Dikur rrugëve të qytetit tonë qarkullonin, shitësit e pishës, që përdorej për ndezjen e zjarrit. Këta shisnin copa pishe të cilat për nga natyra e tyre ishin të tejngopura me rrëshirë, të gjata rreth 25 cm dhe të trasha rreth 1.5 cm, në tufë me trashësi rreth 10cm, të lidhura. Çmimi i tyre ishte 5 lek. Disa shitës, nuk e shisnin pishën në fjalë në tufë por me masë. Për këtë ata kishin pregatitur disa qeska shajaku të cilat kur mbusheshin me copa pishe formonin thuajse të njëjtën sasi sa edhe tufa.
Shitësit e pishës, thërrisnin rrugëve të qytetit, “Aj pishë, pishë!”
Mprehësit e thikave, ishin gjithashtu mjeshtra më vete, Ata qarkullonin nëpër qytet me një karrocë të vogël me rrota ku ishte montuar një gur i rrumbullaktë shtufi me diametër rreth 40cm dhe trashësi rreth 7cm. Guri në fjalë rrotullohej me një bosht në formë manivelli dhe nëpërmjet fërkimit të thikave mbi të, ato mpreheshin. Lëvizjet jepeshin me këmbë. Mprehësit e thikave thërrisnin nëpër qytet, “Thika gërshërë, kush ka për të mprehur,” duke u shërbyer kështu kundrejt një çmimi amvisave.
Kallajxhinjtë, gjithashtu lëviznin nëpër qytet duke u shërbyer familjarëve, për ngjitjen me kallaj të enëve prej bakri të shpuara, të dëmtuara, apo edhe për riparim enësh prej bakri të cilat ishin ç’kallaisur.
Këta mbain me vete gjithmonë një lloj mangalli të vogël të ndezur me qymyr, ku nxehnin veglat e punës që përdoreshin për shkrirjen e kallait dhe për ngjitjen me të. Këta dëgjoheshin nëpër rrugë duke thirrur, “ Gjyme kazane kush ka për të ngjitur.”
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE2/6 - Një listë me lloje emra grash e vajzash, që gjendeshin në Varoshi i Korçës në vitet 1700
Nuk mund të përcaktohet dot etimologjia e kësaj fjale. Ndoshta rrjedh nga fjala kolovit, që presupozon të lëvizurit, pa mundim që bën njeriu, fjalë kjo që përdoret shumë në zonën tonë si p.sh., kolovit me makinë, e kolovita në kurriz, etj. Mundet pra që fjala kolovajze që presupozon të rrëshqiturit pa mundim në akull, të...
Biçikletat Benotto, e fillojnë historinë e tyre që më 1931, kur edhe u bënë të famshme në gjithë botën. Kjo firmë u themelua në Torino prej një çiklisti 24 vjeçar, me famë botërore, të quajtur Giancinto Benotto.Firma Benotto, prodhoi biçikleta për njëzet vjet me rradhë në Evropë, madje fitoi edhe tre herë kampionin, si...
» KE10/13 - Mbi një testament të vitit 1693 të shkruajtur në formë poetiko - filozofike në Voskopojë
Duke lexuar këto rreshta të shkruara mbi 300 vjet më parë, me të cilat hapet një testament i vitit 1693, që gjendet në Kodikun e Shën Prodhromit të Voskopojës, (kopjuar prej I. Martinianit, para vitit 1939), çdokush mud të habitet. Rreshtat e mëposhtme shumë mirë mund të përngjasohen me ato të traktateve të ngritura të asaj...