MZ - Aforizmë: Meneandri |
Në një kompleks koral të një pjese teatrale, nuk këndojnë që të gjithë, por dy a tre. Meneandri, |
KE1/34 - Kolovajzet |
Nuk mund të përcaktohet dot etimologjia e kësaj fjale. Ndoshta rrjedh nga fjala kolovit, që presupozon të lëvizurit, pa mundim që bën njeriu, fjalë kjo që përdoret shumë në zonën tonë si p.sh., kolovit me makinë, e kolovita në kurriz, etj. Mundet pra që fjala kolovajze që presupozon të rrëshqiturit pa mundim në akull, të lidhet me fjalën kolovit.
Kolovajze quhej një koridor i ngushtë akulli, i krijuar prej dëborës së ngjeshur dhe i fërkuar deri në shkëlqim, i cili krijonte mundësi që mbi të, të rrëshqisje lehtë. Kolovajzet ndërtoheshin në vënde të pjerta, gjë që jepte mundësi të shfrytëzoheshin dy forca, ajo e vrullit dhe ajo e gravitetit. Është kjo arsyeja që në Korçë, kolovajzet më të mira, krijoheshin në pjesët më të pjerrta të qytetit, në rruga që të çon sot për në varret e dëshmorëve dhe në paralelet e tjera rreth saj, sidomos pjesa që dikur quhej, ‘Qeroska’.
|
Aleksandër Stavre Drenova, ose i njohur si Asdreni (1872 – 1947) poeti dhe publicisti i madh prej Drenove, shkruesi i një sërë shkrimeve, shkruesi i himnit kombëtar (i cili zyrtarisht njihet me tre strofa por që në origjinal ka patur gjashtë), ka shkruar edhe këto vargje erotike si më poshtë:
O moj ti me sy të zinj,
Q’i ke flokët por si ar,
Eja mezin të ta mar,
Se po s’ardhe do t’të vij!
O moj ti me sy të zinj,
Q’i ke buzët si qershi,
Falm’a dorën e mos ri,
Se po s’ardhe do të vij!
O moj ti me sy të zinj,
Me ato lule rreth në bres,
Nëm një lule të mos vdes,
Se po s’ardhe do të vij!
Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.