| MZ - Aforizmë: P.L. de Ayala |
Asy como la sombra nuestra vida se va, |
| KE1/48 - Piavicat |
(Latn. Hirudo medicinalis), janë shushunja që pijnë gjakun (hematophagous). Nga ana zoologjike, janë krimba annelide (unazore), hermaphrodite (dyseksore), me 34 segmente.
Piavicat që pijnë gjakun kapen pas prehës së tyre dhe me gojën si venduzë që përbëhet prej gjashtë segmenteve, kryejnë thithjen e gjakut. Studimet tregojnë se, piavica lëshon edhe një farë lëngu anestezik me qëllim që veprimi dhe prania e saj, mos ndjehet prej prehës.
|
Sipas Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, tek vepra, “Esnafet shqiptare” bot. 1973, e Z. Shkodrës, jepen këto të dhëna, lidhur me popullsinë e kësaj kohe (fillimet e shek. 15-të dhe të 16-të), citojmë:
" ... Kasabatë [qytet] tona kishin më tepër pamjen e fshatrave të mëdha, që kryenin njëkohësisht edhe funksionet e tregjeve lokale. Popullsia e tyre lëviste midis 1000 – 4000 banorëve, fakt që vërehet në tabelëne më poshtme, në të cilën po të llogaritet një shtëpi me nga 7-8 persona, pasqyrohet drejt kjo gjëndje ..."
|
Qytetet |
Fillimi i viteve 1400 |
Fillimi i viteve 1500 |
|
Gjirokastra |
121 shtëpi [847, banorë] |
143 shtëpi [1001, banorë] |
|
Berati |
175 [1225] |
572 [4004] |
|
Kanina |
216 [1512] |
514 [3598] |
|
Permeti |
42 [294] |
260 [1820] |
|
Këlcyra |
100 [700] |
514 [3598] |
|
Kruja |
125 [875] |
154 [1078] |
|
Korça |
97 [679] |
108 [756] |
Shënim: Të dhënat për Korçën janë nxjerrë nga hulumtimi ynë, Mbi popullsinë e qytetit të Korçës, për gjatë 500 vjetëve (1431 – 1927) – Shih Korça Encyclopedica, nr. 7/22
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.