Stilponi që ishte filozof në Megara, u zu rob, kur u pushtua vëndi i tij prej tiranit Dhimitër. Si skllav atë e shpunë përpara mbretit, i cili e pyeti: “A humbe ndonjë gjë ti nga ky pushtim?” Stilponi u përgjegj: “Jo, nuk humba asgjë. Ato çka ishin të miat, pra mësimet dhe studimet, i kam përsëri. Përsa u takon të tjerave, e dija se ato ose do të ishin të miat, ose të pushtuesit.”
Duke u bazuar në diagramën në krah nxjerrim të dhëna astronomike për pozicionin dhe rrugën e lëvizjes së diellit në vartësi të pozicionit gjeografik të Korçës.
Diagrama përbëhet nga një rreth i cili përshkohet prej dy aksesh; atij horizontal që jep orientimet lindje (E) dhe perëndim (W); dhe atij vertikal që jep orientimet veri (N) dhe jugë (S).
Rrethi në fjalë duke filluar nga veriu, sipas akrepave të sahatit, ndahet në këndet asimutale, 30 gradë, 60, 90, 120, 150, 180, 210, deri në 360 gradë ku mbyllet edhe rrethi.
Gjithashtu rrethi më i madh përshkohet nga një sërë rrathësh koncentrike (8 të tillë) të cilët ndajnë periferinë, me qëndrën në 9 pjesë 10-gradëshe, gjë që jep lartësinë mbi horizont të diellit, për një çast të caktuar, të një date të caktuar.
Edhe më. Rrethi në fjalë përshkohet prej disa sektorë rrathësh ekscentrike. Më i vogli jep lëvizjen e diellit mbi Korçë, gjatë solsticit veror (22 qershor), më i madhi jep lëvizjen e diellit mbi Korçë gjatë solsticit dimëror (22 dhjetor), i mesit jep lëvizjen gjatë ekuinokseve (22 mars apo 22 shtator) dhe sektori ndërmjet këtyre dy të fundit, është, ecuria apo kurba e lëvizjes së diellit mbi Korçë në datën kur po shkruhen këto rreshta (15 tetor, marrë si shëmbull).
Së fundi, mbi secilin prej sektorëve ekscentrikë në fjalë, jepen edhe intervale të orës, gjatë ditës, si p.sh: tek sektori ekscentrik i parë (pra ai i 22 qershorit) jepen këto orë, 5.6 min, 6, 9, 12, 15, 18, 20.11 min. e njëjta gjë jepet edhe për sektorët e tjerë ekscentrikë.
Tani, secili sektor ekscentrik i paraqitur më sipër, për datën që ai përfaqëson, jep ecurinë, apo rrugën apo kurbën, e lëvizjes së diellit në Korçë.
Le të vazhdoime me ilustrime.
Kurba e parë, ajo e dt. 22 qershor, tregon se në orën 9 të paraditës, dielli në Korçë, do të ketë një kënd azimutal prej 95 gradësh afërsisht, ose shpjeguar më thjesht, do të jetë i zhvendosur prej veriut, kur shikojmë drejt jugut, afërsisht 92 gradë për nga lindja dhe do të jetë i ngritur mbi rrafshin e tokës, rreth 40 gradë. Po në këtë datë, rreth orës 12 dhe 30 minuta të mesditës, do të arrijë pikën më të lartë në qiell, duke formuar me sipërfaqen e tokës një kënd prej rreth 73 gradësh. Kjo është edhe pika më e lartë, që arrin dielli ndonjëherë në mesditë për Korçën. Po të shohim kurbën e 22 dhjetorit, konstatojmë së maksimumi i lartësisë, që dielli arrin këtë ditë, në mesditë, është rreth 25 gradë. Pra, mbi qytetin tonë dielli, ngrihet me një maksimale më 22 qershor prej rreth 73 gradësh dhe me një minimale më 22 dhjetor me 25 gradë, ose dielli në periudhën ndërmjet këtyre datave (dy solsticeve), ulet ose ngrihet afërsisht, me një kënd rreth 50 gradë, nga pika minimale në atë maksimale dhe anasjelltas.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE3/5 - Fjalor tipik korçar për një sërë produktesh ushqimore
Kërnacka = lloj qoftesh të stërgjatura të përgatitura me mish të grirë dhe të pjekura në skarë. Haeshin kryesisht si fast food, të ngrohta duke u shoqëruar edhe me qepë, kripë dhe rigon. Sheqerka = karameleStapka = lloj karamelesh të gjata të holla me madhësi afërsisht sa të lapsit, me shumë ngjyra që konsumoheshin kryesisht...
Zona e Korçës ka dimër të gjatë dhe të fortë, që do të thotë se ambienti i shtëpisë, që të jetë komod, duhet me patjetër që të ngrohet mirë. Kjo gjë duhet bërë, prej Nëntorit e ngadonjëherë edhe më parë, d.m.th. në Tetor dhe deri në Prill, e ngadonjëherë edhe më vonë, deri në Maj. Korça gjithmonë është...
Peshku me famë i liqeneve tona (Pogradec e Prespë) është endemik dhe i rrallë (pra lokal, që nuk gjendet gjetkë) tepër interesant dhe ka një origjinë të lashtë.Korani ose si quhet latinisht Salmo letnica, i përket familjes së Salmonideve dhe sipas studimeve, në liqen, ai ndahet në disa lloje të cilat nuk përbëjnë specie më...
» BK/N - Meteorologji: Mësime të meteorologjisë praktike të nxjerra nga kalendari i Korçës, 1924
(Shënim: me qënë se gjuha në origjinal përmban arkaizma, ajo pjesërisht është sjellë në të folmen e sotme.) …Kur retë në qiell janë të holla dhe si push (xhufkë në origj.), kjo parashikon kohë të mirë. Kur këto janë te dendura dhe lëvizin shpejt, kjo gjë paralajmëron, furtunë. Kur retë janë të bardha dhe si tufë...
» KE11/16 - Meteorologji: Mbi kthjelltësinë dhe vranësirën në qarkun e Korçës.
(Mesatarja statistikore shumëvjeçare, të dhëna para vitit, 1975.)Vranësira shkencërisht vlerësohet me ballë, nga 0 deri në 10. Një vranësi nga: 0-2 ballë, konsiderohet e pakët, nga 3-7 ballë, konsiderohet mesatare dhe nga 8-10 ballë, e dëndur.Ndërkaq, vlerësimi i vranësisë mund të bëhet për një çast, (p.sh. në këtë...