Një lule që bie, e njofton kopshtarin se tashmë, ajo ka lidhur frut. - J.W. Gëte
Ah! - Sikur më ka marrë trajtë më të mbushur, më të zbukuruar, gusha, -
më tha një ditë e dashura ime, e befasuar, teksa e putha.
- Vogëlushe, e mira ime! – i thashë duke i kujtuar,
dora e Venusit të ka lulëzuar,
duke të njoftuar,
se ah!
Trupi yt i njomë, i bukur, do të ketë ndryshime,
shpejt figura jote e himtë, gjinjtë delikate, do të mbushen, gjith' trajta e lakime,
dhe, fustani yt i ri që bleve dje,
dhe ai, do të më thuash, - më nuk më nxe. –
Po rri e qetë,
një lule që bie kopshtarin e njofton,
se në vjeshtë,
do të piqet një frut, gjith' tul e lëng që përskuqon.
Shqipëroi: Ilia V. Ballauri
Shënim: Shumë nga shkrimet e Gëtes, si Fausti, Elegjitë Romane dhe Epigramat veneciane, përfishen prej pasionit erotik. Gëtja gjithmonë kish mendimin se, ky pasion, është ndër më të bukurit dhe më të fortët, për tu trajtuar dhe për tu përshkruar prej artistëve. Tek poezia e mësipërme, Gëtja thur vargje, në mënyrën më të përsosur, për atë konstatim të lashtë që sipas të cilit, mbushja dhe zbukurimi i gushës së një vajze, lidhet me humbjen e virgjërisë së saj, gjë që është kënduar edhe prej poetit të madh romak Katulit, dhe që sot, pranohet edhe prej endokrinologjisë. Për Gëten kjo poezi, lidhet me mbetejen me barrë të Kristianas (gruas së vet) dhe me lindjen e të birit Augustit.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» BK/LA - Poezi prej autorëvë të lashtë, Getulikos dhe Arkias
Zgjodhi dhe Shqipëroi: Ilia V. BallauriGetulikos, është një poet krejt і pa njohur dhe plot pika të errëta. Mund të ketë jetuar në shek. I-rë pas lindjes së Kr. pra në kapërxim të mijëvjeçarëve. Prej studiuesve mendohet se ai mund të jetë latini, Gaio Kornelius Lentulio Getulikos, që u ekzekutua më 39 pas lindjes së Kr. si...
» MZ/Poezia - Homeri mbi kapjen në flagrancë të pabesisë bashkëshërtore.
 Për herë të parë, nuk ka qënë njeriu por perënditë që kanë dashuruar vjedhurazi duke shkelur besën bashkëshortore, kështu thonë mithet dhe kështu thotë Homeri, tek rapsodia e 8-të e Odisesë. Perëndia e bukurisë femërore, e dashurisë, e të shtriturit në shtrat, Afërdita (ose Venusi, për latinët), e pa përmbajtur...
Teksti i këngës me këtë titull, i kësaj kënge të njohur prej të gjithëve ne, është shkruajtur rreth një shekull më parë nga Mihal Gramenoja.Duke e lexuar atë me kujdes, nuk mund të mos admirosh, romantizmin, lirizmin dhe erotizmin e këtij korçari të nderuar, që shumëkush e njeh më tepër, për përdorimin e pushkës dhe...
Njeriu çdo ditë duhet të dëgjojë pak muzikë, të lexojë pak poezi, të shohë një pikturë të bukur, në mënyrë që rutina e përditëshme, mos bëjë që të lihet në harresë, ndjenja për të bukurën, ndjenjë kjo të cilën Zoti e ka mbrujtur në shpirtin e njeriut.*Njësoj si në Romën e lashtë, ku në qytet, përveç...
Theognis, konsiderohet si një ndër poetët më të rëndësishëm të poezisë elegjike të Greqisë së lashtë. Ai ishte fisnik nga Megara dhe mendohet se ka jetuar në mes të shek. VI-të para Kr. Me emrin e Theognis sot na kanë mbritur 1389 vargje poetike, ndër të cilat edhe shumë erotike. Meqënëse poeti jetoi në periudhat e...