Stilponi që ishte filozof në Megara, u zu rob, kur u pushtua vëndi i tij prej tiranit Dhimitër. Si skllav atë e shpunë përpara mbretit, i cili e pyeti: “A humbe ndonjë gjë ti nga ky pushtim?” Stilponi u përgjegj: “Jo, nuk humba asgjë. Ato çka ishin të miat, pra mësimet dhe studimet, i kam përsëri. Përsa u takon të tjerave, e dija se ato ose do të ishin të miat, ose të pushtuesit.”
Akçe ishte njësia monetare më e vogël e perandorisë osmane, për disa shekuj. Monedha në fjalë ishte e vogël dhe prej argjendi. Ajo filloi të qarkullojë aty nga viti 1328, gjatë sundimit të sulltanit Orhani (1326-1359) dhe vazhdoi deri në fund të shek. 17-të.
Cilësia dhe vlera e akçes ka ndryshuar gjatë kohëve. Në shek. 17 ajo ra tërësisht si për nga cilësia ashtu dhe për nga vlera e saj. Konkretisht: në vitin 1431 një dukat i Venedikut vlente 35 akçe, më 1510 vlente 54 akçe, më 1590 vlente 120 akçe. Në kohën e Sulltan Ibrahimit (1640-1648) akçes i ra vlera edhe më tepër, kështu një grosh vlente 125, kurse një dukat 250 akçe. Në Evropë akçeja njihet me emrin aspra ose aspër nga gr. aspro = e bardhë, (po ashtu, turq. akçe, nga turq. ak “i bardhë” + sufiksin e turq. -çe).
Për nga ana cilësore akçeja pati këto ndryshime. Pesha e saj fillimisht (1326 – 1431) ishte stabël, pra 1,15 – 120 gr. argjënd, në kohën e sulltan Muhametit të 2-të, deri më 1481, u zhvlerësua dhe pesha e një akçeje ish, 0.75 gr. argjënd. Më 1580 pesha e saj arriti në 0.3 gr. ndërsa më 1624 një akçe peshonte 0.13 gr. pra nëntë herë më pak se në çastet kur ajo qarkulloi për herë të parë.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE9/6 - Mbi etimologjinë e fjalës Varosh, dhe zanafillën e dy lagjeve te vjetra në Korçë.
Korça dikur ka patur një lagje Varosh (Korça e vjetër rreth Mitropolisë) dhe një lagje tjetër të quajtur Katavarosh (kato = poshtë, Varoshit) që ishte dikur përballë Shën Mërisë dhe aty përreth ku ishte dikur, fabrika e këpucëve.Fjala Varosh ka origjinë hungarezo – rumune dhe me këtë emër quheshin lagjet e para që...
» KE4/32 - Vlerat e monedhave të kohës së Turqisë dhe konvertimi і mundshëm ...
Grosh nuk është turqisht por, si fjalë vjen nga gjermanishtja: grush, krush, kraish, grochen, meqënëse në atë monedhë, dikur ndodhej një kryq. Centimët e shillingës austriake edhe sot quhen grosh. Në Voskopojë groshi quhej edhe asllan, mbasi voskopojarët në ato kohë udhëtonin së tepërmi në Evropën qëndrore ku qarkullonin...
» KE5/15 - Zona e Oparit në fillim të shek. 19 - të, një përshkrim i vitt 1830.
“ … Edhe Opari është një komunë e vogël. Përfshin thuajse 30 fshatra, …. Llogaritet të ketë gjithsej rreth 600 shtëpi dhe rreth 4500 frymë. Relievi është malor, tepër i frikshëm dhe me maja të pa kapshme. Shtëpitë janë të ndërtuara në kodra, rrëpira dhe humnera. [Përsa i takon juridiksionit fetar] varet nga mitropolia...
» MZ - Ekonomia: Al Capone ose shëmbulli tipik i paraekonomisë.
Prej parash të paligjshme (të pista), ata nuk mund të mbledhin dot taksa.Këtë pat deklaruar dikur, Al (Alfonsio) Capone (1899 – 1947), i njohur edhe me nofkën “Skarface”, gangster me origjinë italiane, i periudhës mes dy luftërave, që rrugën e vet e nisi qysh në moshën 19 vjet duke vrarë dhe duke u bashkuar pastaj me bandat e...
» KE3/17 - Një përshkrim i vitit 1830 për qytetin e Korçës.
“Korça ose Gjiorça është qytezë me 800 shtëpi,…, ka pazar të mirë me rreth 300 dyqane, ka ujra të mira dhe ajër të shëndetshëm. [Korça] është ndërtuar në anën lindore të fushës [së Korçës] e cila ka gjatësi rreth 6 orë dhe gjërësi diku 2 dhe diku 3 orë, fushë kjo pjellore në prodhimin e drithrave dhe...