| Aforizma të eruditëve grekë dhe romakë: Për bukurinë. |
Bukuria është dhuratë e Zotit. Aristoteli
*
Bukuria individuale i hap rrugën njeriut, më tepër sesa një rekomandim.
Aristoteli
*
Sigurisht që bukuria është një dhuratë e mirë e Zotit, por duket se vetë Zoti mendoi se kjo, bukuria pra, nuk është ndonjë e mirë e madhe, përderisa ai e dha atë edhe tek njerëz të liq.
Shën Agustini
*
Në çastin që një vajzë fillon e nuk ka më ndrojtje dhe nuk skuqet më, atëhere ajo ka humbur pjesën më tërheqëse dhe më fuqiplotë të bukurisë së vet.
Grigori i 1-rë, shek 6-të
*
Të lutem o Zot, më bëj të bukur përbrenda.
Sokrati
*
Bukuria e stilit, e harmonisë, e hijeshisë dhe e një ritmi të mirë, varen nga thjeshtësia.
Platoni
*
Njësoj si mund të gabojë një mëndje kur ajo gjykon nën veprimin e pijes së verës, ose një sy, kur ai sheh në errësirë, ashtu mund të gabojë edhe një shpirt, kur ai është i dehur prej një bukurie.
Ovidi
*
Njoh dikë që kur pa një grua me një bukuri goditse, ju lut Krijuesit për të. Duket pra se pamja e saj e ndriçoi atë burrë, që t'i drejtohej Zotit me përdëllim.
Shën Joan Klimakus, shek. 7-të
*
Ç'ka është e bukur është e mirë dhe, kush është i mirë, shpejt do të konsiderohet edhe si i bukur.
Safo
*
Asgjë e bukur nuk është e bukur, po qe se shikohet nga të gjitha këndvështrimet. Horaci
*
Kur në mesnatë kandili shuhet, të gjitha gratë, kanë një bukuri që s’thuhet.
Plutarku
|
Mbi garat sportive të zhvilluara 3196 vjet më përpara, sesa Olimpiada e vitit 2012, që u zhvillua aq bukur në Londër.
(Nxjerrë prej Iliadës së Homerit.)
Shqipëroi: Ilia V. Ballauri
Mozaik i shek. 4-të pas Kr. i gjetur në Gafsa të Tunizisë, me skena të ndryshme nga lojërat sportive të lashta greke.
Duke filluar nga sipër poshtë dhe nga e majta në të djathtë, këtu paraqiten veç të tjerash, të qarta:
vrapimi, nderimi i një fituesi, kërcimi së gjati, hedhja e diskut, ndeshja me grushta (boksi), mundja trup me trup, altari i nderimit, vrapimi me pishtar.
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.