| MZ - Aforizma: Johann Wolfgang von Goethe |
Njeriu çdo ditë duhet të dëgjojë pak muzikë, të lexojë pak poezi, të shohë një pikturë të bukur, në mënyrë që rutina e përditëshme, mos bëjë që të lihet në harresë, ndjenja për të bukurën, ndjenjë kjo të cilën Zoti e ka mbrujtur në shpirtin e njeriut.
|
| KE1/17 - Drutë e dimrit në Korçë |
| Zona e Korçës ka dimër të gjatë dhe të fortë, që do të thotë se ambienti i shtëpisë, që të jetë komod, duhet me patjetër që të ngrohet mirë. Kjo gjë duhet bërë, prej Nëntorit e ngadonjëherë edhe më parë, d.m.th. në Tetor dhe deri në Prill, e ngadonjëherë edhe më vonë, deri në Maj. Korça gjithmonë është ngrohur me dru dhe vetëm vitet e fundit ka filluar përdorimi i naftës dhe i rrymës elektrike, por edhe kjo, akoma është në fillim, ka hyrë në një masë të vogël. Disa vite, d.m.th. aty nga fillimi i viteve ‘80 tregtohej për djegje në shtëpi edhe qymyr guri. |
Mirëbërës, korçar, lindi këtu dhe vdiq në Bukuresht më 1894. Kolonia shqiptare e këtij qyteti e zgjodhi kryetar të shoqërisë kulturore “Drita” e cila shtypi veprat e Naim Frashërit, Sami Frashërit, Jani Vretos, etj. Naim Frashëri i ka dedikuar më 1886 poemthin e bukur “Bagëti dhe Bujqësi”. Pasurinë e tij të madhe Lakçia ia la me testament qytetit të Korçës për institucionet, arsimore, kulturore dhe fetare si dhe për bamirësi të tjera, të ndryshme. Trupi i tij i ballsamosur u suall nga Bukureshti në Korçë dhe ishte vendosur në një ambient monumental prej mermeri dhe graniti, në krahun jugor të kishës së dikurshme të Shën Gjergjit. Këtu ndodhej edhe një bust i tij prej mermeri i gdhendur plot art.
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.