Stilponi që ishte filozof në Megara, u zu rob, kur u pushtua vëndi i tij prej tiranit Dhimitër. Si skllav atë e shpunë përpara mbretit, i cili e pyeti: “A humbe ndonjë gjë ti nga ky pushtim?” Stilponi u përgjegj: “Jo, nuk humba asgjë. Ato çka ishin të miat, pra mësimet dhe studimet, i kam përsëri. Përsa u takon të tjerave, e dija se ato ose do të ishin të miat, ose të pushtuesit.”
Të thuash sot se, Korça ka patur dikur kala, duket si diçka e çuditshme, por të dhënat historike dëshmojnë se edhe Korça ka patur dikur të tillë.
Sipas arshivave turke, defter-i icmal vilayet-i Goriçe ve, … maliyden mudevver, nr 231 fq.92, etj. përmëndur nga, S. Pulaha tek punimi i tij me titull, Pronësia feudale në tokat shqiptare, fq. 412 thuhet:
… Popullsia myslimane dhe e krishterë e Kalasë së Korçës sipas regjistrimit të vitit 1431, ishte ngarkuar të meremetonte (riparonte) dhe të mirëmbante kalanë dhe pajisjet e saj.…
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE12/1 - Histori: Kloni i kufirit, në kohën e rregjimit komunist.
Çka më poshtë përshkruaj, mora shkas (I.V.B.) nga një foto, në fb-un, aq të dashur për korçarët, w.w.w.fb: Këtu mbledhim, material per Korçën, … . Fotoja në fjalë e vendosur aty më dt. 14.6. 2013, jep një pamje nga puna e dikurshme e grave të fshatit në të ashtuquajturin dikur, brez të butë të klonit të kufirit,...
Mbi garat sportive të zhvilluara 3196 vjet më përpara, sesa Olimpiada e vitit 2012, që u zhvillua aq bukur në Londër. (Nxjerrë prej Iliadës së Homerit.)Olimpiada më e fundit, më moderne që u zhvillua në Londër dhe që ishte kaq e bukur dhe kaq madhështore, të gjithëve na ka mrekulluar. Të mos e fsheh, mua më emocionoi së...
Bliri (Latn. Tilia cordata L.) është drupyjori karakteristik i bulevardeve të Korçës, të cilat janë zbukuruar me këtë specie, aty nga vitet ’60. Para këtyre viteve bulevardet kishin në të dy anët në shumicën e rasteve akacie, ose si quhen në gjuhën e popullit, ‘rogovecka’. Bliri i bulevardeve të Korçës në vartësi të...
» KE8/2 - Mbi monedhën e dikurshme turke, të quajtur akçe ose asprë.
Akçe ishte njësia monetare më e vogël e perandorisë osmane, për disa shekuj. Monedha në fjalë ishte e vogël dhe prej argjendi. Ajo filloi të qarkullojë aty nga viti 1328, gjatë sundimit të sulltanit Orhani (1326-1359) dhe vazhdoi deri në fund të shek. 17-të.
» KE11/16 - Meteorologji: Mbi kthjelltësinë dhe vranësirën në qarkun e Korçës.
(Mesatarja statistikore shumëvjeçare, të dhëna para vitit, 1975.)Vranësira shkencërisht vlerësohet me ballë, nga 0 deri në 10. Një vranësi nga: 0-2 ballë, konsiderohet e pakët, nga 3-7 ballë, konsiderohet mesatare dhe nga 8-10 ballë, e dëndur.Ndërkaq, vlerësimi i vranësisë mund të bëhet për një çast, (p.sh. në këtë...