Në një kompleks koral të një pjese teatrale, nuk këndojnë që të gjithë, por dy a tre. Të tjerët, të përzierë atje, qëndrojnë të ngulur në kor vetëm për numër. Në jetë pra, rrojnë vetëm të gjallët e vërtetë.
Meneandri, sipas Stobeut, tek Antologjia, 121, 11 Shek. IV para Kr.
Bai Ju Yi ose Po Chu-yi, (v. 772-846), ishte burrë shteti dhe poet kinez, i “periudhës së artë” Tang, anëtar i Akademisë Hanlin. Shkrojti rreth 2800 poezi lirike por edhe erotike, të cilat i kopjonte dhe i shpërndante gjithandej vetë me qëllim që të mbeteshin të gjalla në kohë. Thuhet se ai i mbante mënd gjithë poezitë e veta dhe se ish në gjëndje të vazhdonte çdonjërën prej tyre aty ku të tjerët e harronin. Në kohën kur ai jetoi, filloi të parandjejë shënja të një farë rënie të periudhës së artë të poezisë dhe jetës kineze, dhe Bay Ju Yi, i shprente këto parandjenja profetike, të realitetit të jetës së përditshme, nëpërmjet mesazheve morale. Në këtë pikë sipas punimit “Krijimi poetik gjatë periudhës Tang”, nxjerrë nga: “The Tang Poets” Frederick Turner, ai mund të krahasohet me novelistët e mëdhenj romantikë si Balzaku, Tolstoi dhe Dikensi ose me piktorë si Millet dhe Van Gogh, apo me dramatistë si Bertold Brehti, etj.
Bay Ju Yi, u mpleks në skandalet perandorake të asaj periudhe dhe për një kohë u internua. Vargjet e mëposhtme të titulluara “Duke recituar maleve si i marrë”, janë shkruajtur në internim.
Ndërkaq tek vëllimi me poezi të shqipërurara, me titull: “Vargje të lashta liriko - erotike”, 211 faqe dhe figura, shqipr: Ilia V. Ballauri, bot. UEGEN Tiranë, 2010, kam sjellë edhe tre poezi të tjera të famshme të tij, “Ti je!”, “Pasqyra” dhe “Pleqëria”.
Shqipërimi im i mëposhtëm, është bazuar tek varianti i njohur klasik në anglisht, përkthyer prej gjuhës kineze nga orientalisti i dëgjuar, Arthur Waley.
Duke recituar maleve si i marrë.
S’ka njeri që të mos ketë një dobësi,
dhe, dobësia ime është të shkruaj poezi.
Me mijërat e fijeve, me të cilat lidhet jeta, prapushitet,
marrëdhëniet i kam prerë dhe vetëm një gjë nuk më zvërdhitet,
vetëm me një dobësi mbetem i lidhur, në pafundësi,
të shkruaj rreshta, vargje, mendime, poezi.
Sa herë që shoh një pamje të bukur në natyrë,
sa herë që takoj një mik të dashur, një të njohur fytyrë,
e ngre zërin, një strofë poezi i them, i recitoj,
i ngazëllyer sikur Zotin, rrugës po takoj.
Dhe tani qysh prej kohës që në Hsung-yang, jam internuar,
gjysmën e kohës, e kam kaluar,
korrijeve, kodrave duke shëtitur, duke menduar,
vargje duke thurur, duke belbëzuar.
Dhe shpesh, kur ndonjë poezi, së fundi e mbaroj,
marr rrugën pastaj, ngjitem për tek shkëmbi i Lindjes shkoj,
dhe atje, i mbështetur në anë të shkëmbit të bardhë,
pasi kap një degë të gjelbër të kasies, kësaj peme të rrallë,
vargjet e mia të çmëndura, kodrat, luginat, habitin, pushtojnë,
zogjtë cicërojnë dhe majmunët më imitojnë.
I trembur pra, se mos prej botës përqeshem, vihem në lojë,
kam zgjedhur kështu,
një vënd për recitimet time që shpirtin ma gëzojnë,
një vënd, ku askush zë njeriu, nuk mundet të dëgjojë,
një vënd, ku askush nuk mundet të më shqetësojë.
Shqipëroi: Ilia V. Ballauri
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» MZ - Aforizmë: Lasgush Poradeci
Gjer më sot shumë veta kanë shkruar kundra meje, por asnjë-herë s’jam përgjigjur. Se poeti s’përgjigjet, poeti bën veprën, vepra le të përgjigjet. Po të mos flasë ajo, poeti s’ka ç’të thotë.Nxjerrë nga: "Lasgushi më ka thënë, ..."P. Kolevica
Shqipëroi: Ilia V. BallauriArkiloku, ishte nga ishulli і Parios-it që ndodhet në Cikladet dhe ndonëse nuk dihet e qartë sesa vjet jetoi, mendohet se ai ka jetuar në atë periudhë kur, në Azinë e Vogël në shek. VII-të para Kr., nën sundimin e mbretit të famshëm Giga lulëzonte mbretëria e lashtë e Lidisë. Për këtë periudhë...
» BK/SHJT - Folklor - Th. Mitko: Djalli dhe i biri
Djalli me të birin ishin duke udhëtuar nëpër botë. Në rrugë e sipër kalojnë pranë një fshati i cili dukej se ndodhej në ditë të gëzuara. Dëgjoheshin nga larg këngë, kërcime, vallëzime e gëzime. Duke parë këtë gjëndje, djalli i tha të birit, - Leri mos i ngacmo, leri të gëzohen-. I biri i djallit u përgjegj, - Dakord,...
» BK/LA - Muzika - Mbi prof. e muzikës, Thoma Nasi (1892 - 1964).
(Hulumtuesit e jetës së tij, ndër të tjera shkruajnë edhe këto.)… Thoma Nasi apo Nashi, siç e njohin bashkëfshatarët mbiemrin e tij, lindi në fshatin Dardhë të Korçës më 2 mars 1892. Në moshën dymbëdhjetë vjeçare si shumë të rinj të tjerë të krahinës së tij, Nasi emigroi fillimisht në Greqi dhe më vonë në Shtetet e...
Theognis, konsiderohet si një ndër poetët më të rëndësishëm të poezisë elegjike të Greqisë së lashtë. Ai ish fisnik nga Megara dhe mendohet se ka jetuar në mes të shek. 6-të para Kr. Fridrich Nietzche, punimin e parë shkencor që shkruajti, qysh kur ishte student në Laipsig, ia dedikoi vargjeve të Theognisit, botuar tek revista...