| MZ - Aforizmë: |
Dëgjoni ç’ka dëftejnë të moshuarit, kushtojini vëmëndje asaj ç’ka ju rrethon, nuk kemi shumë kohë. Në jetë ndodh që dhe këto t’i humbasim brenda një nate. Informacioni kështu humbën, … Dëgjoni ç’ka ju dëften një fqinj i moshuar, apo të afërmit të cilëve ju ka kaluar mosha, … Ç’dimë ne për kohërat e shkuara, për të kaluarën, në qoftë se nuk dëgjojmë ata që jetuan në ato kohëra? Dhe si mund të përballojmë të ardhmen, kur nuk njohim të shkuarën? |
Në këtë botë,
ajo ç'ka vyshket dhe,
së jashtmi, shenja vyshkjeje nuk jep,
është zemra,
zemra e njeriut.
*
Dikur, një murg pyeti:
“Ku banon mendimi?”
Mësuesi i vet, iu përgjegj atij:
“Mendimi banon, atje ku nuk ka banesë”
“Ç’kupton me, - atje ku nuk ka banesë?- ”
“Përderisa mendimi nuk banon diku, themi se banon atje ku nuk ka banesë.”
*
Rrugë e mesme,
është ajo që nuk ka mes,
dhe që nuk ka gjithashtu edhe dy skaje, apo dy anë.
Kur bota reale të bezdis, kjo është njëri skaj, njëra anë.
Kur je vetë i shqetësuar, kjo është skai tjetër, ana tjetër.
E pra, kur nuk ekziston asnjëra anë as tjetra, atëhere nuk ekziston as mesi.
Kjo pra është rruga e mesme.
*
Zemra e njeriut tashmë,
është bërë e pakuptueshme,
por në vëndlindjen time,
lulet akoma mbajnë erë,
njësoj si dhe dikur.
*
Foshnja gjith' ditën,
shikon objekte të ndryshme,
pa luajtur as edhe qepallat.
Ndodh kështu mbasi sytë e saj,
nuk përqëndrohen pikërisht diku.
Shkojnë kudo dhe, bëhen një me të gjitha.
Kemi të bëjmë pra me një tru të pastër.
Zgjodhi dhe përktheu:
Ilia V. Ballauri
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.