnin, më shtrëngonin,Vajzat, që në mënd më shkonin.
» MZ - Gjenetika: J.W.Goethe - Tparet që prej prindërve përftova, ...
Johann Wolfgang von Goethe (1749 – 1832) konsiderohet si gjeniu i mendimit intelektual modern gjerman. Ai ishte shkrimtar (shkruajti: poezi, prozë dhe dramë), filozof, fizikant, biolog, erudit, etj, ku rrallë dhe, si dikur në botën e lashtë tek ai gërshetoheshin dijet e thella të letrave, me ato të shkencës.Duke lënë mënjanë...
Poezi, nga Anakreonti, shek.6-të para Kr. zgjodhi dhe shqipëroi, Ilia V. Ballauri Dikur në treg, një djalosh trim,Të Erosit një bust prej dylle, përngjasim,E shiste, dukej dore desh ta hiqte,“Kush ble një bust prej dylle, të Erosit”, thërriste.
Aleksandër Stavre Drenova, ose i njohur si Asdreni (1872 – 1947) poeti dhe publicisti i madh prej Drenove, shkruesi i një sërë shkrimeve, shkruesi i himnit kombëtar (i cili zyrtarisht njihet me tre strofa por që në origjinal ka patur gjashtë), ka shkruar edhe këto vargje erotike si më poshtë:O moj ti me sy të zinj,Q’i ke flokët...