Stilponi që ishte filozof në Megara, u zu rob, kur u pushtua vëndi i tij prej tiranit Dhimitër. Si skllav atë e shpunë përpara mbretit, i cili e pyeti: “A humbe ndonjë gjë ti nga ky pushtim?” Stilponi u përgjegj: “Jo, nuk humba asgjë. Ato çka ishin të miat, pra mësimet dhe studimet, i kam përsëri. Përsa u takon të tjerave, e dija se ato ose do të ishin të miat, ose të pushtuesit.”
Është një monument natyror, një masiv shkëmbor, konglomerat rranor i cili mendohet të ketë marrë një trajtë të veçantë shumë interesante, prej veprimit të faktorëve atmosferike. Ai ndodhet në zemër të vargmaleve të Moravës, në lindje të qytetit të Korçës, në pyjet e parkut të Bozdovecit, të komunës së Drenovës, në lartësinë rreth 1550m mbi nivelin e detit. Gjatësia e shkëmbit është rreth 25m, gjërësia rreth 10m, dhe lartësia po ashtu rreth 10m. Sipas legjendës, masivi në fjalë, tepër i vështirë për tu ngjitur jo vetëm prej njeriut por edhe prej çfarëdolloj kafshe, e mori këtë emër mbasi në të, mundi të ngjitet vetëm një cjap.
Një tjetër mendim për këtë emër është se, ky masiv me formën e vet karakteristike, në një pikë vështrimi të caktuar, të kujton siluetën e cjapit apo dhisë. Sipas disa të tjerëve ai ngjet me një gamile të ulur në tokë, etj. Nga maja e këtij shkëmbi shihen fort bukur si fusha e Devollit ashtu edhe ajo e Korçës. Gjithashtu ky shkëmb, dallohet së largu, prej një distance të madhe, që nga gryka e Kapshticës. (shih edhe më për Gurin e Cjapit tek KE, vol.1, nr.1)
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE5/15 - Zona e Oparit në fillim të shek. 19 - të, një përshkrim i vitt 1830.
“ … Edhe Opari është një komunë e vogël. Përfshin thuajse 30 fshatra, …. Llogaritet të ketë gjithsej rreth 600 shtëpi dhe rreth 4500 frymë. Relievi është malor, tepër i frikshëm dhe me maja të pa kapshme. Shtëpitë janë të ndërtuara në kodra, rrëpira dhe humnera. [Përsa i takon juridiksionit fetar] varet nga mitropolia...
Një gidë turistike për Korçën, botim i viteve të fundit, 122 fq., 500 lek të reja ose, 5 euro.Përmban:gjeografi, histori, burimet natyrore, monumentet natyrore, popullsia, ekonomia,arkitektura, tradita, arti, itinerare të sugjeruara,informacion praktik, hotele, librari, monumente kulture, tradita e pikturës kishtare,karnavalet,...
» KE2/30 - Gora dhe Mokra, një përshkrim i bërë para vitit 1830
Gora dhe Mokra, në veri kufizohen me Ohrin, në jugë me lumin e Devollit i cili i ndan këto krahina prej Oparit. Në lindje kufizohen me Korçën, dhe në perëndim me zonën e Elbasanit. Vëndi është malor dhe i frikshëm, nga ku me sa duket ka marrë edhe emrin, Gorë që sllavisht do të thotë mal. Ujrat e kësaj zone derdhen gjysmat...
Dikur në mes të Korçës, pikërisht përballë, aty ku është sot porta e bibliotekës së qytetit, në trotuar, (pra dikur, përballë portës së anëshme të kishës së Shën Gjergjit) ndodhej deri aty nga vitet ’60 një plep (latn. Populus nigra L.) jashtëzakonisht i madh. Plepi kish lartësinë rreth 15 – 20m (afrs. sa një godinë...
Një përshkrim i atyre viteve. ‘Përballë Postenanit ndodhet qyteza e Leskovikut me 400 shtëpi prej të cilave një pjesë janë shtëpi të kamura. Vëndndodhja e qytezës është në një panoramë të bukur, me ujëra, dhe me ajër të shëndetshëm. Qyteza ka edhe pazar. Bejlerët e këtushëm janë aktivë në jetën politike,...