| Aforizma: Nga filozofia e lashtë, për shkrimin dhe leximin. |
Shfrytëzoje kohën, duke përmirësuar vetveten, nëpërmjet atyre ç’ka të tjerët kanë shkruajtur. Kjo do të thotë që të mbërrish lehtë, atje ku të të tjerët, kanë mbërritur duke punuar shumë.
Sokrati
*
Quhet se një shkrim të pëlqen, atëhere kur të pëlqen edhe pasi e ke lexuar dhjetë herë. Horaci
*
Për të shkruajtur mirë, shprehe vetveten si një njeri i zakonshëm dhe mendo si një njeri i zgjuar. Aristoteli
*
Mëndjen duhet ta përformojmë, duke lexuar në thellësi dhe jo në gjërësi. Quintilian
*
Ai që nuk lexohet, konsiderohet sikur nuk ka shkruar gjë. Marciali
*
Krehjet e shumta të një shkrimi, e dobësojnë më tepër atë, sesa e përmirësojnë. Plini (i Ri)
|
Duke ndjekur linjat e femrave, gjenealogjia e këngëtares shqiptare ndoshta më të madhe për të gjitha kohërat, Tefta Tashko Koços, para saj, del e ndërthurur me atë të familjeve të tjera të vjetra korçare si dhe futet në thellësi edhe të paktën pesë breza të tjera, duke arritur kështu, deri aty nga mesi i viteve 1700. (Ilia V. Ballauri)
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.