| MZ - Aforizma: Nga filozofia romake |
Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit, për një çështje të dhënë, është e lodhëshme dhe shqetësuese por kjo gjë, është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi, për të vepruar me mënçuri. * * * * * * * Nxjerrë prej: Sententiae, Publili Syri, shek 1-rë, para Kr. |
| KE1/31 - Bliri |
| Bliri (Latn. Tilia cordata L.) është drupyjori karakteristik i bulevardeve të Korçës, të cilat janë zbukuruar me këtë specie, aty nga vitet ’60. Para këtyre viteve bulevardet kishin në të dy anët në shumicën e rasteve akacie, ose si quhen në gjuhën e popullit, ‘rogovecka’. Bliri i bulevardeve të Korçës në vartësi të motit, kulmin e lulëzimit e ka zakonisht në muajin Qershor. Në ditët e gjata dhe netët e bukura të këtij muaji, bulevardet e Korçës përfshihen nga një aromë veçanërisht e këndshme që përhapet prej luleve të kësaj peme. Në Korçë eshtë gjetur që gjatë dimrit i bëhet kësaj peme një krasitje e rëndë, e cila i jep drurit një kurorë të kontrolluar, sferike, dhe të përmasave që përputhen me hapësirat e bulevardeve tona. |
Për të hyrë brenda në një shtëpi në Korçë, dikur duhej të trokisje në portë. Por si të trokisje? Me dorëzë, (në formë pra, të kulturuar!). Dorëza të tilla kish dikur thuajse në çdo portë shtëpie, të qytetit tonë. Dorëza ishte vërtet një dorë e vogël metalike e cila mbante një sferë hekuri dhe godiste në një paftë po prej hekuri.
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.