Aforizma - Jorge Luis Borges |
Gjithmonë paradisin e kam imagjinuar si një lloj biblioteke.
*
Si paradisi ashtu dhe feri më duken si shume, qoftë per të shpërblyer qoftë për të ndëshkuar. Veprimet e njerëzve nuk meritojnë as njërën as tjetrën.
*
Një përkthim asnjëherë nuk është besnik ndaj origjinalit.
*
Të biesh në dashuri, do të thotë të ndërtosh një lloj besimi ndaj një perëndie që një ditë, do të bjerë.
*
Asgjë nuk është ndërtuar mbi gur, të gjitha janë ndërtuar mbi rërë, por ne duhet të ndërtojmë, sikur ndërtojmë mbi gur.
*
Çapitem aq ngadalë, njësoj si dhe ai, që vjen së largu dhe që nuk pret, që të arrijë kurkund.
*
Të pranosh të panjohurat, do të thotë që, të gjitha gjërat të jenë të mundëshme, edhe Zoti edhe Trinia e Shënjtë. Bota që jetojmë është aq e çuditshme sa gjthçka mund të ndodhë dhe mund të mos ndodhë. Duke pranuar të pa njohurën, i jap mundësi vetes të jetoj në një botë më të madhe, më fantastike, në një lloj bote misterioze. Dhe kjo gjë, më bën që të jem më tolerant.
*
Kur vjen fundi, njeriu nuk ka më fantazi dhe imagjinatë, ka vetëm fjalë, fjalë.
|
N. Çipi ishte një intektual i talentuar, i viteve ‘20, jetoi vetëm 23 vjet (1905 – 1928), ishte profesor i kontabilitetit në liceun francez, për më tepër, edhe zëvëndës drejtor i Aneksit të Liceut. Me një jetë kaq të shkurtër dhe plot aktivitet, rrallë se gjen të dytë në vëndin tonë. Mësimet e pra i mori në Korçë, pastaj vazhdoi liceun francez, më pas kolezhin francez Sënt-Zhozef të Stambollit, pastaj Ecole Superieure de Comerce, diplomën e së cilës e mori më 1923 pra në moshën 18 vjet. Ishte organizator i bioskautizmit në Korçë dhe editor i revistës së asaj kohe ‘Gjyrmuesi’. Ishte autori i të parit libër profesional tregtie të shkruajtur ndonjëherë në gjuhën shqipe me titull, ‘Mësime tregëtie dhe llogarisie’. Në moshën 23 vjet u mbyt në liqenin e Shkodrës. Ja si flet për këtë njeri Sotir Papakristo në atë kohë drejtor i Liceut Francez:
Emri i autorit [N.E.Çipi] dhe cilësitë e tij të rralla, janë garanti e sigurtë se dobija që do të dalë prej këtij libri, do të jetë e pa çmueshme. Me të vërtet natyra e kish paisur të ndjerin me cilësi dhe virtyte të rralla.... Energjik dhe aktiv, i përvisheshe çdo pune me zell dhe entusiazëm të pa treguar dhe këtë entusiazëm kishte zotësinë ta shpërndante dhe në gjithë ata që e rrrethonin dhe bashkëpunon me të. Talentin e të shprehurit e kish mjaft të zhvilluar, në mënyrë që, shumë lehtë impononte mendimet e tija në shokët dhe bashkëpuntorët e vet. Bashkë me këtë talent ishte lidhur edhe një mëndje e hollë e një gjykim i fortë i cili u jepte argumenteve të tij një fuqi e një bazë të shëndoshë e të fortë. Në këto, po të shtojmë edhe një karakter të lartë, një zemër të mirë, një vullnet të fortë, një fisnikëri shëmbëllore, si në sjelljet, si në veprimet e tija, më në fund edhe një trup të bukur dhe të hijshëm, do të kemi përpara fytyrën e plotë e të paharuarit profesor i cili me vdekjen e vet tragjike shtiri në zi gjithë ata që e patën njohur,….Â
Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.