Dikur në qëndër të qytetit, përpara katedrales së sotme, aty ku është monumenti i “Ushtarit të panjohur”, përpara godinës së njohur si, ish komiteti i vjetër i partisë, ashtu si ka sot edhe në një sërë qytetesh të njohura të botës, kish pëllumba në një masë të madhe, të cilët rriteshin aty për t’i dhënë qytetit tonë bukuri.
Pëllumbat i kishin foletë, në tarracat e kësaj godine dhe shtoheshin aty në formë të lirë, madje mbeturinat e këtyre foleve, mund t’i shihje në atë vënd edhe pas shumë vitesh, deri tani në fund. Për këta, kujdesej një
person i caktuar (për disa kohë ishte K. Peci), i cili i ushqente me gëzhuta. Thuhet se prania e një kultivimi të tillë të pëllumbave, në qytetin tonë u muar si shëmbull, nga ish Bashkimi Sovjetik dhe thuhet gjithashtu se, zhdukja e tyre lidhet përsëri, me prishjen e marrëdhënieve tona të asaj kohe, me atë vënd. Pavarësisht, pëllumbat në qëndër të qytetit, në atë kohë ishin një gjë e bukur, sidomos për fëmijët të cilët luanin paqësisht mes tyre.
Nga ana tjetër, duhet thënë se, në shumë qytete të botës, sidomos të Evropës, dëmet prej pëllumbave në godinat antike, monumentet e kulturës, arkitekturat e vlefshme, etj, janë të dukshme, madje edhe me një kosto të konsiderueshme ekonomike, shpenzime këto, që bëhen me qëllim, gjetjen e një zgjidhjeje të ndërmjetme, d.m.th. vazhdimin e mbajtjes së pëllumbave dhe ruajtjen njëkohësisht të monumenteve të kulturës, duke i mbështjellë këto të fundit me rrjeta teli, transparente.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE2/30 - Gora dhe Mokra, një përshkrim i bërë para vitit 1830
Gora dhe Mokra, në veri kufizohen me Ohrin, në jugë me lumin e Devollit i cili i ndan këto krahina prej Oparit. Në lindje kufizohen me Korçën, dhe në perëndim me zonën e Elbasanit. Vëndi është malor dhe i frikshëm, nga ku me sa duket ka marrë edhe emrin, Gorë që sllavisht do të thotë mal. Ujrat e kësaj zone derdhen gjysmat...
» KE9/1 - Ngjalat e Korçës dhe nami i tyre shumëshekullor.
(Hulumtim, i nxjerrë nga punimi me titull:... Thonë se trishtimi ka një fund ...ose,Esse sinoptike mbi botën metafizike të vendlindjes sime, Korçës.aut: Ilia V. Ballauri, bot. personal, 2001, 517 fq.)… Thuhet se gjarpërinjtë janë tepër mistikë kur çiftëzohen, madje disa mithe, (si p.sh. mithi i Tiresias) thonë se kush vret një...
1. Në qoftë se nuk i ble gruas cohë për fustan aq sa duhet, atëhere dije, ajo do t'i nxjerrë kofshët sheshit.2. Në qoftë se kërkon të shpëtosh nga mizat, atëhere, hidhe tutje mishin e qelbur që ke me vete.
Përgatiti: dr. Ilia V. BallauriNë Korçë, shëtitja në bulevardin qëndror të qytetit, ka qënë të paktën për njëqind vjetët e fundit, një prej mënyrave kryesore dhe në kohë të caktuara mbase e vetmja, e çlodhjes, e qetësimit shpirtëror, e argëtimit, e marrëdhënieve shoqërore, për qytetarët tanë. Bulevardi, xhiroja pra...