Në një kompleks koral të një pjese teatrale, nuk këndojnë që të gjithë, por dy a tre. Të tjerët, të përzierë atje, qëndrojnë të ngulur në kor vetëm për numër. Në jetë pra, rrojnë vetëm të gjallët e vërtetë.
Meneandri, sipas Stobeut, tek Antologjia, 121, 11 Shek. IV para Kr.
Cila ishte struktura shoqërore e qytetit tonë në periudhën ndërmjet dy luftërave?
Këtë na i thotë shumë bukur Nonda Bulka, në një artikull të tij me titull: Në “Kinema me publikun”, tek “Gazeta e Korçës”, 23 dhjetor 1933. (Nxjerrë nga libri i A. Gjergjit, “Mënyra e jetesës në shek. XIII – XX”).
Shënim: Për të kuptuar sa më mirë përshkrimin e N. Bulkës duhet imagjinuar, arkitektura e brendëshme e kinema Moravës së dikurshme (ish Mazhestik) në Korçë të cilën e arriti brezi jonë, të paktën kështu: anash ishin llozhat, përballë ekranit ishin
ballkonet, poshtë platoja (salla) dhe sipër në majë, aty ku dilte drita e filmit tek xhirohej dhe që projektohej pastaj në ekran, ishte galeria.
“Ndahet më katërsh kallaballaku [masa] që vjen të shikojë fytyrat e pëlhurës [ekranit]… Në galeri djemt me kasqeta, ata që grushti i fatit i ka hedhur në gropën e fukarallakut… Ballkoni është vendi i beqarëve afendikonj. Gjithë ata që jetën e lozin nëpër duar, që s’dinë edhe ç’është djersa e atit kur nxjerr kafshitën… Llozha! Gjithë aristokracia ose gjysmë afendikonjtë, gjithë ata që e kanë pak a shumë festen mi sy… janë nëpër llozha. Llozha nuk piqet kurrë me galerinë. Kurse ballkoni çeku piqet. Një djalë që martohet hidhet nga ballkoni në llozhë… Dhe më në fund salla! Salla është një farë enciklopedie sepse përmban studentë, zanaçinj dhe ata që pak a shumë e kanë xhepin të hollë… Salla ka shumë marrëdhënie me galerinë, kurse afendikonjtë e llozhave e vështrojnë njerinë e sallës me sy të vëngër.”
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» MZ - Aforizma nga Zambia - Afrikë:
1. Në qoftë se nuk i ble gruas cohë për fustan aq sa duhet, atëhere dije, ajo do t'i nxjerrë kofshët sheshit.2. Në qoftë se kërkon të shpëtosh nga mizat, atëhere, hidhe tutje mishin e qelbur që ke me vete.
» KE3/26 - Mbi disa marka (shqpt.) të cigareve të përdorura në gjysmën e dytë të shek. të 20-të.
Cigaret e kësaj periudhe ishin kryesisht pa filtër dhe fillonin nga cilësia më e keqe, e deri në atë më të mirën, sipas kësaj rradhe:Vullneti, cigare shumë të dobëta të futura në të ashtuquajturën qeskë, shiteshin 8 lek të vjetra. Kishin copra flete, fibra dhe byk duhani.Drini (me 10 cigare), të futura në kuti, shiteshin 10...
Zona e Korçës ka dimër të gjatë dhe të fortë, që do të thotë se ambienti i shtëpisë, që të jetë komod, duhet me patjetër që të ngrohet mirë. Kjo gjë duhet bërë, prej Nëntorit e ngadonjëherë edhe më parë, d.m.th. në Tetor dhe deri në Prill, e ngadonjëherë edhe më vonë, deri në Maj. Korça gjithmonë është...
Në përgjithësi, gjithmonë fëmijët kanë dashur të hanë, disa herë më tepër se zakonisht, gjatë ditës. Përveç nevojës biologjike, të ngrënit për ta, shpesh bëhet edhe një lloj kënaqësie, apo argëtimi, apo psikozë më vete. Gjithmonë fëmijët me vënd e pa vënd, me kohë e pa kohë, kanë kërkuar të hanë. Kjo...