| MZ - Aforizma: Nga filozofia romake |
Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit, për një çështje të dhënë, është e lodhëshme dhe shqetësuese por kjo gjë, është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi, për të vepruar me mënçuri. * * * * * * * Nxjerrë prej: Sententiae, Publili Syri, shek 1-rë, para Kr. |
| KE1/38 - Disa prej markave më të njohura të biçikletave të përdorura në Korçë. |
Disa prej markave më të njohura të biçikletave të përdorura në Korçë janë këto të mëposhtmet.
‘Herkules’ prodhim angles, biçikleta me dy hekura, me goma të trasha, të rënda, të cilat numuroheshin në majë të gishtave, prodhim i viteve ’20[?], ’30.
‘Gana’, ‘Dei’, ‘Legnano’ dhe ‘Bianchi’’, prodhim italian, qarkulluan në qytetin tonë para luftës së dytë botërore (vitet, 30-40), në dy forma, mashkull pra me hekur dhe femër. Zinxhirin e kishin të futur në kuti. Ishin kryesisht biçikleta me shtat të mesëm dhe të ulët. Shënim: lartësia e biçikletës varej prej madhësisë së diametrit të rrotave, (26-she apo 28-she), por edhe prej stilit të ndërtimit të trupit.
‘Zis’ dhe ‘Moskviç’, prodhime ruse (Bashkimi Sovjetik), të parat të larta, mashkull, me freno ‘kondër’, zinxhir të pambuluar, timon të hapur, të dytat mesatare, mashkull dhe femër, qarkulluan kryesisht në vitet ‘50.
‘Mifa’, ‘Diamant’, prodhim i ish-DDR, pra Gjermanisë Lindore, mashkull dhe femër, të larta, mesatare dhe të ulta, kryesisht me freno ‘kondër’ dhe goma relativisht pak më të trasha se normalet, qarkulluan në vitet, ’50, ’60, ’70.
|
Gora dhe Mokra, në veri kufizohen me Ohrin, në jugë me lumin e Devollit i cili i ndan këto krahina prej Oparit. Në lindje kufizohen me Korçën, dhe në perëndim me zonën e Elbasanit. Vëndi është malor dhe i frikshëm, nga ku me sa duket ka marrë edhe emrin, Gorë që sllavisht do të thotë mal. Ujrat e kësaj zone derdhen gjysmat në lumi i Devollit ndërsa gjysma tjetër në lumi i Shkumbinit. [Gorë-Mokra] përfshin 110 fshatra pa llogaritur këtu fshatrat e vogla. Ka rreth 2200 shtëpi [dhe] me një mesatare rreth 20 shtëpi për fshat dhe 8 frymë për shtëpi, pra 17600 banorë.
Myselimi (kryetari i vëndit) qëndron në fshatin Pogradec ku ka 40 shtëpi.
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.