Cila ishte struktura shoqërore e qytetit tonë në periudhën ndërmjet dy luftërave?
Këtë na i thotë shumë bukur Nonda Bulka, në një artikull të tij me titull: Në “Kinema me publikun”, tek “Gazeta e Korçës”, 23 dhjetor 1933. (Nxjerrë nga libri i A. Gjergjit, “Mënyra e jetesës në shek. XIII – XX”).
Shënim: Për të kuptuar sa më mirë përshkrimin e N. Bulkës duhet imagjinuar, arkitektura e brendëshme e kinema Moravës së dikurshme (ish Mazhestik) në Korçë të cilën e arriti brezi jonë, të paktën kështu: anash ishin llozhat, përballë ekranit ishin
ballkonet, poshtë platoja (salla) dhe sipër në majë, aty ku dilte drita e filmit tek xhirohej dhe që projektohej pastaj në ekran, ishte galeria.
“Ndahet më katërsh kallaballaku [masa] që vjen të shikojë fytyrat e pëlhurës [ekranit]… Në galeri djemt me kasqeta, ata që grushti i fatit i ka hedhur në gropën e fukarallakut… Ballkoni është vendi i beqarëve afendikonj. Gjithë ata që jetën e lozin nëpër duar, që s’dinë edhe ç’është djersa e atit kur nxjerr kafshitën… Llozha! Gjithë aristokracia ose gjysmë afendikonjtë, gjithë ata që e kanë pak a shumë festen mi sy… janë nëpër llozha. Llozha nuk piqet kurrë me galerinë. Kurse ballkoni çeku piqet. Një djalë që martohet hidhet nga ballkoni në llozhë… Dhe më në fund salla! Salla është një farë enciklopedie sepse përmban studentë, zanaçinj dhe ata që pak a shumë e kanë xhepin të hollë… Salla ka shumë marrëdhënie me galerinë, kurse afendikonjtë e llozhave e vështrojnë njerinë e sallës me sy të vëngër.”
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE8/2 - Mbi monedhën e dikurshme turke, të quajtur akçe ose asprë.
Akçe ishte njësia monetare më e vogël e perandorisë osmane, për disa shekuj. Monedha në fjalë ishte e vogël dhe prej argjendi. Ajo filloi të qarkullojë aty nga viti 1328, gjatë sundimit të sulltanit Orhani (1326-1359) dhe vazhdoi deri në fund të shek. 17-të.
Një përshkrim i vitit 1923. (paraqitur këtu sipas arkaizmave të gjuhës së asaj kohe)“Kjo është një godinë ku rinë djem e vajza të pa-prindërshmë, të cilëvet, fati ose rrjedhja e ngjarjeve [të viteve] 1912 -1920 i ka lënë udhëvet. Këta fëmijë të mbledhur nga an’ e Bashkisë, janë vënë më një shtëpi në Famuli...
» BK/SHJT - Mbi popullsinë e disa qyteteve në fillim të shek.15 dhe shek.16, krahasuar me Korçën.
Sipas Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, tek vepra, “Esnafet shqiptare” bot. 1973, e Z. Shkodrës, jepen këto të dhëna, lidhur me popullsinë e kësaj kohe (fillimet e shek. 15-të dhe të 16-të), citojmë:" ... Kasabatë [qytet] tona kishin më tepër pamjen e fshatrave të mëdha, që kryenin njëkohësisht edhe funksionet e...
Zona e Korçës ka dimër të gjatë dhe të fortë, që do të thotë se ambienti i shtëpisë, që të jetë komod, duhet me patjetër që të ngrohet mirë. Kjo gjë duhet bërë, prej Nëntorit e ngadonjëherë edhe më parë, d.m.th. në Tetor dhe deri në Prill, e ngadonjëherë edhe më vonë, deri në Maj. Korça gjithmonë është...
» KE2/38 - Disa aktivitete shërbimesh të vjetra në Korçë që tashmë janë zhdukur.
Dikur rrugëve të qytetit tonë qarkullonin, shitësit e pishës, që përdorej për ndezjen e zjarrit. Këta shisnin copa pishe të cilat për nga natyra e tyre ishin të tejngopura me rrëshirë, të gjata rreth 25 cm dhe të trasha rreth 1.5 cm, në tufë me trashësi rreth 10cm, të lidhura. Çmimi i tyre ishte 5 lek. Disa shitës, nuk e...