| MZ - Aforizmë: P.L. de Ayala |
Asy como la sombra nuestra vida se va, |
| KE1/29 - Loja me fugë |
Fuga ishte një lodër e fëmijëve, që u zhduk aty rreth viteve ’70. Ka mundësi që emri fugë vjen prej latinishtes, që do të thotë ikën, lëviz, [me rrotullim]. Ajo ishte një objekt prej druri në formë konike, që në majë të konit, i ngulej një majë perone dhe që vihej në rrotullim prej një kordhoni. |
Jo vajza e fshatit nuk ka fort magji,
Të fitojë zemrën nuk ësht’ lozonjare,
Veshur fshatçe, as të sillet nuk di,
S’di si thithen vështrimet tinzare.
Syt’ e etur, syt’ lakmues, nuk і josh,
Ësht’ e ngathët, jo nuk di të afrohet,
S’di se tinëz tunikës pak kofsh’ po t’lëshosh,
Rrëzon male, kështjella, çdo zemër rrëzohet.
Nxjerrë nga vëllimi: Safo (vepra e plotë)
Shqipëroi: Ilia V. Ballauri
bot. Uegen, 2008 Tiranë.
Safo: John William Godward
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.