| Aforizma: Nga filozofia e lashtë, për shkrimin dhe leximin. |
Shfrytëzoje kohën, duke përmirësuar vetveten, nëpërmjet atyre ç’ka të tjerët kanë shkruajtur. Kjo do të thotë që të mbërrish lehtë, atje ku të të tjerët, kanë mbërritur duke punuar shumë.
Sokrati
*
Quhet se një shkrim të pëlqen, atëhere kur të pëlqen edhe pasi e ke lexuar dhjetë herë. Horaci
*
Për të shkruajtur mirë, shprehe vetveten si një njeri i zakonshëm dhe mendo si një njeri i zgjuar. Aristoteli
*
Mëndjen duhet ta përformojmë, duke lexuar në thellësi dhe jo në gjërësi. Quintilian
*
Ai që nuk lexohet, konsiderohet sikur nuk ka shkruar gjë. Marciali
*
Krehjet e shumta të një shkrimi, e dobësojnë më tepër atë, sesa e përmirësojnë. Plini (i Ri)
|
Prej dokumentave del se, në Korçë
Së pari, thuhet se hamam Korça ka patur që në fillim të shek. 14-të dhe se mbeturinat e këtij objekti ekzistonin deri vonë kur u ndërtua, Hotel Turizmi. Sipas kësaj të dhëne Korça del se ka patur të tillë që në kohët bizantine, pra para mbërritjes, së turqve në anët tona rreth viteve 1380 – 1390.
Së dyti, thuhet se kur në Korçë më 1417, qëndroi sulltan Mehmeti i I-rë, (1382 – 1421) i cili në ato vite pushtoi pjesërisht disa territore shqiptare. Ky ndërtoi në Korçën e atëhershme një hamam, i cili ndodhej diku përpara kalasë së atëhershme.
Së treti, kur në anët tona dhe pikërisht në Mborje, kaloi me ushtri në këtë fshat, Mehmeti i 2-të (1432 – 1481) i cili ishte edhe sulltani që rrëzoi Bizantin, ky ndërtoi në Mborje një hamam. Ka mundësi që Mehmeti i 2-të, të ketë kaluar këtej në vitet 1466 dhe 1467, në kohën kur udhëhoqi vetë ushtritë turke kundër Skënderbeut me rrethimet e njohura të Krujës.
Së katërti, me stabilizimin në Korçë të Iliaz Bej Mirahorit, pra pas vitit 1484, hamami që ndodhej në Korçë si dhe pazari fillestar, u prishën prej këtij dhe thuhet se ai, pra Iliaz Beu, mori kazanin e hamamit të vjetër ku prodhohej avulli dhe hamamin e ri e ndërtoi në fshatin Peshkëpi, pra në anën tjetër të lumit që shkonte dikur në mes të Korçës, pra për nga ana e xhamisë. Po në këtë anë, përtej lumit ai ndërtoi në ato kohë edhe pazarin, i cili ndodhet edhe sot aty ku ai e ndërtoi që atëherë dhe që pjesërisht, ka mbetur akoma edhe sot si monument kulture.
Së pesti, në vitin 1874, Dhimitër Pilika i cili u kthye nga kurbeti prej Misiri (Egjipti), ndërtoi një hamam tjetër diku karshi kishës së dikurshme të Shën Gjergjit (bibliotekës së sotme), aty ku fillonte dikur pazari. Ky hamam, thuhet se ishte tepër komod ashtu si ishin dikur edhe hamamet e mira të Selenikut dhe të Manastirit.
Përgatiti:
Ilia V. Ballauri
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.