| MZ - Aforizma: Johann Wolfgang von Goethe |
Njeriu çdo ditë duhet të dëgjojë pak muzikë, të lexojë pak poezi, të shohë një pikturë të bukur, në mënyrë që rutina e përditëshme, mos bëjë që të lihet në harresë, ndjenja për të bukurën, ndjenjë kjo të cilën Zoti e ka mbrujtur në shpirtin e njeriut.
|
Për rreth 25 vjet (a më tepër), në dekadat e vështira të viteve '60 e '70, në botën e vërtetë shpirtërore të rinisë së asaj kohe në Korçë, botë kjo që shfaqej fshehurazi e trazuar prej melodive e këngëve gjatë mbrëmjeve të dikurshme të vallëzimit, një rol qendror në qytetin e Korçës luajti fizarmonika e papërsëritëshme, rrëqethëse, vajtuese dhe sidomos virtuoze e Abaz Hajros. Abazi me ballin e gjerë që e mbante të ngritur lart, me sytë bajame gjysmë të mbyllura, me buzët fisnike që diçka belbëzonin, me fizarmonikën e hapur e trupin paksa të përkulur për prapa, duke nxjerrë afshet e gjithë rinisë së atyre viteve nëpërmjet tingujve të melodive, "Moj e pabesë", "Jetën nuk e dua", "Tango noturno", "Kazaçok", "Valët e Danubit", etj, etj, do të mbetet і veçantë, të paktën për ata që do ta kujtojnë.
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.