| MZ - Aforizmë: Nuçi D. Naçi prej Korçe |
| Korça është një nga më të bukurit, nga më të mbëdhenjëtë, e nga më të qytetëruarit, qytete të Shqipërisë. Korça duke patur shumë shtëpi, quhet qytet, edhe me qënë atdheu jynë, ku kemi lindur e jemi rritur, kemi nevojë ta dimë më mirë nga çdo vënd tjatër... (viti 1923, cituar këtu sipas morfologjisë së shqipes së asaj kohë) |
| KE1/34 - Kolovajzet |
Nuk mund të përcaktohet dot etimologjia e kësaj fjale. Ndoshta rrjedh nga fjala kolovit, që presupozon të lëvizurit, pa mundim që bën njeriu, fjalë kjo që përdoret shumë në zonën tonë si p.sh., kolovit me makinë, e kolovita në kurriz, etj. Mundet pra që fjala kolovajze që presupozon të rrëshqiturit pa mundim në akull, të lidhet me fjalën kolovit.
Kolovajze quhej një koridor i ngushtë akulli, i krijuar prej dëborës së ngjeshur dhe i fërkuar deri në shkëlqim, i cili krijonte mundësi që mbi të, të rrëshqisje lehtë. Kolovajzet ndërtoheshin në vënde të pjerta, gjë që jepte mundësi të shfrytëzoheshin dy forca, ajo e vrullit dhe ajo e gravitetit. Është kjo arsyeja që në Korçë, kolovajzet më të mira, krijoheshin në pjesët më të pjerrta të qytetit, në rruga që të çon sot për në varret e dëshmorëve dhe në paralelet e tjera rreth saj, sidomos pjesa që dikur quhej, ‘Qeroska’.
|
1. Numri i banorëve të disa fshatrave në rrëzën e Fushës së Korçës, para viteve 1880.
2. Mbi qepën në qarkun e Korçës.
3. Leskoviku rreth viteve 1830.
4. Plepi i Shën Gjergjit dhe galat.
5. Rufetet (organizatat, shoqatat)
6. Një listë me lloje emra grash dhe vajzash, që gjëndeshin në Varoshi i Korçës në vitet 1700 (shek. 18 - të)
7. Dantellat e veshjeve intime të nuseve në Korçë.
8. Mbi ndalimin e frekuentimit të hamamit të Korçës prej grave, më 1826.
9. Programi mësimor i klasës së katërt i Mësenjtores së parë shqipe për djem dhe vajya, në vitin shkollor 1888 - 1889.
10. Disa gazeta që qarkullonin shqip në Korçë më 1911.
11. Byrek me mëlçi të bardha.
12. Mbi furrat dhe furrxhinjtë e Korçës rreth vitit 1850.
13. Mbi një qarkore që ndalonte në Korçë, më 1847, zjerrjen e paçeve në furrë.
14. Emigrantë nga Polena që në maj të vitit 1919, ndodheshin në Sh.B.A.
15. Dunaveci
16. Mbi brymën në qarkun e Korçës.
17. Një përrallëzë
18. Pazari i Korçës.
19. Tre Kronika mbi djegiet e pazarit të Korçës
20. Feneri i ushqimeve.
21. Mustafa Bajraktari prej fshatit Goskovë
22. Loja me yç.
23. Një listë me emra kryefamiljarësh
24. Mbi Tërmetet në Korçë, në shek 18-të dhe 19-të.
25. Distancat e disa fshatrave për rreth Korçës, nga qëndra e qytetit.
26. Largësia në vijë ajrore, nga Korça në disa fshatra per rreth.
27. Hafiz Ali Korça dhe ‘Rubairat’ e Omar Khajamit.
28. Gjetje arkeologjike në Kolonjë.
29. Gjë a gjëza
30. Gora dhe Mokra
31. Mbi Llëngën, Pogradec.
32. Mbi furnizimin me ujë të pijshëm të Korçës, para dyqind vjetëve.
33. Tuma e Kamenicës.
34. Nxjerrja e rakisë
35. Rruga e moçme e karvaneve, Vlorë-Berat-Voskopojë-Korçë dhe mallrat që transportoheshin.
36. Prodhimi i grurit dhe elbit në prefekturën e Korçës më 1927.
37. Teksti i këngës, Debora zbardhi malet.
38. Disa aktivitete shërbimesh të vjetra në Korçë, që tashmë janë zhdukur.
39. Orët (sahatët) e Korçës.
40. Loja me fugë.
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.