Korça konsiderohet si ndër zonat që ka pas prodhuar fasule të mira, të shijshme dhe të shumëllojshme. Populacionet e fasules së trevës tonë kanë qënë të shumta, madje edhe sot, një sy i hedhur në tregun fshatar, tregon për vazhdimësinë e shumëllojshmërisë së populacioneve tona për këtë bimë.
Ja disa të dhëna përshkruese për sojet e fasuleve të zonës tonë. Më 1958 përmëndet soji, Fasulja e Korçës, për të cilën theksohej se ish varietet vëndi, me kokër të bardhë, të rrafshtë, të gjatë.
Përmëndet pastaj fasulja Eçmenik, kacavjerëse, gjysëm e vonët, me cikël bimor 117 ditë, vetpllenuese, me bishtaja shpatë, e verdhë, me kokër në formë veshke, ngjyrë të bardhë. Përmëndet ajo e Leshnicës, kacavjerëse, e hershme, me cikël bimor 107 ditë, vetpllenuese, bishtajë si shpatë, ngjyrë të verdhë në gri, kokër si veshkë, të zezë. Një vënd të veçantë këtu ze edhe fasulja pllaqi, Phaseolis vulgaris multiflorus coccineus, dhe konkretisht soji, Vigane e Devollit, kacvjerës, i vonët, me cikël bimor 122 ditë, vetpllenuese, me kokër të madhe të bardhë.
Thjerrëza (Ervum Lens)
Kërkimet arkeologjike të bëra në vëndbanimin prehistorik të Maliqit, tregojnë se kjo bimë kultivohej në trevën e Korçës qysh rreth 4000 vjet më parë. Ndërsa të dhënat e vitit 1972, thonë se kjo bimë (thjerrëza, në gjuhën e Korçës quhet grosh), kultivohej kryesisht vetëm në Korçë. Megjithatë, ndonëse thuhet se tek ne gjendet në dy forma Ervum lens macrosperma (kokërmadhe) dhe Evrum lens microsperma, (kokërvogël) përsëri nuk është identifikuar dhe përshkruar ndonjë populacion i caktuar. Në këtë aspekt mund të thuhet se, ende ka akoma kohë, për të bërë diçka.
Koçkulla (Lathyrus sativus)
Më 1972, përmëndet në literaturë se koçkulla mbillej në Korçë dhe se për dorej për kafshët si kokër ose si njomishte, ndërsa si ushqim për njeriun përdorej mielli i koçkullës që përziehej me atë të grurit për bukë. Nuk jepen të dhëna për ndonjë populacion a soj.
Nxjerrë nga punimi me titull, Erozioni gjenetik dhe mbijetesa e sojeve të bimëve bujqësore të traditës, në zonën e Korçës, autor dr. Ilia V. Ballauri 94 fq. 2011
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE4/1 - Guri i Cjapit
Është një monument natyror, një masiv shkëmbor, konglomerat rranor i cili mendohet të ketë marrë një trajtë të veçantë shumë interesante, prej veprimit të faktorëve atmosferike. Ai ndodhet në zemër të vargmaleve të Moravës, në lindje të qytetit të Korçës, në pyjet e parkut të Bozdovecit, të komunës së Drenovës,...
» KE3/3 - Të dhëna numerike për liqenet e Prespës, krahasuar këto me fushën e Korçës.
Prespat përfshihen përbrenda këtyre koordinatave gjeografike, veri 41 gradë dhe 25 minuta, jugë 40 gradë dhe 40 minuta, në lindje 21 gradë dhe 16 minuta dhe në perëndim 20 gradë dhe 50 minuta dhe kanë sipërfaqe, Prespa e madhe 275.2 km2, ndërsa Prespa e vogël 50.7km2.Liqenet kanë konfiguracion të çrregullt. Gjatësi...
Peshku me famë i liqeneve tona (Pogradec e Prespë) është endemik dhe i rrallë (pra lokal, që nuk gjendet gjetkë) tepër interesant dhe ka një origjinë të lashtë.Korani ose si quhet latinisht Salmo letnica, i përket familjes së Salmonideve dhe sipas studimeve, në liqen, ai ndahet në disa lloje të cilat nuk përbëjnë specie më...
Gështenja (Castanea sativa ose, Castanea vesca) është një drupyjor dhe njëkohësisht drufrutor, i përhapur në Evropën Jugore, që i përket familjes, Fagacea.Njihen 18 lloje, ose thënë ndryshe, populacione gështenjash.Përmasat e pemës janë relativisht të mëdha. Në Tropojë, dikur është gjetur një dru gështenje me moshë...
» KE11/12 - Arkeologji: Mbi pitoset e lashtë të gjetur në anët tona.
Pitose, quheshin në kohë të lashta, hambaret ose enët ku ruheshin apo konservoheshin produktet e ndryshme bujqësore, kryesisht drithrat, si gruri, elbi, meli, thekri, etj, por edhe farërat e bimëve të tjera bujqësore si, thjerrëzat, qiqrat, etj. Në këto enë ruheshin madje edhe uji, vera, vaji apo edhe produkte të tjera ushqimore,...