Në një kompleks koral të një pjese teatrale, nuk këndojnë që të gjithë, por dy a tre. Të tjerët, të përzierë atje, qëndrojnë të ngulur në kor vetëm për numër. Në jetë pra, rrojnë vetëm të gjallët e vërtetë.
Meneandri, sipas Stobeut, tek Antologjia, 121, 11 Shek. IV para Kr.
Ato janë shënja të plagëve, të shigjetave, të goditjeve,
janë frut i pagjumësisë, i ankthit, i kllapitjeve.
Po!
Vërtet që po më varet lëkura po më bie,
rrudhat e qafës po më shtohen pa pikë shije,
por dije!
Sa më tepër,
zjarri që kam në gji, tërbohet dhe të thotë ty :
– Më ndiz! –
Aq më fort më bie trupi,
mplakem dhe freskinë, dhimbja ma rrufis.
Prandaj më mëshiro,
të lutem më gëzo, më lehtëso,
dhe pastaj ke për të parë,
sesi trupi im, do të lulëzojë si më parë,
dhe flokët që s’pushojnë së thinjuri,
do të shkëlqejnë së ndrituri.
Paulus Silentiarius
shek. 6-të pas Kr. Shqipëroi: Ilia V. Ballauri
P. Silentiarius ishte poeti bizantin më i dëgjuar i shek. 6-të, por për fat të keq, rreth tij dihen pak gjëra. Kështu për të dihet vetëm se, në oborrin e perandorit Justinian, ai kish funksionin e lartë të Silentiariusit (ruajtësit të qetësisë), pra funksionin e kryeshambellanit (mes tridhjet të tillëve). Thuhet pastaj, se ai rridhte nga një familje fisnike dhe se kish një erudicion të gjërë. Ai njihet si autori i 79 epigramave lirike dhe erotike, një prej të cilave është edhe e mësipërmja.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» BK/LA - Letrat - Poezia lirike - Këngë lotimi.
Për poezinë e më poshtme, që duket se përshkohet nga një finesë ndjenjash, përveç dy inicileve, nuk kemi asnjë të dhënë për autorin e saj. Ajo gjendet e botuar në shtypin e Korçës të vitit 1927, “Kalendari, Korça 1927”, botuese Dhori Koti, Korçë. Riprodhimi i mëposhtëm është sjellë me arkaizmin tipik të kohës siç...
Një lule të thatë pa push, pa erë, të shtypur brenda librit sot pashë, dhe ja, një mendim i çuditshëm menjëherë,shpirtin ma përfshiu, ndaj thashë:Kur lulëzoj kjo lule? Ç’pranverë? Ç’maj?Sa kohë? Pse u këput dhe ku?I njohur, i panjohur kush e këputi dhe pastaj, vallë pse e vendosi mes fletëve këtu?T’i kujtojë ndofta...
» KE10/13 - Mbi një testament të vitit 1693 të shkruajtur në formë poetiko - filozofike në Voskopojë
Duke lexuar këto rreshta të shkruara mbi 300 vjet më parë, me të cilat hapet një testament i vitit 1693, që gjendet në Kodikun e Shën Prodhromit të Voskopojës, (kopjuar prej I. Martinianit, para vitit 1939), çdokush mud të habitet. Rreshtat e mëposhtme shumë mirë mund të përngjasohen me ato të traktateve të ngritura të asaj...
» BK/LA - Anakreonti - Natën sikur isha i shtrirë.
Poezi nga Anakreonti, shek. 6-të para Kr., zgjodhi dhe shqipëroi Ilia V. Ballauri.Natën sikur isha i shtrirë,Mes qejfeve, thell’ i përpirë,Mes shtrojash, ngjyrë të kuqe,Mes bukuroshesh, si burbuqe.Sikur un’ ngjisja, me perëndinë,Dhe s’kisha lidhje, me njerinë,Sikur më puthnin, më shtrëngonin,Vajzat, që në mënd më shkonin.